Njëzetë raste të reja të CoVid-19 dhe 24 të shëruar janë evidentuar gjatë 24 orëve të kaluara, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Sipas të dhënave pacientët e shëruar janë regjistruar në Shkup-11, Kumanovë-10, Tetovë-1 dhe Veles-2.
Gjatë 24 orëve të kaluara janë bërë 275 teste, janë konfirmuar raste të reja të Kovid-19 në Shkup-12, Kumanovë-1, Prilep-3, Tetovë-2, Manastir-1 dhe Gostivar-1.
Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me kovid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 1642, numri i pacientëve të shëruar është 1136, i të vdekurve është 91, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 415.
Në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë bëjnë të ditur se pas përfundimit të anketës epidemiologjike, një nga rastet e regjistruara dje në Kumanovë është një banor i Kratovës dhe sipas kësaj shpërndarja e fundit sipas qyteteve është: Shkup – 550, aktivë 132 Kumanovë – 408, aktivë 63, Dibër – 51, Shtip-35, aktivë 2, Prilep –176, aktiv 68, Tetovë – 108, aktiv 53, Strugë – 67, aktiv 16, Veles – 107, aktiv 49, Manastir –23, aktiv 4. Ohër –15, aktiv 9, Kavadar – 5, aktiv 1 Gostivar –19, aktiv 5, Gjevgjeli – 4, Strumicë – 2, Kriva Pallankë- 6, aktiv 2, Radovish – 4, Krushevë – 3, Koçan – 31, aktiv 5, Probishtip – 2, Kërçovë – 2, aktiv 1, Negotinë-9, aktiv 7 (7 persona të infektuar nga NJR Negotinë janë banorë të Demir Kapisë) Demir Hisar – 1, Makedonski Brod – 2, Pehçevë- 3, aktiv 2, Dellçevë-1, aktiv 1, Vallandovë -1, aktiv 1, Vinicë – 2, Kratovë-1, aktiv 1 Berovë – 1, aktiv 1.
275 testet janë bërë përmes: ISHP-185, Fakultetit të Veterinarisë – 15, Avicena – 0, Biotek-32, Filipi i Dytë (Zhan Mitrev ) – 2, Sistina me metodë PCR – 24 dhe ASHAM -17. Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 19.096 testime për Kovid-19.
Gjatë 24 orëve të kaluara në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile janë pranuar tre pacientë,ndërsa gjithsej 42 janë të hospitalizuar. Në mbështetje oksigjeni janë 20, ndërsa në ventilim mekanik janë tre pacientë.
Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar dy pacientë të rinj, ndërsa gjithsej 16 janë të hospitalizuar. Në makinë respiratore janë katër pacientë.
Në Spitalin në Manastir nuk ka të hospitalizuar pacientë pozitiv ose të dyshimtë në Kovid-19, ndërsa në mjekim shtëpiak ndiqen tre pacientë. Në Spitalin në Shtip janë të hospitalizuar gjithsej gjashtë, ndërsa edhe një pacient ndiqet në mjekim shtëpiak. Në repartet infektive në Prilep, Veles, Kumanovë dhe Tetovë janë të hospitalizuar 54 pacientë, pozitivë dhe të dyshimtë me KOVID-19.



