Ne nuk duam ta marrim Goce Dellçevin nga maqedonasit, sepse edhe edhe ne edhe ata jemi trashëgimtarë të njerëzve të njejtë të cilët në të kaluarën nuk janë ndarë, deklaroi eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev.
“Sot bëhen 117 vite nga vdekja e Goce Dellçevit. Personaliteti i revolucionarit të madh nuk duhet t’i ndajë, por t’i bashkojë Bullgarinë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për fat të keq, interpretimi i realitetit modern është bazë e falsifikimit absolut të historisë”, deklaroi Kovaçev për BGNES.
Ai konsideron se “me rëndësi të jashtëzakonshme është ë gjeneratat aktuale në Maqedoni të mos vazhdojnë të edukohen me gënjeshtra, të cilat krijojnë urrejtje dhe ndarje”, por në të njejtën kohë thekson edhe se askush nuk dëshiron që popullatës bashkëkohore maqedonase t’ia imponojë se si do të quhet”.
Sipas Koaçev, lidhur me kontestin mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë nuk realiteti bashkëkohor, por interpretimi i historisë, kështu që komisioni i përbashkët maqedon-bullgar konkludimet e veta duhet t’i bazojë në fakte dhe burime historike, e jo në interpretim të historianëve të caktuar.



