Në një bisedë për (MEDIAL)-n, ish-ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut, Ervan Fuere, thotë se është me rëndësi kritike në qershor të sillet vendim për fillimin e procesit të negociatave, me hapjen e kapitujve të parë. “Është vitale që vendimi i sjellë në mars të konfirmohet dhe të arrihet pëlqim për hapin e ardhshëm, caktimin e datës për fillimin e negociatave inkuadruese. Shumë kohë është humbur edhe para koronavirusit vitin e kaluar, veçanërisht me veton franceze dhe tani me ballafaqimin me virusin të gjithë i tangon, por kjo nuk duhet ta anulojë fillimin e negociatave dhe caktimi i datës…
Author: Hamdi Kumanova
Nga masa të përgjithshme që vlejnë për të gjithë njësoj, vendi po shkon kah një fazë tjetër, masa të cilat do të vlejnë vetëm për grupet që janë në gjendje kritike nga koronavirusi ose grupe më të rrezikuara. Kështu deklaroi Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, duke nënvizuar se bëhet fjalë për një skrining të targetuar, aktivitet ky që do të zbatohet me mjekët amë dhe stomatologët amë. Filipçe nënvizoi se situata stabile dhe trendi i uljes së numrit të pacientëve, ofron mundësi për detektim të virusit edhe tek bartësit asimptomatikë. Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë: “Numri i vogël i tyre…
Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku që ndodhi dje në Shkup, transmeton Almakos. “Në ora 19.10 në udhëkryqin nga rrugët ‘Dime Haxhi Dimov’ dhe rruga ‘Bozhidar Axhija’ në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit ‘opel korsa’ me targa nga Shkupi e drejtuar nga G.C.(53) nga Shkupi dhe veturës së tipit ‘mercedes’ me targa nga Shkupi e drejtuar nga D.B.(38) nga Shkupi. Pas aksidentit me veturën e ndihmës së shpejt G.C. dhe bashkëudhëtari i tij A.T.(26) nga Gostivari janë dërguar në Kompleksin e Klinikave “nënë Tereza” ku nga mjeku A.T. iu janë konstatuar lëndime të…
Ministria e punëve të brendshme publikoi se shoferi i një motoçiklete të paregjistruar nga rrethi i Krushevës e ka goditur një kali, pas së cilës është lënduar rëndë, transmeton Almakos. Incidenti ka ndodhur dje në fshatin Nerovo, ku banori i vendin të njëjtë, shofer i motoçikletës “zongshen” e drejtuar nga J.I. e ka goditur kalin e të njëjtit fshat. Shoferi është dërguar në Qendrën Mjekësore “Borka Taleski” në Prilep prej ku nga mjeku iu janë konstatuar lëndime të rënda. MPB informoi se kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Krushevë.
Në Shkup janë arrestuar dy persona, pasi që gjatë kontrollit te to është gjetur drogë, kështu shkruan në buletinin e policisë, transmeton Almakos. Me 08.05.2020 në ora 18.40 , zyrtarët policor nga SPB Shkup në rrugën “Gjorgji Kapcev” e kanë arrestuar N.S.(41) nga Shkupi, pasi që gjatë kontrollit te ai janë është gjetur drogë. Pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të ngritet padi adekuate penale. Me 09.05.2020 në ora 00.40, zyrtarët policor nga SPB Shkup në bulevardin “Kiro Gligorov” gjatë kohës së orës policore e kanë arrestuar Zh.L.(32) nga Shkupi, pasi që gjatë kontrollit te ai është gjetur marihuanë.…
Kuiz onlajn i studentëve për Bashkimin Evropian do të mbahet nesër në organizim të Lëvizjes Evropiane në vendin tonë, me rastin e 9 Majit – Ditës së Evropës. Kuizi, që do të mbahet në orën 14 në platformën e internetit “Zum”, do të marrin pjesë 13 studentë të universiteteve në vend, ndërsa do të mund të ndiqet drejtpërdrejtë në faqen e Fejsbukut të Lëvizjes Evropiane (www.facebook.com/EuropeanMovementEMMK). Për studentët të cilët do të tregojnë më së shumti njohuri në 30 pyetjet për Bashkimin Evropian, për shtetet anëtare, si dhe për procesin e anëtarësimit të vendit tonë drejtë Unionit, Lëvizja Evropiane e…
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dënon qëndrimin e oficerëve të policisë së sigurisë dhe atyre që janë përgjegjës për protokollin e ministrit për punë të brendshme, NaqeÇulev ndaj gazetarit të TV Klan, Furkan Saliu gjatë ngjarjes së djeshme të organizuar nga MPB për shënimin e Ditës sëpolicisë, transmeton Portalb.mk. “Sigurimi i ministrit duke shkelur Kodin e sjelljes së oficerëve të policisë (neni 19 sipas të cilit policia ka detyrim të krijojë marrëdhënie profesionale me mediat dhe gazetarët) në mënyrë krejtësisht të pahijshme përpiqej të largonte gazetarin Saliu nga Ministri Çulev sepse ai donte t’i bëj një pyetje. Sipas Saliut,…
Nga rezultatet e testimeve, se a do të ketë numër më të vogël ose më të madh të të diagnostikuarve të rinj me virusin korona, do të varet dimensionimi i masave të mëtutjeshme dhe hapja graduale e ekonomisë, deklaroi dje ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Ato rezultate sot do të analizohen në takimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse dhe të Shtabit Qendror të Qeverisë, pas çka do të dihet se si saktë do të dimensionohen masat dhe cilat subjekte do të hapen të parat. Nëse numri i sotëm i të diagnostikuarve të rinj, nga testimet e bëra dje, është përsëri…
Nga ajo që do të tregojnë rezultatet nga testimet e sotme, nëse do të ketë numër më të madh apo më të vogël të diagnostifikuarve të rinj me koronavirus do të varet dimensionimi i masave të mëtutjeshme dhe hapja graduale e ekonomisë, paralajmëroi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Ato rezultate, tha, do t’i analizojmë në takimet e nesërme edhe të Komisionit për sëmundje ngjitëse dhe të Shtabit qendror të Qeverisë, pas çka do të dihet se si saktësisht do të dimensionohen masat dhe cilat subjekte do të hapen të parat. Nëse numri i nesërm i të diagnostifikuarve të rinj,…
Nga 15 prilli ka filluar rënia e numrit të të infektuarve me korona virus në vend, konkludon Instituti i Shëndetit Publik në një analizë për gjendjen me KOVID-19 që përfshin periudhën deri më 5 maj kur në vend janë regjistruar 1.539 persona të invektuar. Sipas analizës dhe rrezultatit nga sëmundja, 25.6 përqind janë raste aktive, 68.7 për qind udhëhiqen si të shëruar, të lëshuar nga spitali ose janë me dy teste negative pas shërimit shtëpiak. ISHP “Numri më i madh i të sëmurëve janë në moshën mbi 60 vjeçare, gjithsej 334 persona. Nga 15 prilli kur janë regjistruar më së…
Sektori për krim kompjuterik dhe forenzikë digjitale ka ngritur kallëzim penal kundër personit me inicialet B.P (32) nga Shkupi i cili punon në R. Gjermani për shkak të ekzistimit të dyshimit të veprës së kryer penale “përhapje të materialit racist dhe ksenofobik përmes sistemit kompjuterik”. I paraqituri, siç bëjnë të ditur nga MPB, përmes rrugës së sistemit informatik më 6 maj 2020 deri te posta elektronike e funksionarit të një partie politike dhe te posta elektronike e qeverisë së Maqedonisë së Veriut ka dërguar tekst me gjuhë të urrejtjes. “Pastaj, B.P në profilin e tij në rrjetin social ‘Fejsbuk’ ka…
Presidenti i Maqedonisë së Veirut Stevo Pendarovski sot ka biseduar me kryetarin e Kishës Ortodokse Maqedonase, z. Stefan dhe me kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi, lidhur me zhvillimet e fundit në vend. “Të dy liderëve ua shqiptova qëndrimet dhe brengosjen time lidhur me ngjarjet e djeshme në Strugë dhe për paralajmërimin e BFI-së për hapjen e objekteve fetare më 12 maj”, thuhet në njoftimin e kabinetit presidencial. Pendarovski ka rikujatuar Stefanin dhe Rexhepin se askush nuk ua ka ndaluar besimtarëve në Maqedoninë e Veriut të praktikojnë fenë e tyre, por se tubimet masive ndalohen me ligj. “Në interes…

