Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku që ndodhi dje në Shkup, transmeton Almakos.
“Në ora 19.10 në udhëkryqin nga rrugët ‘Dime Haxhi Dimov’ dhe rruga ‘Bozhidar Axhija’ në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit ‘opel korsa’ me targa nga Shkupi e drejtuar nga G.C.(53) nga Shkupi dhe veturës së tipit ‘mercedes’ me targa nga Shkupi e drejtuar nga D.B.(38) nga Shkupi. Pas aksidentit me veturën e ndihmës së shpejt G.C. dhe bashkëudhëtari i tij A.T.(26) nga Gostivari janë dërguar në Kompleksin e Klinikave “nënë Tereza” ku nga mjeku A.T. iu janë konstatuar lëndime të rënda, ndërsa D.B. dhe bashkëudhëtari D.A. nga Shkupi janë dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit ‘Shën Naum Ohri’ për ndihmë mjekësore”, thuan nga policia.
Kontroll në vendngjarje ka kryer edhe ekipi i SPB Shkup./Almakos/



