Ekonomia e Maqedonisë është në krizë të dëshpëruar. Për atë flasin informatat më të reja ku Maqedonia ka rënie të të ardhurave buxhetore për prillin për 20% krahasuar me prillin e vitit të kaluar.
Të ardhurat tatimore për prill shënuan rënie 31 % krahasuar me muajin e njejtë të vitit të kaluar. FMN projektoi rënie të BPV-së për 4%, ndërsa skenarë të tjerë tregojnë rënie prej 5% të BPV-së
Vrima buxhetore të cilën e krijoi LSDM në krye me Zoran Zaevin do të arrijë deri 1,3 miliardë euro. Çdo i punësuar i katërt në vend merr rrogë të ulur, ndërsa pritet që papunësia të shkojë mbi 20% që është humbje katastrofale.
Masat e qeverisë në ekonomi janë mjeruese dhe të vonuara dhe kursesi nuk ndihmojnë në përballjen me pasojat nga pandemia e koronavirusit. Papërgjegjësia e kuadrove të LSDM-së të cilat i udhëheqin ministritë e resorit me jokompetencat e veta dhe ndryshimin e politikave çdo ditë e çojnë ekonominë e vendit në humnerë.
Mbi 100.000 qytetarë janë larguar nga puna apo janë në pushim të detyruar derisa Nina Angellovska po luan ekonomi. Në vend se të sjellë masa koncize dhe gjithpërfshirëse Angellovska çdo ditë në konferencë për shtyp i ndryshon masat dhe ndërron mendje. Plotësisht asaj në vend se t’u ndihmojë qytetarëve dhe sektorit të biznesit, Angellovska e rriti akcizën dhe vendosi ta shpëtojë ekonominë në kurriz të qytetarëve.
Ekonomia e vendit në krye me Nina Angellovskën dhe LSDM shkon në humnerë.
Me respekt,
Qendra e VMRO-DPMNE-së për komunikime



