Sindikata e Policisë së Maqedonisë (SPM) në emër të të gjithë të punësuarve në Ministrinë e Punëve të Brendshme u bën thirrje liderëve të bashkësive fetare dhe të gjithë qytetarëve që të përmbahen nga organizimi i manifestimeve dhe ngjarjeve fetare ose të nxisin grumbullimin e qytetarëve dhe në çfarëdo lloj mënyre tjetër të mos respektohen masat e miratuara për mbrojtje nga Kovid-19. “Tre muajt e kaluar, bashkë me punonjësit shëndetësor natë e ditë punojmë në mbrojtjen tuaj, në mbrojtjen e familjeve të juaja dhe tona. Veprojmë me kujdes drejtë secilit ndaj jush dhe me dorë të shtrira t’i ndihmojmë njëri-tjetrit”…
Author: Hamdi Kumanova
Në Dibër, e cila ishte vatra e parë e koronavirusit në shtetin tonë, edhe pas ditës së 25-të nuk ka të infektuar të rinj me Kovid-19, informojnë nga Shtabi Komunal Operativ, duke iu referuar të dhënave të sotme zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë. Numri i të infektuarve mbetet 51 prej tyre dy nga Qendra Zhupë, çift bashkëshortor të cilët të parët ishin diagnostikuar pas kthimit të tyre nga Italia. Sipas statistikës së policisë, bëjnë të ditur, gjatë 24 orëve të kaluara gjatë orës policore dhe zbatimit të masave për lëvizje të kufizuar dhe mbrojtje të qytetarëve nga përhapja e koronavirusit…
Dasma i doli tejet e idhët një familje në Prilep dhe dasmorëve të ftuar. Fatin e keq e pësoi zoti i dasmës, por edhe dasmorët që i kishte ftuar, të cilët po ashtu e pësuan shumë keq. 30 dasmorë në qytetin e Prilepit në Maqedoni do të duhet të paguajnë gjoba prej nga 1 mijë euro, në total 30 mijë euro të gjithë, për shkak se kërcyen valle në rrugë pranë shtëpive të tyre gjatë orës policre. Prokuroria Publike e Gjevgjelisë kërkoi nga një mijë euro gjobë për të gjithë ata që kërcyen natën e 19 prillit, gjatë kohës kur…
Bashkëthemeluesi i Këshillit për Demokraci Politike, Kurt Basuner, në një intervistë për (MEDIAL)-n foli për zhgënjimin e tij lidhur me Deklaratën e Zagrebit, duke kritikuar “qasjen transaksionale” të BE-së ndaj politikave në dëm të vlerave themelore të saj. Si e komentoni Deklaratën e Zagrebit? Duket se gjëja kryesore është të theksohet se Ballkani Perëndimor është në përputhje gjeopolitike me Evropën. Ne dëshirojmë që të gjithë ta pranojnë se kemi bërë shumë për ju dhe fjalët “demokratike”, “I lirë” dhe “liberal” nuk shfaqen, ju mund ta interpretoni atë në atë mënyrë që disa shtete anëtare të BE-së nuk janë as demokratike…
Nënrkyetari i LSDM-së, Muhamet Zekiri ka përmendur akterët kryesor të ngjarjes së Lagjes së Trimave në Kumanovë, e cila ka ndodhur më 9 maj të vitit 2015. “Asnjëher të mos përsëritet. Naçe Çulev a je duke fjetur në qetësi??? Atëher ishe drejtor i Agjencisë për Kundërzbulim, kurse Sinisha dhe Shenasiu, ishin akterët kryesor” është shprehur Zekiri, njofton agjecia e lajmeve INA. Edhe pesë vjet nga ngjarjet në Lagjen e Trimave që qytetin e Kumanovës, më 9 dhe 10 maj të vitit 2015, mbeten dyshimet mbi atë që kishte ndodhur në këtë lagje të banuar me shqiptar. Në luftimet dyditore që…
Pakoja e tretë e masave ekonomike ende është në nivel të debatit. Unë e paralajmërova, ndërsa Qeveria është ajo e cila në fund do t’i sjellë vendimet dhe do t’i kumtojë, deklaroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në pyetjen e gazetarëve pas takimit të sotëm të koalicionit “Mundemi”. “Unë paralajmërova pakon ekonomike. Ajo kaloi në Këshillin Ekonomik të LSDM-së, në të cilin morën pjesë kryeministri, ministri i Financave, zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Ekonomike dhe disa drejtorë të institucioneve ekonomike, ku dimensionojmë pako të caktuara, por qeveria po negocion për të gjitha këto. Qeveria flet së pari me partnerët e saj,…
Njëzetë raste të reja të CoVid-19 dhe 24 të shëruar janë evidentuar gjatë 24 orëve të kaluara, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Sipas të dhënave pacientët e shëruar janë regjistruar në Shkup-11, Kumanovë-10, Tetovë-1 dhe Veles-2. Gjatë 24 orëve të kaluara janë bërë 275 teste, janë konfirmuar raste të reja të Kovid-19 në Shkup-12, Kumanovë-1, Prilep-3, Tetovë-2, Manastir-1 dhe Gostivar-1. Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me kovid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 1642, numri i pacientëve të shëruar është 1136, i të vdekurve është 91, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është…
Dëshiroj edhe një herë ta konfirmoj se bisedimet dëshmojnë se kam qenë i bindur se qytetarët e vendit tonë do të mbështesin politika demokratike dhe jo regjim, dhe pikërisht këtë edhe e vërtetojnë, deklaroi sot lideri i LSDM-së, Zoran Zaev pas takimit me partnerët e koalicionit nga koalicioni “Mundemi”, duke i komentuar bombat e fundit të publikuara dje. Sipas Zaevit kjo është dëshmuar edhe në zgjedhjet presidenciale edhe në ato lokale. “Sot vullneti i popullit në zgjedhje është i paprekshëm e jo i kontrolluar siç ishte në kohën e regjimit apo “gruevizmit”. Kjo se organizatat qytetare janë shumë më pranë…
Nga 3 maji, Fakulteti Juridik, Ekonomik, Filozofik dhe Filologjik në Shkup do sigurohen nga Agjencia SGS të cilën LSDM-ja e lidhte me ish drejtorin e DSK-së Sasho Mijallkov. SGS për sigurim fizik dhe patrullim si dhe për sigurimin e manifestimeve në kuadër të kampusit për një vit do paguhet thuajse 77 mijë euro. Kontrata e lidhur tashmë është publikuar në Byronë e prokurimeve publike, ndërsa është nënshkruar nga rektori i Universitetit Shën Kirili dhe Metodi, Nikolla Jankullovski si dhe nga dekanët e katër fakulteteve. Sipas të dhënave të byrosë, në tender janë paraqitur dy agjenci sigurimi, por oferta e SGS-së…
Të gjitha masat për mbrojtje nga koronavirusi tani për tani mbeten në fuqi. Nëse do të ketë lehtësim do të varet nga numri i të infektuarve të rinj me Kovid-19 sot dhe nesër. Ky është rekomandimi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komisionit për sëmundje infektive pas mbledhjes së djeshme në të cilën është diskutuar mundësia e lehtësimit të masave të deritanishme për parandalimin dhe mbrojtjen kundër përhapjes së koronavirusit. Trendi i rasteve të reja me Kovid-19 në dy ditët e ardhshme, do të shqyrtohet në mbledhjen e Komisionit për sëmundje infektive nesër, pas së cilës do t’i jepen rekomandime të…
Qyteti i Shkupit njoftoi se së shpejti do të shpall thirrje publike për subvencionimin e 2,800 biçikletave dhe 215 trotineteve elektrik. “Qytetarët mund të sjellin llogari fiskale për biçikletat dhe trotinetet elektrike të blerë prej 01.01.2020.”, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit. Biçikletat do të subvencionohet me 50% të vlerës së biçikletës, por jo më shumë se 3,000 denarë; ndërsa trotinetet do të subvencionohen me 30% të vlerës, por jo më shumë se 7,000 denarë. “Në përputhje me mjetet e parapara financiare, Qyteti I Shkupit këtë vit do të ndaj subvencion diku 2800 biçikleta dhe rreth 215 trotinete elektrike. Shpallja do…
– U pezullua kompensimi për lëshimin e të dhënave për personat fizikë nga Regjistri i Kredive për borxhin e tyre ndaj bankave dhe kursimoreve, parashikuar me Vendimin e Këshillit të Bankës Popullore, i cili ka hyrë në fuqi. Të gjithë qytetarët, siç thuhet në kumtesë, të cilët do të kenë nevojë, raportin e të dhënave nga Regjistri i Kredive do ta marrin pa pagesë. Raportin që e lëshon Banka Popullore me kërkesë të një personi fizik, përmban të dhëna për shumën e detyrimeve dhe institucioneve që i kanë paraqitur në datën e fundit të paraqitjes së të dhënave nga bankat…

