Author: Hamdi Kumanova

Drejtoria e të Ardhurave Publike i përgatiti dhe ua dorëzoi qytetarëve fletëparaqitjet vjetore të tatimeve për vitin 2019. Prej atje iu bëjnë thirrje të gjithë shfrytëzuesve të regjistruar në sistemin “E-tatimi Personal” që të kontrollojnë fletëparaqitjet vjetore të tatimeve për vitin 2019 përmes profileve të tyre shfrytëzuese. Qytetarët siç bëjnë të ditur nga DAP-i, mund të konfirmojnë ose korrigjojnë fletëparaqitjet vjetore të tatimeve për vitin 2019, më së voni deri sa të skadojë afati i fundit 31 maji i vitit 2020. Pas skadimit të afatit ligjor më 1 qershor 2020, fletëparaqitjet vjetore të tatimeve do të marrin statusin e fletëparaqitjeve…

Lexo më Shumë

Në një intervistë për AIM-në, drejtoresha e Agjencisë së Punësimit Biljana Jovanovska tha se numri i të papunëve në mars dhe prill u rrit ashtu siç pritej, por inkurajuan të dhënat për vendet e lira të publikuara nga punëdhënësit, përcjell GazetaExpress. “Në periudhën raportuese, përkundër situatës emergjente për shkak të ballafaqimit me krizën e shkaktuar nga pandemia me COVID-19, punëdhënësit paraqitën nevojën për punëtorë për profesione të ndryshme dhe mes 4.000 dhe 5.000 vendeve të lira të punës janë regjistruar çdo ditë”, thotë Jovanovska dhe shton se në Agjencinë e Punësimit, përmes kushteve dhe përfitimet që ata parashikojnë në programet…

Lexo më Shumë

Rreth orës 04 të mëngjesit në SPB Shkup, F.R (29) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 03.30 në rrugën Pero Nakov në Shkup ka humbur jetën M.K (30) nga Tetova e cila përkohësisht ka jetuar në rrugën Pero Nakov. Nga mjeku i ndihmës së shpejtë është konstatuar vdekja. Është njoftuar Prokurori Publik me urdhrin e të cilit trupi është dorëzuar për obduksion. Hetim në vend ngjarje ka bërë ekip i SPB Shkup. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Policia të shtunën pasdite ka arrestuar Zh.M. dhe V.M. (68) nga fshati Radiovc i Tetovës, për shkak se kanë nënçmuat dhe ofenduar policët. Ata madje kanë sulmuar policinë me sëpatë dhe me drunj gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Policia i ka arrestuar dhe pas dokumentimit të rastit, do të ngrejë padi adekuate ndaj tyre.

Lexo më Shumë

Izolimi për shkak të koronavirusit do të ketë pasoja të dukshme ndaj prodhimit të brendshëm bruto në Maqedoninë e Veriut, ndërsa analistët, institucionet ndërkombëtare dhe autoritetet maqedonase po analizojnë shifrat e rënies ekonomike. Profesoresha Hyrije Abazi Alili thotë se remitancat, që përbëjnë 2.5 përqind të prodhimit të brendshëm bruto në këtë vend, po ashtu shënojnë rënie të thellë. Masat shtrënguese lidhur me koronavirusin në Maqedoninë e Veriut kanë bërë që një numër biznesesh të mbyllen, të tjerë të largojnë punëtorë nga puna, ndërsa ekspertët po bëjnë vlerësimet e pasojave ekonomike. Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut parashikon që të ketë…

Lexo më Shumë

Në muajt e ardhshëm duhet të presim ngjarje të rëndësishme për zgjerimin. Në fillim të qershorit Komisioni Evropian do të publikojë propozim-kornizë negocuese për fillimin e bisedimeve me vendin tonë, si dhe raportin e rregullt vjetor në të cilin do të komentohet përparimi i Maqedonisë së Veriut në të gjitha segmentet, shprehet në intervistën për (MEDIAL)-n Bojan Mariçiq, koordinator kombëtar për integrim në BE dhe kryenegociator për çështje teknike. Sipas tij, është reale të pritet se gjatë presidencës gjermane të BE-së, në vjeshtë ose në fund të vitit të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me kornizë të miratuar të bisedimeve.…

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, përmes një video lidhje foli me disa individë të cilët me aktivizmin, humanizmin dhe solidaritetin e tyre, u ndihmuan shumë qytetarëve gjatë pandemisë së virusit KOVID-19, bëjnë të ditur nga Kabineti i tij. “Ju gjithsesi shquheni për nga ndikimi të cilin e keni në rrethin në të cilin jetoni. Dëshiroj të ju shpreh falënderim të madh për atë që e bëtë deri më tani, shpresoj se do ta bëni edhe më tutje, sepse në këtë kohë të pakohë shumë pak nga bashkëqytetarët tanë vendosën që ta bëjnë atë që e bëni…

Lexo më Shumë

Mickoski u kap në gënjeshtrat e tij. Të gjitha gënjeshtrat e VMRO-DPMNE-së për rastin e njohur si “Reket” janë zhytur. Incizimet e publikuara konfirmuan se Hristian Mickoski kishte takime dhe bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Zoran Mileski Kiçeec, tashmë i dënuar për “Reket”. Mickosk personalisht e angazhoi Kiçeec për qëllime zgjedhore për zgjedhjet presidenciale dhe lokale të vitit 2019 në Ohër. Tani mbetet për Hristijan Mickoski që të paraqitet në burgun e hetues Shutkë, pasi ai vetë tha publikisht në një intervistë se do ta paraqiste veten në burgun e Shutkës nëse do të paraqiteshin prova se ai kishte ndonjë lidhje…

Lexo më Shumë

Zoran Zaev u lexua nga qytetarët. U konfirmuar se Zoran Zaev është i involvuar në rastin “Reket”. U dëgjua se si Zaev po shante dhe fyente popullin e tij. U mësua gjithashtu që Zaev po e kontrollonte lëvizjen studentore, kemi dëgjuar se çfarë mendon ai për ata të revolucionit të larmë, por është mirë që shqiptarët ta dinë se çfarë mendon ai për Ali Ahmetin. E vërteta nuk mund të fshihet, Zoran Zaev është ai që menaxhoi dhe mbuloi krimin. Boki 13 tha që Zaev e paralajmëroi atë 20 ditë para denoncimit të pretenduar. Zoran Zaev është një njeri që…

Lexo më Shumë

Rijaseti i BFI-së me rastin e rihapjeve të xhamive e me qëllim që të ruhet shëndeti i njerëzve dhe të parandalohet përhapja e virusit Kovid 19, solli masat e mëposhtme, të cilat duhet të implementohen në çdo xhami. Më poshtë janë masat e parashikuara! – Dezinfektimi i xhamive; – Mbajtja e patjetërsueshme e maskave; – Pastrimi i duarve me dezinfektant para hyrjes së xhamive ose mbajtja e dorëzave; – Çdo besimtar me vete të ketë sexhade personale; – Sa më tepër të shfrytëzohen oborret e xhamive për faljen e namazeve; – Të ruhet distanca fizike sa më shumë që është…

Lexo më Shumë

Do të ketë zgjedhje, afati është i pasigurt dhe liderët e partive do të vendosin për mbajtjen e tyre në takimin e liderëve që do të mbahet të martën me Presidentin Stevo Pendarovski. Vendimi për datën e zgjedhjeve do të merret në bazë të analizës së ekspertëve të Komisionit për sëmundje infektive. Kryeministri Oliver Spasovski njoftoi dje se vendimi për zgjedhjet kryesisht do të bazohet në interesat e shtetit dhe qytetarëve, ndërsa duke lënë mënjanë të gjitha interesat politike që ata kanë dhe do të përcaktohen nga zhvillimi i krizës shëndetësore. Ai pret që të arrihet marrëveshje në takimin e…

Lexo më Shumë

Në ora 14.50 në bulevardin Nikolla Karev në Shkup, vetura e tipit “folksvagen golf” me targa nga Shkupi e drejtuar nga B.I.(22) nga Shkupi e goditi këmbësorin B.A.(61) nga Shkupi, transmeton Almakos. Pas aksidentit me veturën e Ndihmës së shpejtë këmbësori është dërguar në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” ku nga mjeku iu janë konstatuar lëndime të rënda. Kontroll në vendngjarje ka kryer prokurori publik dhe ekipi i SPB Shkup.

Lexo më Shumë