“Demokracia e vërtetë nuk mund të ekzistojë pa lirinë e medias”. Por sa të lirë dhe të pavarur janë gazetarët në të gjithë botën, kjo është sferë që kërkon ende shumë punë. 3 Maji shënon “Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit”. Ajo është themeluar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në dhjetor të vitit 1993. Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Medias festohet çdo vit më 3 maj, datë në të cilën është miratuar Deklarata ‘Windhoek’. Organizatat dhe sindikatat e gazetarëve në vend urojnë këtë ditë, duke kujtuar nevojën për përmirësimin e kushteve të gazetarëve dhe punonjësve në media si dhe nevojë për liri absolute të tyre.
Gazetaria profesionale është e mirë publike e cila nuk guxon të kufizohet, porosisin nga Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve mediatik dhe nga Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë.
Tabel: SGPM dhe SHGM
“Kriza e shkaktuar nga Kovid-19 i hodhi në majë parakushtet për demokraci funksionale dhe kjo është se gazetaria duhet të trajtohet si e mirë publike, ndërsa rrjedha e informatave nuk guxon të kufizohet. Gazetaria përgjegjëse dhe profesionale pikërisht në këtë situatë të krizës u tregua si e rëndësishme në informimin e qytetarëve”.
Këshilli për Etikë në Mediat e Maqedonisë, bën thirrje për rritje të përgjegjësisë në respektimin e parimeve fundamentale të lirisë dhe pavarësisë së mediave, si dhe në mbrojtjen e gazetarëve dhe punonjësve mediatikë në përmbushjen e përgjegjësisë së tyre për informim profesional në interes të opinionit.
Këshilli për Etikë në Media
“Me rëndësi kruaciale në këtë proces është që të ndryshohet diskursi dhe qëndrimi te ata politikanë, kreatorë të mendimit publik dhe qendrave të fuqisë të cilat mediat jo rrallë i paraqesin apo i trajtojnë si armik, duke e shmangur përgjegjësinë e vet për sjellje transparente dhe të përgjegjshme ndaj opinionit”.
3 Majin shtypit, i urojnë edhe përfësuesit politik në vend.
I pari i shtetit Stevo Pendarovski, ka shkruar se në pandeminë e tanishme të koronavirusit, kur pjesa më e madhe e qytetarëve janë mbrojtur në shtëpitë e tyre, gazetarët dhe punonjësit mediatik çdo ditë janë të angazhuar me qëllim që të sigurojnë informacion të shpejtë dhe të saktë. Por, shton edhe nevoj për sigur dhe mbrojtje të gazetarëve.
Stevo Pendarovski, president
“Që të zhvillohet gazetaria e pavarur dhe profesionale, duhet të sigurojmë kushte më të mira për punë, ti përmirsojmë të drejtat e sindikalistëve, ta rrisim sigurinë, mbrojtjen e gazetarëve dhe punonjësit në media dhe t’i lirojmë nga varësia ekonomike dhe nga ndikimi politik”.
Lideri i LSDM-së Zoran Zaev i falenderon gazetarët për raportimin në këtë kohë krizë në të cilën gjendemi.
Zoran Zaev, lider i LSDM-së
“I falënderoj mediat për qasjen profesionale dhe përgjegjëse në kohën e kësaj krize. Kjo ditë na fton që të qëndrojmë të përkushtuar mediumeve dhe gazetarëve që të ju sigurojmë të gjitha kushtet për qasje të lirë të informacioneve, informim në kohë, objektiv për aspektet më relevante”.
Zëvendës kryeministri Bujar Osmani thotë se gazetarët dhe punonjësit mediatike janë shtyllë e sistemit demokratik.
Tabel: Bujar Osmani, zv/ kryeministër
“Gazetarët dhe punonjësit e mediave paraqesin një nga shtyllat në të cilat mbështeten sistemet bashkëkohore demokratike. Sot është 3 maji, dita e lirisë së mediave, ditë kur e shënojmë respektin dhe meritën ndaj këtyre njerëzve. Urime këtë ditë!”
Para disa ditësh, “Reporterët pa kufij”, publikoi raportin vjetor, në të cilën theksoi përmirsim në fushën e Lirisë së Mediave. Sipas raportit, vendi jonë është ngjitur tre shkallë më lartë në Listën botërore të Lirisë së mediave për vitin 2020, gjegjësisht, nga vendi 95-të, Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 92-të.



