Sindikata e Policisë së Maqedonisë (SPM) në emër të të gjithë të punësuarve në Ministrinë e Punëve të Brendshme u bën thirrje liderëve të bashkësive fetare dhe të gjithë qytetarëve që të përmbahen nga organizimi i manifestimeve dhe ngjarjeve fetare ose të nxisin grumbullimin e qytetarëve dhe në çfarëdo lloj mënyre tjetër të mos respektohen masat e
miratuara për mbrojtje nga Kovid-19.
“Tre muajt e kaluar, bashkë me punonjësit shëndetësor natë e ditë punojmë në mbrojtjen tuaj, në mbrojtjen e familjeve të juaja dhe tona. Veprojmë me kujdes drejtë secilit ndaj jush dhe me dorë të shtrira t’i ndihmojmë njëri-tjetrit”
, thuhet në kumtesën e Sindikatës së Policisë së Maqedonisë.
Prej atje bëjnë thirrje për përmbajtje nga mosrespektimi i masave, si dhe nga thirrja për grumbullime dhe forma të tjera të rrezikimit të shëndetit të qytetarëve. “Mos harroni edhe ne jemi njerëz, edhe ne jemi familje e dikujt, mos e rrezikoni shëndetin tonë dhe shëndetin e familjeve të juaja dhe tona me mosrespektimin e masave. Të punësuarit në MPB bën shumë punë në këtë periudhë, i rrezikuan jetët, disa u sëmurën nga virusi. Të mos lejojmë përhapjen e virusit dhe rrezikimin e shëndetit të të gjithë qytetarëve, t’i respektojmë masat dhe bashkë të jemi fitimtarë”, shtojnë në kumtesë./MIA
Data 22.09.2026
Aktuale
- Kurti takohet me Erdoğan në New York: Flet për UÇK-në, Preshevën dhe bashkëpunimin Kosovë-Turqi
- Klodi dhe Elijona i japin fund përfundimisht lidhjes, zbulohet arsyeja e dhimbshme
- Paralajmërimi për mbetje elektronike: Rreziqet e inteligjencës artificiale për mjedisin
- Momente paniku për Xheneta Fetahun! Aksidentohet rëndë me veturë, dalin pamjet
- Kurti takohet me Erdoğan në New York: Flet për UÇK-në, Preshevën dhe bashkëpunimin Kosovë-Turqi
- BE dërgon ekspertë në Kongo, nis prova klinike për vaksinën kundër Ebolës
- Gjykata Speciale përmend emra të rinj: Baton Haxhiu paralajmëron aktakuza të mundshme
- Nga funerali i të atit, te armët dhe “Air Albania”; media izraelite zbërthen lidhjet e Ramës me Yeffet



