Author: Hamdi Kumanova

Vendimi i muajit mars për fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të mbetet e shënuar në histori si trashëgimi politike e kryesimit kroat me BE-në, që paraqet punë të madhe, deklaroi kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq për portalin e Brukselit “Politiko”. Sipas Plenkoviq, fillimi i negociatave për anëtarësim në BE, në të cilën vendi ka pritur 15 vite “ndoshta nuk do të kishte ndodhur, përderisa Kroacia nuk do të kryesonte me Unionin”. “Nëse kubi për kryesim do të binte tek ndonjëri më me ndikim, Ju siguroj se pa dallim të vullnetit të mirë të…

Lexo më Shumë

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dënon ashpër kërcënimet ndaj gazetarit Mishko Ivanov, të dërguara në rrjetin social Facebook. Mbrëmë, menjëherë pas intervistave me liderët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së, Hristijan Mickoski dhe Zoran Zaev, personi i nënshkruar në Facebook si Boban Petrovski i dërgoi një mesazh plot me gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe kërcënime gazetarit të TV24. Pasi Ivanov postoi mesazhin në profilin e tij në Facebook, gazetaret Aneta Dodevska dhe Natasha Stojanovska gjithashtu reaguan se në kohë të fundit edhe ato kanë qenë shënjestra e sulmeve, d.m.th. mesazhe me përmbajtje të ngjashme u janë dërguar edhe atyre. I bëjmë thirrje…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut deri në fund të majit nuk do të hap pikat kufitare, bëjnë të ditur autoritetet e Shtabit qendror të krizës. Ende nuk është saktësuar se qytetarët kur mund të udhëtojnë jashtë shtetit dhe në cilat kushte, përcjell INA. Kjo temë do të jetë pjesë e konsultave dhe koordinimeve mes Ministrive të Shëndetësisë të rajonit me përfaqësues të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), edhe gjatë samitit të sotëm të BE-së. Pas kësaj do të dihet se çfarë masa duhet të ndërmarrë secili shtet për hyrje dhe dalje nga territori i saj. Nuk përjashtohet mundësia për marrëveshje ndërshtetërore dhe…

Lexo më Shumë

Më shumë se 85 tonë ushqim jo të sigurt kanë shkatërruar shërbimet inspektoriale të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari dhe operatorët për ushqim, nga janari deri në mars të këtij viti. Pjesën më të madhe të ushqimit jo të sigurt, gjegjësisht 68.541 kilogramë e kanë tërhequr vetë operatorët në pajtim me planet NASSR, ndërsa inspektorët për ushqim dhe veterinerët zyrtarë kanë asgjësuar 17.173 kilogram ushqim. Inspektorët kanë sjell 851 vendime për tërheqje të ushqimeve, kanë shqiptuar 13 gjoba për operatorët e ushqimit, 5 kallëzime penale dhe kanë realizuar 423 trajnime-edukime. Në çerekun e parë të këtij viti nuk ka ndalime…

Lexo më Shumë

Në seancën e sotme, Qeveria e konstatoi dorëheqjen e Drejtorit të Fondit të Shëndetit, Den Donçev. Në shpjegimin e dorëheqjes Donçev shkroi se ai po largohej nga funksioni për shkaqe personale dhe familjare. Në dorëheqje thuhet: E kisha ndërmend të jap dorëheqje menjëherë pas zgjedhjeve, por e shtyva qëllimin për shkak të përgjegjësisë së imponuar nga pozicioni im”, shkroi Donçev në dorëheqjen e tij. Donçev tha shkurt për Alsat, se do ta informonte publikun më shumë rreth vendimit të tij nesër. Donçev u emërua drejtor i Fondit Shëndetësor në gusht të vitit 2017. Paraqitja e tij e fundit publike ishte…

Lexo më Shumë

Qeveria e paaftë dhe e papërgjegjshme e Zaevit e menaxhon keq krizën shëndetësore. Maqedonia është triumfuese në rajon për sa i përket vdekjeve për një milion banorë nga virusi korona. Maqedonia është ndër të parat edhe sa i përket numrit të qytetarëve të infektuar për një milion banorë. Maqedonia ka numër të madh të punonjësve shëndetësorë të infektuar të cilët janë lënë pa pajisje të mjaftueshme mbrojtëse, maska, doreza dhe pajisje. Maqedonia ka dukshëm pak testime, të cilat nuk kanë pasqyrë të qartë epidemiologjike se çfarë masash dhe cilat hapa të ardhshëm duhet të ndërmerren. Në kohë kur qytetarët infektohen…

Lexo më Shumë

Për shkak të servisimit të mbyllësit f-400 mm në kryqëzimin e bul. “Metropolit Teodosij Golloganov” dhe “Franklin Ruzvelt”, trafiku do të jetë i vështirësuar, njoftoi NP “Ujësjellës dhe kanalizim” – Shkup. Aktivitetet do të zhvillohen pa ndërprerje të furnizimit me ujë, nga ora 19:30 deri në përfundimin e ndërhyrjes.

Lexo më Shumë

Gjithsej 55 persona në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të kaluara nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje, me çka u arrestuan 42 persona, ndërsa për pjesën tjetër u morën të dhënat dhe do të pasojnë masat përkatëse, njofton Portalb.mk. Sipas statistikave të MPB-së, në 24 orët e kaluara, 159 personave iu dhanë vendime për izolim, ndërsa 48 persona nënshkruan deklarata për vetizolim. Siç kumtoi MPB-ja, nga ana e zyrtarëve policorë janë kryer kontrolle tek personat në izolim dhe vetizolim, nuk janë regjistruar persona që nuk e kanë respektuar masën për izolim dhe vetizolim.

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoni Venko Filipçe, përmes një postimi në Facebook thotë se është fituar beteja e parë me coronavirusin. Ai bën thirrje për respektim të mëtejshëm të masave për mbrojtje, ndërsa shton se kthimi në normalitet do të bëhet në mënyrë graduale, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Kthimi në jetën normale do të bëhet gradualisht dhe me kujdes. Që të ndihmojmë në periudhën e ardhshme, të gjithë duhet t’i respektojmë tre rregulla: larje e shpeshtë dhe dezinfektim të duarve, mbajtje të distancës prej së paku 2 metrave dhe mbajtje të pajisjeve mbrojtëse”. “E kemi fituar betejën e parë me coronavirusin.…

Lexo më Shumë

LSDM e di se nuk ka prioritet më të rëndësishëm se shëndeti dhe jeta e qytetarëve dhe për këtë qëndrimi ynë është se zgjedhjet parlamentare duhet të realizohen në momentin e parë kur do ta fitojmë epideminë. Të përballur me faktin se epidemiologët shkencërisht diskutojnë se ka mundësi që përsëri të paraqitet virusi, ndërsa pastaj përsëri të ketë numër të madh të të infektuarve, nevojitet që të shfrytëzohet mundësia e parë pas dobësimit të krizës shëndetësore sepse kjo është përgjegjësi para qytetarëve. Si parti serioze, LSDM nuk do t’i lë qytetarët në pasiguri dhe me arsyetimin se kemi krizë shëndetësore…

Lexo më Shumë

Kreu i Lëvizjes Bullgare VMRO njëherë edhe ministri bullgar i Mbrojtjes, Krasimir Karakaçanov i ka bërë thirrje ish-kryeministrit të Maqedonisë, të arratisurit, Nikolla Gruevski për një duel televiziv në lidhje me çështjet historike. Ai tha se është i gatshëm të shkojë edhe në Budapest, ku aktualisht është Gruevski, dhe të përballet me të. “Unë i propozoj Gruevskit të vazhdojë duelin për historinë në përballje të drejpërdrejtë. Unë jam i gatshëm të shkojë kurdo dhe kudo në edhe në Budapest nëse është e nevojshme, dhe të sqarojmë përgjithmonë nëse VMRO-ja ka qenë e Bullgarisë apo Maqedonisë së lashtë. Gjithashtu sugjeroj që…

Lexo më Shumë

Arbër Ademi, Ministri i arsimit në Maqedoninë e Veriut informoi se në seancë e sotme të Qeverisë është miratuar dekret për funksionimin e gjithë sistemit edukativo-arsimor në gjithë nivelet, transmeton Portalb.mk. “Shfuqizohet matura shtetërore, matura shkollore dhe provimi përfundimtar për nxënësit nga vitet e fundit të regjistruar në këtë vit shkollor”, njoftoi Ademi. Ai konfirmoi përsëri se mësimi në shkolla fillore dhe të mesme nuk do të vazhdohet në institucionet shkollore, port ë vazhdon mësimi në distancë (online). “Mësimi do të përfundojë deri më 10 qershor përmes mësimit në distancë, respektivisht të mësuarit nga shtëpia duke aplikuar pajisje për komunikim…

Lexo më Shumë