Me 09.05.2020 rreth orës 07.20 në autostradën Tetovë-Shkup në afërsi të urës në lumin Vardar, vetura ngarkuese “ford renxher” me targa nga Tetova e drejtuar nga I.B.(25) nga Tetova ka dal nga rruga dhe është përplasur me mbrojtjen metalike, transmeton Almakos. Pas aksidentit, shoferi I.B. me veturën e Ndihmës së shpejtë është dërguar në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” ku për shkak të seriozitetit të lëndimeve i njëjti ka vdekur. Kontroll në vendngjarje ka kryer prokurori publik dhe ekipi i SPB Tetovë.
Author: Hamdi Kumanova
Për shkak të ndërhyrjes së planifikuar teknike në sistemin elektrik nesër pa furnizim me energji elektrike do të mbeten një pjesë e konsumatorëve të lagjes Hasanbeg. Sipas njoftimit të EVN Maqedoni prej orës 09:00 deri në orën 11:00 pa energji elektrike do të mbeten konsumatorët e lagjes Hasanbeg n rr. “Sava Mihajllov” në komunën e Gazi Babës.
57 persona të rinj kanë marrë vendime për izolim në 24 orët e kaluara, ndërsa 13 persona kanë nënshkruar deklarata për izolim, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme, përcjell nga Koha,mk. Që atje, theksojnë se nga nëpunësit policorë janë kryer kontrolle tek personat në izolim dhe vetizolim të tyre, me ç’rast është përcaktuar se një person nuk e ka respektuar masën për izolim. Sa i përket ndalimit të lëvizjes gjatë 24 orëve të kaluara, është evidentuar se në nivel të gjithë vendit 55 persona nuk e e kanë respektuar ndalimin e lëvizjes, dhe 42 persona janë shoqëruar në polici, ndërsa…
Me rikthimin gradual të normalitetit në qytetin e Kumanovës, është vërejtur edhe një mbingarkim nëpër rrugë dhe në hapësirat publike. Kjo ka qenë edhe arsyeja që Këshilli i Komunës së Kumanovës të merr vendim për rikthimin e pagesës nga data 8 maj për parkingjet e qytetit. Me reduktimin e orës policore, po rritet dhe vëllimi i punës së NP” Parkingjet e Kumanovës” dhe këtë e ka bërë të njohur edhe drejtori i kësaj ndërmarrjeje, Fadil Shabani, i cili sqaron se me masat e reja parkimi do të tarifohet nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 6 pasdite. Masat që…
Restorantet dhe kafenetë në Tetovë kanë filluar në mënyrë intensive përgatitjet për hapjen e tyre. Shumica e lokaleve, adaptojnë tercat për largësinë e nevojshme, por edhe tavolinat që pas hapjes, do jenë më pak në numër në mënyrë që të respektohet distanca. “Po avash avash kemi filluar me pastrimin, me dezinfektimin … Pra gjërat bazë kemi filluar t`i bëjmë t`i pastrojmë, tjetra mbetet të shohim nga rekomandimet e shëndetësisë, a do ia nisim apo jo”. “Dezinfektimin e kemi bë, i kemi bë edhe përgatitjet, pra presim lajm nga Qeveria, për hapjen ose mos hapjen e lokaleve”. Ndërsa mungojnë ende njoftimet…
Ambasadori i Federatës Ruse shpjegoi se si prototip për këtë monument ka shërbyer monumenti për ushtarët sovjetikë në qytetin rus Rëzhev, transmeton 360, përcjell Portalb.mk. Kryetari i Qendrës, Sasa Bogdanoviq dhe ambasadori i Federatës Ruse, Sergei Bazdnkin, vendosën lule në monumentin e ngritur rishtas “9 maj” për nder të Ditës së Fitores mbi fashizmin dhe 75 vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Memoriali, donacion nga Ambasada e Federatës Ruse, u ngrit në kujtim të miliona ushtarëve që dhanë jetët e tyre në emër të paqes dhe lirisë, thanë nga komuna. “Më 9 maj 1945, në Berlin, përfaqësuesit e…
Rezultatet e sotme të testeve për Covid 19 kanë treguar se Tetova është qyteti më i prekur gjatë 24 orëve të fundit ku ka 11 raste të reja dhe te 4 të shëruar është rikthyer virusi, raporton Tetova1. Nga gjithësej 11 rastet e reja 6 janë në Kamjan dhe Pallçisht, 3 në Bërvenicë, 1 në Tetovë dhe 1 në Trebosh. Bujar Osmani pas mbledhjes emergjente me shtabin e krizës në Tetovë, bëri apel që sa më shumë të ketë kujdes në këtë periudhë kur epidemia duket se po largohet.
Para pak minutave ka përfunduar mbledhja e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse. Për shkak të rritjes së numrit të infektuarve, jo zyrtarisht mësohet se konstatimi i përbashkët ka qenë që të mos ketë lehtësim të masave shtrënguese. Anëtarët e Komisionit kanë kërkuar që për lehtësime të flitet pas ditës së hënë. Gjatë kësaj fundjave u paralajmërua se do të merren vendime për hapjen e kafeterive, por edhe shumë aktiviteteve të tjera, pas kërkesave të vazhdueshme të shtabeve komunale të krizave, por edhe nga bizneset. Por gjatë javës së ardhshme janë paralajmëruar masa të reja lehtësuese, por gjithçka do të varet se…
Frika nga infektimi me koronavirusin e ri ka ndikuar në rritjen e pagesave elektronike nga ana e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Për dallim nga periudha e para pandemisë, tani të dhënat e Bankës Popullore flasin për një rritje prej 30 për qind të pagesave përmes postës elektronike bankare. Drejtuesit e bankave ka regjistruar rritje të pagesave apo marrjes së shërbime tjera edhe përmes bankomatëve, celularëve dhe formave tjera ku nuk duhet prani fizike e klientëve të tyre. “Të dhënat preliminare flasin për një rritje të theksuar të përdorimit të kartave elektronike të pagesës. Për shembull, vetëm gjatë muajit mars…
Posta e Maqedonisë-Shkupi ka kërkuar falje për një “gabim të paqëllimshëm” dhe “lëshime teknike” për publikimin e një pulle postare nga seria “Maqedonia Veriut në BE” me qëllim të shënimit të presidencës kroate me BE-në. Pulla postare tregon hartën e gabuar të Republikës së Kroacisë dhe vendeve të tjera të rajonit, dhe për këtë arsye marka tërhiqet menjëherë nga përdorimi, që do të thotë anulimin e qarkullimit të përgjithshëm të lëshuar prej 6.000 (gjashtë mijë) kopje. “AD” Posta e Maqedonisë së Veriut”- Shkup shpreh keqardhje për gabimin e paqëllimtë, veçanërisht pasi lëshimi i serisë së pullave postare” Maqedonia e Veriut…
Vendimi për hapjen e kufijve varet kryesisht nga dy faktorë – së pari ajo që po ndodh në vend, pardje patëm 33 të infektuar të rinj, dje pati rënie. Kështu që shumë do të varet nga ajo që do të ndodhë në vend dhe kjo do të ndikojë në vendimin tonë për të hapur kufijtë. Së dyti, në momentin kur hapen kufijtë, hyjmë në një fazë në të cilën mbyllen të gjitha masat deri më tani, po hyjmë në një fazë të re, sepse kemi një fluks të vazhdueshëm, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov. Ai në…
Oliver Spasovski, kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka kërkuar që BFI ta shqyrtojë vendimin për hapjen e xhamive. “Apeloj ta shqyrtojnë vendimin e marrë, gjegjësisht vendimin për hapjen e objekteve fetare, gjithashtu kërkoj që edhe Kisha Ortodokse Maqedonase të sillet seriozisht sepse ka bërë një sërë lëshimesh gjatë periudhës paraprake”, tha Spasovski. Ndryshe, BFI-ja ka sjellë vendim që nga data 12 të këtij muaji të i hap xhamitë për të kryer obligimet fetare kolektive. Një njoftimin e BFI-së, thuhet se, prej ditëve të para të paraqitjes së pandemisë Covid19, duke pasur për qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve si dhe…

