Author: Hamdi Kumanova

Projektet kapitale po realizohen me dinamikë të fortë dhe që nga prilli, realizimi i investimeve kapitale për këtë vit është në nivel më të lartë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, deklaroi sot Ministri i Transportit dhe Lidhjeve (MTL), Goran Sugareski gjatë vizitës së tij në Probishtip. “Edhe krahas krizës shëndetësore me të cilën po përballemi, në sektorin e transportit në katër muajt e parë të këtij viti kemi një përqindje më të lartë të realizimit të investimeve kapitale në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Jemi në mes të një sezoni të…

Lexo më Shumë

“Katica Janeva e turpëroi Prokurorinë dhe për shkak të kesaj, si nga ana ime po ashtu edhe nga shumë kolegë të mi, ekziston antagonizëm ndaj saj” u shpreh prokurorja e lëndës “Reket” Villma Ruskoska pas mbarimit të seancës së sotme gjyqësore, ku u dëgjuan fjalët e ish-kryeprokurores së PPS, tani e akuzuar, Katica Janeva. Ruskoska tha se ka pamje (video) ku shihet se Janeva ka pranuar para nga i akuzuari tjetër Bojan Jovanovski – Boki 13. “Është fakt se ish-kolegia ka pranuar para, 50 mijë euro nga Bojan Jovanovski dhe kjo është absolutisht e pa pranueshme për cilindo prokuror. Nuk…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë në një konferencë për shtyp për gjendjen e koronavirusit në vend dhe për uljen e masave tha se tashmë është e qartë se numri i infektimeve të reja ka rënë dukshëm dhe se tani do të vazhdohet me testet në masë për grupet e rrezikuara. Ministri Filipçe tha se do të fillojnë si fillim testet në masë për punonjësit shëndetësorë, punonjësit e policisë dhe ushtrisë, shoferët e shërbimeve publike deri te person asimptomatikë. Por ai shtoi se nëse dikush dëshiron të testohet, ai mund të bëjë në bashkëpunim me mjekun amë kur të dëshirojë.

Lexo më Shumë

Parregullsi në pagesën e rrogave për të punësuarit, futje në borxh të ndërmarrjes Parkingu i qytetit-Tetovë, pa lejen e Këshillit drejtues dhe komunës. Këto janë vetëm një pjesë e parregullsive në punën e këtij institucioni që e zbuloi Revizioni Shtetëror pas kontrollimit të dokumentacionit për vitin 2018. Rroga janë paguar pa rregullore të miratuar, ndërsa puna shtesë u është paguar punëtorëve edhe pse nuk ka pasur evidencë nëse ata kanë ardhur në punë. Byroja e prokurimeve publike “Pas kontrollimeve të bëra në librat e mbajtjes së evidencës për orarin e punës me raportet mujore-listat për evidentimin e të punësuarve, revizioni…

Lexo më Shumë

Çmimi Kombëtar ,,Ali Vishko” jepet në bazë të Statutit të Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita” dhe i njëjti u ndahet personaliteteve nga vendi, rajoni e bota, në çdo përvjetor të Lidhjes së Prizrenit. Çmimi Kombëtar ,,Ali Vishko” u ndahet personaliteteve për vepër jetësore, kontribut të shquar dhe të arritura me rëndësi të veçantë në lëmin e arsimit, shkencës dhe kulturës shqiptare. Të drejtë konkurrimi kanë: Ø Institucionet e arsimit të lartë; Ø Institucionet shkencore; Ø Shoqatat shkencore dhe profesionale; Ø Shoqatat tjera të qytetarëve dhe studiues individualë. Propozimet duhet të jenë të arsyetuara me shkrim dhe të përmbajnë: Ø…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp theksoi se mëngjesin e sotëm ka biseduar me krerët e dy bashkësive më të mëdha fetare në vend dhe gjatë bisedës është ritheksuar se vendimi për ndalim të mbledhjes së më shumë se dy personave është ende në fuqi. “Mëngjesin e sotëm kam biseduar me reisin e Bashkësisë Fetare Islame si dhe me kreun e Kishës Ortodokse Maqedonase. Që të dyve iu thash që t`i përmbahen masave në interes të shëndetit të qytetarëve dhe mos të organizohen tubime të qytetarëve. Pas informacionit se BFI bën thirrje për hapje të…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi se Komisioni për Sëmundje Ngjitëse ka vlerësuar se gjatë vikendit ora policore mund të fillojë nga ora 19:00 dhe se i njëjti rekomandim do të diskutohet në mbledhjen e sotme të qeverisë. “Kemi rekomanduare që ora policore gjatë vikendit të nis nga ora 19:00 deri në ora 05:00 dhe i njëjti propozim do të diskutohet në mbledhjen e sotme të qeverisë “, tha ministri Filipçe duke shtuar se për lehtësimin e masave për javën tjetër do të vendoset komfor gjendjes me pandeminë gjatë ditëve në vijim.

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zakharieva tha se “shteti bullgar ishte ndër mbështetësit më serioz të Maqedonisë së Veriut:. “Dua t’u bëj një porosi, nënshkruam një marrëveshje, dy kryeministrat vendosën nënshkrimet në këtë marrëveshje dhe nuk është mirë që kontestohet ajo që është shkruar mbi atë marrëveshje”, tha Zakharieva. Zakharieva theksoi se disa figura që janë deklaruar si bullgarë kanë luftuar edhe për idealet e Maqedonisë. “Qëllimi ynë është që ta pranojmë historinë e përbashkët, t’i nderojmë ato heronj që deklaroheshin si bullgarë, por luftuan për idealet e Maqedonisë. Ku qëndron problemi të thuhet ‘po,…

Lexo më Shumë

Gjithsej 8.700 qytetarë kanë vendosur të dhurojnë fonde nga projekti TVSH-ja Ime në Fondin për menaxhimin me koronavirusin KOVID-19, që është rregulluar në dekretin për zbatimin e Ligjit për kthimin e pjesës së TVSH-së për personat fizikë gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, njoftoi sot drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP), Sanja Llukarevska. “Afati për paraqitjen e TVSH-së përfundoi më 5 maj dhe gjithsej 8.700 përdorues të aplikacionit TVSH-ja Ime u përgjigjën pozitivisht në opsionin e dhurimit, dhe 35.221 përdorues u përgjigjën se donin t’u paguhej kthimi në mënyrë të plotë nga skanimi i llogarive të tyre. Shuma…

Lexo më Shumë

Gjykata, me kërkesë të mbrojtjes, e largoi publikun në pjesën e gjykimit ku Katica Janeva dëshmoi për informacione të besueshme për lëndën “Reket” në të cilën është e akuzuar për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar. Paraprakisht, Janeva tha se me Bojan Jovanovskin fillimisht disa herë kanë biseduar për marrjen pjesë në emisionet e TV1.Përveç takimeve zyrtare, me Bojanin kanë zhvilluar edhe miqësi joformale dhe pirje të kafesë. “Me Bojanin më së shumti kemi biseduar për modën, ndërsa kemi folur edhe për dashuri. Ai më pyeste se çfarë të të vesh në emisionet, ndërsa dinte edhe të më kritikojë për…

Lexo më Shumë

Hapja e lokaleve i përplasi Ministritë e Ekonomisë dhe atë të Shëndetësisë. Takimi i djeshëm, në të cilin morën pjesë vetë hotelierët, përfunduan pa marrëveshje. Informacioni i marrë nga Alsat thotë se megjithëse propozimet fillimisht u njoftuan të gjenden në seancën e sotme të qeverisë, ato janë transferuar për nesër. “Informacionet e para që morëm disa ditë më parë ishin se kafenetë do të fillojnë të pranojnë klientë nga e hëna, 11 maj. Ky propozim është akoma në tavolinë, por ka mosmarrëveshje midis përfaqësuesve të kafeneve dhe restoranteve dhe Ministrisë së Ekonomisë nga njëra anë, dhe Ministrisë së Shëndetësisë nga…

Lexo më Shumë

Në fund të dëshmiasë disa orëshe në gjykatë, i akuzuari numër një në rastin Reket, Bojan Jovanovski-Boki 13, tha se pas përfundimit të procesit gjyqësor do të futet në politikë. “Unë jam i burgosur politik”, tha ai. “Juve ndoshta do tu tingëllojë banale, disa analistë ndoshta do të mendojnë se jamë çmendur, por nga ky moment ju tregoj se para jush qëndron lideri i ardhshëm i këtij vendi dhe kam plan të merem me politikë”, theksoi Bojan Jovanovski, i njohur si Boki13. Ndërkaq pyetja e vetme e prokurores Vilma Ruskovska ndaj Bokit ishte nëse për të poseduar mjete legale duhet…

Lexo më Shumë