Nga 3 maji, Fakulteti Juridik, Ekonomik, Filozofik dhe Filologjik në Shkup do sigurohen nga Agjencia SGS të cilën LSDM-ja e lidhte me ish drejtorin e DSK-së Sasho Mijallkov. SGS për sigurim fizik dhe patrullim si dhe për sigurimin e manifestimeve në kuadër të kampusit për një vit do paguhet thuajse 77 mijë euro. Kontrata e lidhur tashmë është publikuar në Byronë e prokurimeve publike, ndërsa është nënshkruar nga rektori i Universitetit Shën Kirili dhe Metodi, Nikolla Jankullovski si dhe nga dekanët e katër fakulteteve. Sipas të dhënave të byrosë, në tender janë paraqitur dy agjenci sigurimi, por oferta e SGS-së ka qenë më e ulët. Kjo kompani si garanci se në mënyrë cilësore dhe në kohë do e përfundojë kontratën ka paguar 10 për qind të garancisë ose 7.700 euro. Kështu, SGS duhet të sigurojë;
“Bartësi i prokurimit duhet të sigurojë prezencën e përhershme të tre përmbaruesve në afat prej 24 orë. Shpërndarjen do ta përcaktojë bartësi i prokurimit sipas nevojave të organit të kontraktuar”, njoftojnë Byroja e Prokurimeve Publike.
Edhe pse në letër Sasho Mijallkov nuk është pronar i SGS-së, por LSDM-ja në pushtet në pakon e “bombave” që i publikonte para 5 viteve, pohonte se pikërisht Sasho Mijallkov qëndron pas Agjencisë. Ata publikuan edhe biseda të përgjuara.
Bomba – Mijallkov dhe Urko
Urko; E çka, paskam folur se do bëj këtë e atë?
Mijallkov; I sulmoj ata të SGSsë, do shohin, do…këtë e do…atë, prej atje janë këto biseda, ta dish.
Urko; S’ka lidhje kjo, nuk qëndron. Dikush ta ka thënë këtë. asnjëherë nuk e kam përmendur SGS-në, madje tërhiqem nga kjo. As planifikoj e as dua të dal kundra teje në asnjë mënyrë. Kjo që dikush flet dhe e mendon është budallallëk dhe mua tërë kohën më ngre kurthe. Ndërsa gjithë kjo është punë e Verçes dhe Ramçes. Çka është kjo!



