Çmimi Kombëtar ,,Ali Vishko” jepet në bazë të Statutit të Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita” dhe i njëjti u ndahet personaliteteve nga vendi, rajoni e bota, në çdo përvjetor të Lidhjes së Prizrenit.
Çmimi Kombëtar ,,Ali Vishko” u ndahet personaliteteve për vepër jetësore, kontribut të shquar dhe të arritura me rëndësi të veçantë në lëmin e arsimit, shkencës dhe kulturës shqiptare.
Të drejtë konkurrimi kanë:
Ø Institucionet e arsimit të lartë;
Ø Institucionet shkencore;
Ø Shoqatat shkencore dhe profesionale;
Ø Shoqatat tjera të qytetarëve dhe studiues individualë.
Propozimet duhet të jenë të arsyetuara me shkrim dhe të përmbajnë:
Ø Të dhëna personale për autorin,
Ø Të dhëna bibliografike dhe
Ø Arsyetim të propozimit për marrjen e çmimit.
Propozimet duhet të dërgohen në 5 kopje dhe të njëjtat duhet të dorëzohen deri më 5. 6. 2020, në adresën: Shoqata për kulturë dhe art ,,Tradita”- Tetovë, Këshilli për ndarjen e Çmimit Kombëtar ,,Ali Vishko”, 1200 Tetovë, Rruga ,,Ivo Llolla Ribar”, Nr. 211/10, Fahu postal, Nr. 50.
Propozimet e pakompletuara dhe ato të cilat nuk do të dorëzohen në afatin e paraparë nuk do të merren parasysh. Për më shumë informata na kontaktoni përmes adresës elektronike: tradita2012@gmail.
Me respekt,
Shoqata për kulturë dhe art “Tradita”





