Nga 15 prilli ka filluar rënia e numrit të të infektuarve me korona virus në vend, konkludon Instituti i Shëndetit Publik në një analizë për gjendjen me KOVID-19 që përfshin periudhën deri më 5 maj kur në vend janë regjistruar 1.539 persona të invektuar. Sipas analizës dhe rrezultatit nga sëmundja, 25.6 përqind janë raste aktive, 68.7 për qind udhëhiqen si të shëruar, të lëshuar nga spitali ose janë me dy teste negative pas shërimit shtëpiak.
ISHP
“Numri më i madh i të sëmurëve janë në moshën mbi 60 vjeçare, gjithsej 334 persona. Nga 15 prilli kur janë regjistruar më së shumti të sëmurë 107 gjithsej, numri i rasteve të reja ka shënuar rënie të butë.
Në përputhje me analizën statistikore që ISHP e bërë deri më 5 maj për 1.539 rastet e konfirmuara me Kovid-19, incidenca në 100.000 banorë në vend është 74.7. Incidenca më e lartë kumulative është regjistruar në Kumanovë me 281.7 të sëmurë në 100.000 banorë, pastaj në Dibër me 183.8, në Prilep 170.0 dhe Veles 129.8. Incidencë mbi 50 të sëmurë në 100.000 banorë është regjistruar në Shkup, Strugë, Shtip dhe Koçan. Qytetet që regjistrojnë nga 0.0 deri 0.1 incidenca në 100.000 banorë janë Sveti Nikolla, Berova, Resnja dhe Kratova”.
Sipas kësaj analize, mosha e të sëmurëve lëviz nga 0 deri në 94 vjet, ndërsa mesatarja është 45.1 vjet. Numri më i madh i të sëmurëve janë të moshës mbi 60 vjet (334 persona) apo 21.7% me incidencë prej 871 nga 100.000 banorë, ndërsa incidenca më e lartë specifike prej 115.1 në 100.000 është regjistruar te grupmosha nga 50 deri në 59 vjet (320 persona). Incidenca më e ulër prej 23.5 dhe 25.2 nga 100.000 është rregjistruar te fëmijët e moshës nga 0 deri 9 dhe nga 10 deri në 19 vjet, ku janë rregjistruar 54 gjeqësisht 63 raste të infektimeve.
ISHP
“Numri më i lartë i rasteve të paraqitura brenda një ditë (107) janë regjistruar më 15 prill. Prej atëherë numri i të sëmurëve, gjeqësisht kurba epidemiologjike shënon rënie dhe në përputhje me këtë, nga 25 prilli deri më 2 maj janë regjistruar nën 30 raste të reja, ndërsa nga 2 deri më 5 mas janë rregjistruar nën 15 raste të reja me Kovid-19. Nga rastet e paraqitura 23.2% apo 357 persona janë ose kanë qenë të hospitalizuar gjatë sëmundjes, ndërsa rastet e tjera kanë qenë ose janë ende në shërim shtëpiak dhe izolim shtëpiak, asimptomatik ose me pasqyrë të lehtë klinike. Tek 33.5% (516 persona) nga të diagnostifikuarit nuk janë regjistruar simptoma të sëmundjes”.
Në analizë thuhet se me 88 raste të vdekjes si pasoja e korona virusit, shkalla e vdekshmërisë arrin 5.7%. Nga rastet e regjistruara të vdekjeve pjesa më e madhe janë të moshës mbi 60 vjet (57 persona). Nga numri i përgjithshëm i të vdekurve, tek 75% (66 persona) janë regjistruar kormobiditete, thuhet në analizën e ISHP-së. Nga 15 shkurti deri më 5 maj janë testuar gjithsej 17.863 materilaje në lavoratoret në të cilat kryhen analiza molekulare për prani të SARS-CoV-2.



