Kundër pandemisë korona, si problem global, duhet të ketë edhe përgjigje globale, përmes bashkëpunimit të ndërsjellë dhe solidaritetit, vlerësuan presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili.
Ata sot, në video-bisedë, shkëmbyen mendime dhe informacione për gjendjen dhe përballjen me Kovid-19 në të dyja shtetet.
Pendarovski e informoi Zurabishvilin për masat që autoritetet shtetërore i ndërmarrin në luftën kudër virusit.
Gjatë bisedës, të dy bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer mendime edhe për perspektivat e përgjithshme për zhvillim të bashkëpunimit në nivel bilateral dhe multirateral midis të dyja shteteve të cilat kanë vendosur marrëdhënie diplomatike në shkurt të vitit 2019.
Presidenti Pendarovski shprehu mirënjohje në urimet nga presidentja Zurabishvili me rastin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe vendimin për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Në këtë drejtim, tha se jemi të përgatitur ta ndajmë përvojën tonë dhe të japim mbështetje të gjitha vendeve të cilat janë në këtë rrugë.
Shefi i shtetit e informoi Zurabishvilin edhe për pëlqimin e dhënë për ambasadoren e re gjeorgjiane në Maqedoninë e Veriut, rezidente në Sofje, me shpresë për hapjen e mundësive të reja për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Pendarovski dhe Zurabishvili biseduan edhe për përforcimin e dialogut në nivel më të lartë, me ç’rast presidenti Pendarovski i shprehu falënderim për ftesën për të vizituar Gjeorgjinë.



