Author: Hamdi Kumanova

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe u shpreh se “skenat që po i shoh në Sturgë janë dëshpëruese”. “I interpretoj si mosrepektim të plotë ndaj punonjësve shëndetësorë dhe të gjithë ata që punojnë ditë e natë për ta tejkaluar krizën”, thotë shkruan Filipçe. Ai theksoi se që nga fillimi ka thënë se pa mbështetjen e qytetarëve, punonjësve shëndetësor nuk mund të bëhet asgjë. “Nëse duam ta mbajmë këtë trend pozitiv e kemi patjetër t’i respektojmë masat pa përjashtim. Gjithashtu, kërkoj të ketë hetim se si është lejuar një tubim i tillë që është rreptësisht i ndaluar”, tha Filipçe duke ju bërë…

Lexo më Shumë

Gjatë natës së kaluar sipas statistikave të MPB-së gjatë periudhës (07/08.05) lidhur me kufizimin e lëvizjes së lirë është evidentuar se në gjithë shtetin 49 persona nuk kanë respektuar orën policore, pas çka janë arrestuar 37 persona, ndërsa të tjerëve u janë marr të dhënat dhe ndaj tyre do të ngritët procedurë adekuate. Gjithashtu sipas MPB-së gjatë natës së kaluar 26 personave u janë dhënë vendime për izolim, derisa 84 kanë firmosur vendime për vetizolim. Nga an e nëpunësve policorë janë kryer kontrolle tek personat që gjenden në izolim, gjegjësisht vetizolim, me çrrastë nuk është regjistruar asnjë shkelje të kësaj…

Lexo më Shumë

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev kërkon dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme Naqe Çulev. Zaev në shkrimin e tij në Facebook përmend ngjarjet e fundit në vend që sipas tij dëshmojnë paaftësitë e ministrit. Në shkrimin e Zaevit përmenden edhe ngjarjet në Strugë, ku qindra qytetarë u mblodhën për liturgji fetare duke shkelur të gjitha masat për parandalimin e përhapjes së Covid-19. “A u këshillua Naqe Çulev me Mickoskni përpara se të vendosë të rrezikojë shëndetin e qytetarëve? A e detyroi Mickoski Çulevin të organizojë një ngjarje në mes të një pandemie pa masa mbrojtëse? A e urdhëroi Mickoski…

Lexo më Shumë

Jemi në drejtim të përgaditjes së masave të reja për të ndihmuar rimëkëmbjen e ekonomisë vendore, tani me krizën shëndetësore e cila gradualisht po humb intenzitetin, krijimi i masave të reja do të jetë stimul shtësë për ekonominë vendore. Përmes masave të ndërmarra janë ndihmuar shumë kompani dhe qytetarë dhe ruajtur vende pune, gjithësejt, numri i kompanive që kanë marrë ndihmë dhe që kanë aplikuar për ndonjë nga masat që i kemi sjellë janë rreth 30.000. Interesim të madh ka pasur për ndihmën financiare për rrogë prej 14.500 denarë për të punësuar, për të cilën masë kanë aplikuar mbi 23.359…

Lexo më Shumë

Dekretet mund të kenë efekt juridik edhe pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, thotë Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska. “Dekretet ligjore janë akte që janë në të njëjtin nivel me ligjet dhe vetë emri tregon që ato kanë fuqi të barabartë juridike, dhe parimi themelor ligjor është që ju të mund të ndryshoni, plotësoni, pezulloni një akt me një akt që ka të njëjtën forcë juridike. Prandaj, është e qartë për të gjithë se në një situatë kur nuk ka Kuvend aktiv, Qeveria në përputhje me nenin 126 të Kushtetutës, merr përsipër funksionin normativ përmes rregulloreve me forcë ligjore, e…

Lexo më Shumë

SPB Tetovë dërgoi apel deri te qytetarët që t’i raportojnë në polici ftesat joadekuate për bisedë në komisariat që u arrijnë në mënyrë elektronike dhe në adresat e postës elektronike, pas disa incidenteve të regjistruara këtyre ditëve. Nga atje, theksojnë se policia i thirr qytetarët vetëm në formën me shkrim me letër. Nga atje, i përkujtojnë ata që përpiqen të kryejnë një mashtrim të tillë, se po përballen me krimin e “përfaqësimit të rremë” (neni 391 i Kodit Penal), për të cilin parashikohet gjobë ose burgim deri në një vit.

Lexo më Shumë

Zëvendësministrja plotësuese e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska sot në konferencë shtypi theksoi se ajo nuk po e bllokon huan nga Banka Botërore në vlerë prej 90 milionë euro, por se ajo po kërkon informacion shtesë. “Kredia nga Banka Botërore është kredi vetëm për qëllime të caktuara. Kjo do të thotë se duhet të ketë kalkulime të qarta për të gjithë zërat që do të financohen. Deri më tani, dokumentet të cilat mi kanë dhënë nuk përmbajnë kalkulime të qarta dhe të hollësishme. Unë i bëj thirrje qeverisë që t’i bëjë publike të gjitha dokumentet e dorëzuara deri tek unë, në…

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot përmes video-konference mori pjesë në Samitin e Partive Evropiane Socialiste. Zaev në fjalimin e tj para liderëve të Partive Evropiane Socialiste, theksoi se ky samit organizohet në kushte të krizës planetare që theksoi më shumë nevojën për solidaritet dhe demostrim praktik të vlerave socialdemokrate, njofton Telegrafi Maqedoni. “Jemi falënderues për ndihmën që BE-ja ia mundëson vendit tonë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor”, thotë Zaev duke përmendur paketat financiare dhe se BE tregon solidaritet jo vetëm me vendet anëtare po edhe për ata që pretendojnë të jenë pjesë e BE-së. Sipas njoftimit, të LSDM-së, në…

Lexo më Shumë

Ndihemi të indinjuar si çdo qytetar tjetër i vendit tonë, që Qeveria e këtij shteti edhe në kohë pandemie funksionon me njoftësi duke bërë dallime nga të cilat disa përfitojnë derisa të tjerët paguajnë çmimin për këtë! Fatkeqësisht në karantinë shtetërore përfundojnë vetëm personat që nuk kanë të njohur, deri sa të tjerët lirohen në izolim shtëpiak. Sikur kjo të mos mjaftonte dokumentet që duhet nënshkruar gjatë karantinës të gjithë i pranojnë në gjuhën maqedonase edhe përkundër kërkesës së shumë qytetarëve që këto dokumente t’i pranojnë në gjuhën shqipe. Aleanca për Shqiptarët disa herë ka reaguar për këtë çështje sepse…

Lexo më Shumë

Në samitin virtual të BE me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të mërkurën do duhet të dërgohet një sinjal i qartë: BE kërkon të investojë në mënyrë strategjike megjithë krizën e Coronës, thotë Oliver Varhelyi për DW. Deutsche Welle: Në samitin e Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor nuk do të flitet konkretisht për zgjerimin e BE me vendet e Ballkanit. Përse do të flitet atëherë në këtë samit? Oliver Varhelyi: Samiti trajton të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ju e dini, që Ballkani është një rajon me diversitet. Kemi dy shtete, me të cilat ne negociojmë për anëtarësimin.…

Lexo më Shumë

Koordinatorja Kombëtare e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Magdalena Nestorovska, sot e pranoi donacionin nga GIZ (shoqatë gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar) i cili u sigurua nga projekti “Parandalimi dhe lufta kundër tregtisë me njerëz në Ballkanin Perëndimor”, i cili koordinohet nga Qendra Rajonale MARRI si përgjigje ndaj situatës me KOVID-19, informojnë nga MPB-ja. “Donacioni përfshin maska KN95, maska kirurgjikale, doreza latex, termometra pa kontakte, spërkatës antiseptik dhe mjete dezinfektuese, syze mbrojtëse, dhe i njëjti do të dedikohet për anëtarët e Komisionit Kombëtar, Njësinë Kombëtare për luftë kundër tregtisë me njerëz dhe emigracionit të paligjshëm, Qendrën për persona viktima të tregtisë…

Lexo më Shumë

Ambasada britanike në vend informoi se i bashkohet iniciativës së presidentit Stevo Pendarovski “Bëjmë punë vullnetare për një shoqëri solidare”. Siç kumtoi ambasada britanike, mëngjesin e sotëm kanë dhuruar 450 pako me gjithsej 6.200 produkte ushqimore dhe produkte higjienike për t’i mbështetur qytetarët e kategorive më të rrezikuara që janë në rrezik social, të prekur nga kriza e shkaktuar nga epidemia e koronavirusit. Ambasada britanike iu bashkua iniciativës së presidentit Pendarovski “Bëjmë punë vullnetare për një shoqëri solidare” “Donacioni është bërë në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila është një nga organizatat partnere…

Lexo më Shumë