Në muajt e ardhshëm duhet të presim ngjarje të rëndësishme për zgjerimin. Në fillim të qershorit Komisioni Evropian do të publikojë propozim-kornizë negocuese për fillimin e bisedimeve me vendin tonë, si dhe raportin e rregullt vjetor në të cilin do të komentohet përparimi i Maqedonisë së Veriut në të gjitha segmentet, shprehet në intervistën për (MEDIAL)-n Bojan Mariçiq, koordinator kombëtar për integrim në BE dhe kryenegociator për çështje teknike.
Sipas tij, është reale të pritet se gjatë presidencës gjermane të BE-së, në vjeshtë ose në fund të vitit të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me kornizë të miratuar të bisedimeve. Kjo, siç shprehet Mariçiqi për (MEDIAL)-n, do të shënojë fillimin zyrtar të bisedimeve tona për anëtarësim.
Lidhur me kërkesat e palës bullgare për gjuhën maqedonase dhe minoritetet, Mariçiqi shprehet se Marrëveshja për miqësi dhe fqinjësi të mirë me Bullgarinë ofron kornizë se si t’i zgjidhim dallimet pa ekzistuar me këtë rast bllokada dhe konflikte.
– Ne duam të hyjmë në Bashkimin Evropian si maqedonas që flasin gjuhën maqedonase, e me këtë rast të jemi në miqësi me të gjithë fqinjët tanë. Ky qëllim është i realizueshëm nëse i qasemi procesit me arsye dhe vetëbesim. Prandaj nuk presim veto por presim bashkëpunim intensiv në interesin e përbashkët të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë si fqinjë të afërt, shprehet Mariçiqi në intervistën për (MEDIAL)-n.
Mariçiq: Deri në fund të vitit pritet t’i fillojmë bisedimet për anëtarësim
Zgjerimi i BE-së nuk është përmendur në Samitin virtual në Zagreb. Vetëm është përshëndetur vendimi për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Tani e gjithë Evropa është në mes të pandemisë së Kovid-19. Kur mund ta presim kornizën e bisedimeve, kur do të ishte aprovuar në mënyrë që të mbahet edhe seanca e parë ndërqeveritare, me çka bisedimet do të fillonin në mënyrë të mirëfilltë?
– Samiti në Zagreb asnjëherë nuk ishte planifikuar të jetë ngjarje në të cilën do të diskutohet dhe vendoset për çështjen e zgjerimit. Ky Samit kishte për qëllim të konfirmojë perspektivën evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor, të dërgojë sinjal se as në kohë të pandemisë nuk janë ndërprerë lidhjet e fuqishme të BE-së me shtetet tona dhe të paralajmërohet plan ekonomik-investues i BE-së për Ballkanin Perëndimor që do të promovohet në vjeshtë.
Diskutimi dhe vendimet për zgjerimin ndodhën në fund të marsit – kur më 24 mars ishte miratuar, e më 26 mars u konfirmua vendimi i Këshillit të ministrave të BE-së dhe të Këshillit Evropian për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë.
Në muajt e ardhshëm duhet të presim ngjarje të rëndësishme për zgjerimin. Në fillim të qershorit Komisioni Evropian do të publikojë propozim-kornizë negocuese për fillimin e bisedimeve me vendin tonë, si dhe raportin e rregullt vjetor në të cilin do të komentohet përparimi i Maqedonisë së Veriut në të gjitha segmentet. Më pas pritet diskutim disamujor dhe harmonizim të kornizës negocuese me të gjitha shtetet anëtare dhe me ne si shtet që bisedon për anëtarësim. Në përputhje me dinamikën e rregullt nëpër të cilën kaluan edhe Serbia dhe Mali i Zi, ky proces zgjatë disa muaj. Prandaj, është reale të pritet se gjatë presidencës gjermane të BE-së, në vjeshtë ose në fund të këtij viti të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me kornizë të miratuar të bisedimeve. Kjodo të shënojë fillimin zyrtar të bisedimeve tona për anëtarësim.
Mariçiq: Deri në fund të vitit pritet t’i fillojmë bisedimet për anëtarësim
A konsideroni se kërkesat e Bullgarisë për çështjen e gjuhës maqedonase dhe minoritetin do të ndikonin ose do të ngadalësonin procesin e aderimit, si dhe hyrjen përfundimtare të Maqedonisë së Veriut në BE? A mund të pritet veto e re nga Bullgaria?
– Ne kemi lidhur Marrëveshje për miqësi dhe fqinjësi të mirë me Bullgarinë e cila ofron kornizë se si t’i zgjidhim dallimet pa ekzistuar me këtë rast bllokada dhe konflikte. Qëllimi i marrëveshjes është të ndërtojë miqësi, ndërsa miqësia dhe bllokadat nuk shkojnë së bashku. Besoj fuqishëm se Bullgaria është aleatja jonë dhe se do të gjejmë mënyrë për t’i zgjidhur çështjet e hapura përmes rrugës diplomatike pa bllokada dhe me ndihmë dhe rol profesional.
Ne duam të hyjmë në Bashkimin Evropian si maqedonas që flasin gjuhën maqedonase, e me këtë rast të jemi në miqësi me të gjithë fqinjët tanë. Ky qëllim është i realizueshëm nëse i qasemi procesit me arsye dhe vetëbesim. Prandaj nuk presim veto por presim bashkëpunim intensiv në interesin e përbashkët të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë si fqinjë të afërt.
Mariçiq: Deri në fund të vitit pritet t’i fillojmë bisedimet për anëtarësim
Administrata do të jetë shtylla kryesore në bisedimet. A kemi kapacitet për këtë, duke marrë parasysh informacionet për derdhjen e kuadrove personale nga administrata?
– Administrata do të jetë motori i bisedimeve dhe do të bartë barrën më të madhe të zbatimit të standardeve evropiane te ne. Besoj fuqishëm se ka kapacitet për t’i filluar dhe zhvilluar bisedimet. Gjithsesi, do të jetë i domosdoshëm përforcimi me kuadro të reja që më parë kanë qenë në sektorin publik, por edhe të tillë që vijnë nga sektori privat, shoqëria civile, diaspora ose shkenca.
Të gjitha forcat shtetërore dhe shoqërore do të duhet të jenë në dispozicion për shkak se gjithë shoqëria integrohet në BE dhe çdo kontribut është i vlefshëm dhe i mirëseardhur. Qeveria i hapi gjerësisht dyert për kuadër të këtillë dhe tek tani do të vijojë angazhimi më i madh i tyre.
A është formuar tërësisht ekipi negociator? A keni biseduar në çfarë mënyre do të përfshihet sektori civil në bisedimet?
– Ekziston një paket i akteve juridike me të cilat formohet struktura për bisedime e vendit ton që në verën e vitit 2019. Struktura jonë bazohet në konceptin e kryenegociatorit politik dhe kryenegociatorit teknik, të cilët koordinohen vazhdimisht në udhëheqjen e bisedimeve. Ekzistojnë edhe shumë trupa ndihmëse që i koordinojnë aktivitetet në nivel qendror (Komitet punues, Grup negociator, Sekretariat, etj.) por gjithashtu janë shumë të rëndësishme edhe grupet punuese për çdo kapitull që duhet të jenë motor i bisedimeve dhe i bashkojnë kuadrot më të mira nga të gjitha institucionet.
Modeli i përfshirjes së organizatave civile është diskutuar më shumë herë dhe jemi shumë afër miratimit të konceptit që do të jetë funksional, inkluziv dhe do të japë rezultate të mira. Organizatat civile duan të jenë të përfshira konkretisht, në nivel të punës ku formulohen pozicionet dhe ne jemi të gatshëm të mundësojmë këtë. Sapo të miratohet koncepti do t’ia njoftojmë opinionit.
Do të jetë i rëndësishëm roli i sektorit të biznesit, sindikatat, shkenca dhe degët tjera të pushtetit si Kuvendi dhe Gjyqësori. Deri në fillimin formal të bisedimeve të gjitha këto çështje do të jenë të përkufizuara qartë, ndërsa të gjitha strukturat do të vihen në funksion.
Mariçiq: Deri në fund të vitit pritet t’i fillojmë bisedimet për anëtarësim
Duke marrë parasysh metodologjinë e re të bisedimeve, sa konsideroni Ju personalisht se do të zgjasë procesi i bisedimeve?
– Kjo është pyetja më e pakëndshme meqë kohëzgjatja e bisedimeve varet prej shumë faktorëve, një pjesë e tyre objektiv, një pjesë subjektiv. Për ne është më e rëndësishme që ne të jemi efikas dhe konsekuent në zbatimin e rregullave evropiane në shtëpi, ndërsa kjo bëhet me vullnet të fuqishëm politik dhe me punë të palodhshme të administratës sonë. Nëse jemi të përkushtuar dhe efikas do të shkurtojmë kohëzgjatjen e bisedimeve. Mesatarisht nevojiten 5-6 vite për përfundimin e bisedimeve, por kjo varet nga përkushtimi i shtetit kandidat dhe nga apetiti i shteteve anëtare të Bashkimit për pranimin e anëtareve të reja. Serbia dhe Mali i ZI bisedojnë tashmë më shumë se shtatë vite, ndërsa Kroacia i përfundoi bisedimet për gjashtë vjet e gjysmë.
Për ne është më e rëndësishme të jemi në plan për zgjerimin e parë të radhës kurdo që të ndodhë kjo. Nëse e mbarojmë punën me kohë dhe BE-ja e përmbushë pjesën e saj të punës është reale që fundin e kësaj dekade ta presim si shtet anëtar i BE-së.
Cilët kapituj konsideroni se do të jenë më të vështirë për bisedime?
– Në të gjitha bisedimet më rraskapitës janë kapitujt e mjedisit jetësor, bujqësisë dhe katër liritë nga Tregu i përbashkët i BE-së. Gjithsesi ka edhe të tjerë, por këta kërkojnë më së shumti angazhim dhe vëmendje.
A do të mundet edhe përfundimisht Maqedonia e Veriut si anëtare e BE-së do të mund t’i zbatojë standardet evropiane, e jo vetëm të jetë e implementuar në letër? Ku jemi më të dobët, ku duhet të punojmë edhe më tutje?
– Maqedonia e Veriut si shtet anëtar i BE-së do të jetë i obliguar t’i zbatojë standardet evropiane çdo ditë dhe konkretisht. Sistemi i BE-së parashikon mekanizma rigoroz për sigurimin e implementimit të tyre. Neve gjithsesi do të na nevojiteshin mbështetje serioze financiare dhe ndihmë institucionale për zbatimin e suksesshëm të rregullave evropiane, ndërsa mekanizmat e BE-së e mundësojnë pikërisht këtë.
Kapituj e mjedisit jetësor dhe bujqësisë janë të shtrenjtë dhe kërkojnë angazhim të madh, por edhe janë tejet të rëndësishme për funksionalitetin e ekonomisë. Kapitujt që kanë të bëjnë me jurisprudencën, të drejtat themelore dhe drejtësinë janë gjithashtu të hapura përgjatë gjithë bisedimeve, si dhe kontrolli financiar, furnizimet publike dhe politika fiskale. Të gjitha këto tema do të kërkojnë shumë vëmendje prej nesh, por institucionet tona janë të gatshme t’u përgjigjen të gjitha sfidave dhe t’i realizojnë bisedimet në mënyrë të shpejtë dhe efikase.



