Në ora 14.50 në bulevardin Nikolla Karev në Shkup, vetura e tipit “folksvagen golf” me targa nga Shkupi e drejtuar nga B.I.(22) nga Shkupi e goditi këmbësorin B.A.(61) nga Shkupi, transmeton Almakos.
Pas aksidentit me veturën e Ndihmës së shpejtë këmbësori është dërguar në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” ku nga mjeku iu janë konstatuar lëndime të rënda.
Kontroll në vendngjarje ka kryer prokurori publik dhe ekipi i SPB Shkup.



