Ambasada britanike në vend informoi se i bashkohet iniciativës së presidentit Stevo Pendarovski “Bëjmë punë vullnetare për një shoqëri solidare”.
Siç kumtoi ambasada britanike, mëngjesin e sotëm kanë dhuruar 450 pako me gjithsej 6.200 produkte ushqimore dhe produkte higjienike për t’i mbështetur qytetarët e kategorive më të rrezikuara që janë në rrezik social, të prekur nga kriza e shkaktuar nga epidemia e koronavirusit.
Ambasada britanike iu bashkua iniciativës së presidentit Pendarovski “Bëjmë punë vullnetare për një shoqëri solidare”
“Donacioni është bërë në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila është një nga organizatat partnere në këtë nismë humanitare. Dorëzimi i këtyre paketave tek qytetarët që janë ndër kategoritë më të rrezikuara sociale, do të bëhet në përputhje me protokollet për mbrojtje dhe parandalim, ndërsa bazuar në përvojën e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thonë nga Ambasada britanike në Shkup.
Ambasada britanike iu bashkua iniciativës së presidentit Pendarovski “Bëjmë punë vullnetare për një shoqëri solidare”
Gjatë realizimit të dhurimit ambasada britanike i respektoi të gjitha protokollet për siguri të përshkruara dhe rekomanduara nga Qeveria dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, përfshirë edhe distancën fizike, dezinfektimin, larjen e duarve dhe veshjen e pajisjeve mbrojtëse (maska dhe doreza).
Prej atje shtuan se Britania e Madhe mbetet një partner i fuqishëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe vazhdon ta ndërtojë dhe forcojë miqësinë shumëvjeçare.



