Author: Hamdi Kumanova

“Në institucionin ligjvënës, të zgjedhurit e popullit tashmë për një kohë të gjatë nuk zhvillojnë asnjë aktivitet, edhe atë, që nga 16 shkurti, kur Kuvendi votoi shpërndarjen e tij. Megjithatë, ato vazhdojnë të marrin rroga të plota, për derisa situata nuk qartësohet.” Kuvendi u shpërnda më 16 shkurt, 55 ditë përpara zgjedhjeve të parapara për më 12 prill. Gjendja e jashtëzakonshme si pasojë e pandemisë pezulloi aktivitetet zgjedhore. Sikur zgjedhjet të ishin realizuar në 12 prill, e shumta 20 ditë pas tyre duhet të kishte filluar dhe ndoshta do të ishte mbyllur edhe seanca konstituive e përbërjes së re parlamentare.…

Lexo më Shumë

“Demokracia e vërtetë nuk mund të ekzistojë pa lirinë e medias”. Por sa të lirë dhe të pavarur janë gazetarët në të gjithë botën, kjo është sferë që kërkon ende shumë punë. 3 Maji shënon “Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit”. Ajo është themeluar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në dhjetor të vitit 1993. Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Medias festohet çdo vit më 3 maj, datë në të cilën është miratuar Deklarata ‘Windhoek’. Organizatat dhe sindikatat e gazetarëve në vend urojnë këtë ditë, duke kujtuar nevojën për përmirësimin e kushteve të gazetarëve dhe punonjësve në media…

Lexo më Shumë

Liria e mediave dhe e shprehjes mbetet nevojë konstante dhe thelbësore edhe në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme kur për shkak të pasigurisë dhe rreziqeve nga Kovid-19 nga rrënja u ndryshua jeta dhe përditshmëria jonë, theksoi në profilin e tij në Fejsbuk kryeministri teknik Oliver Spasovski. Spasovski: Liria e mediave dhe e shprehjes mbetet nevojë konstante dhe thelbësore edhe në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme Ai theksoi se sivjet Ditën Botërore të Lirisë së Mediave e shënojmë me njohuri edhe më të qartë deh përcaktim ehe më të qartë se mediat dhe gazetarët kanë rol kyç dhe kontribut të veçantë…

Lexo më Shumë

Këshilltari i ASH-së në qytetin e Kumanovës Osama Muadini sot nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij facebook ka publikuar disa fotografi me shuma marrëmaendëse të cilat janë harxhuar në këtë kohë pandemie pë mish derri. Ja postimi i tij i tij : ”Nuk do doja ta komentoj Shumën, por Sasinë ?!… 2200 Kg (2,2 ton) mish të freskët Qengji ?!… 1300 Kg (1,3 ton) mish i freskët Derri ? 6885 Kg (~6,9 ton) mish në 4 tabelat e para … 1978 Kg (~ 2 ton) copëza mishi në tabelën e fundit ?!… Gjithsejt 8863 Kg (~ 9 ton) mish…

Lexo më Shumë

Banka Popullore është garant për stabilitet të çmimeve dhe të denarit, porosit guvernatorja e Bankës Popullore Anita Angelovska-Bezhoska. Sipas saj, e rëndësishme është ajo që shoku me të cilin tani përballen ekonomitë për shkak të pandemisë së kovid-19, nuk është nga karakteri ekonomik dhe prej këtu, edhe pse priten efektet e afatit të shkurtër të jenë më të mëdha, megjithatë ajo nuk do të duhet dukshëm të reflektohet mbi potencialin afatgjatë për rritje të ekonomive dhe mbi stabilitetin makroekonomik. Në intervistë, Angelovska-Bezhoska potencon se në funksion të mbajtjes së stabilitetit makroekonomik janë shumë masa që ndërmerren nga ana e bartësve…

Lexo më Shumë

Nga interesi i përbashkët është Maqedonia ta pranojë historinë, ndërsa njëkohësisht ne ta pranojmë realitetin e tyre për momentin, thotë shefja e Diplomacisë bullgare, Ekaterina Zaharieva. Ajo për televizionin bullgar Kanal 3 theksoi se Bullgaria udhëheq një politikë të mençur të jashtme dhe nuk do të lejojë të shfrytëzohet para fushatës parazgjedhore te fqinji, por as nuk do t’i ndërrojë kushtet. E pyetur nëse është e mundur vetoja bullgare për shkak të çështjes së historisë dhe gjuhës, theksoi se ajo nuk është në interes të Bullgarisë. “Ne kemi pozitë të qartë në lidhje me Republikën e Maqedonisë së Veriut, gjithmonë…

Lexo më Shumë

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale sot dërgoi urim me rastin e Ditës botërore të lirisë së mediave në të cilën thekson se informatat e besueshme dhe rrjedha e tyre e lirë janë thelbësore në përballjen, kuptimin dhe tejkalimin e krizës me pandeminë. Apelojnë që është e domosdoshme të bëhen përpjekje maksimale për sigurimin e mbrojtjes së punonjësve mediatik gjatë kryerjes së detyrave profesionale. Këtë vit, siç potencojnë, dita botërore e mediave shënohet nën moton “Gazetari pa frikë dhe prirje” me ç’rast theks është vendosur në atë që mediat e pavarura , të liruara nga të gjitha llojet e…

Lexo më Shumë

Një person vdiq, dy janë lënduar në një aksident që ndodhi sot në rrugën magjistrale Kumanovë-Kriva Pallankë në afërsi të f. Straçincë, konfirmoi SPB Kumanovë. Në aksidentin që ka ndodhur në orën 9:40 kanë marrë pjesë dy automjete me targa të Kumanovës. Dy të lënduarit janë dërguar në Qendrën urgjente në Shkup.

Lexo më Shumë

Informata selektuese dhe tendencioze me qëllim që të krijohet fotografi e rrejshme për shpenzimet e institucioneve shtetërore sot ka plasuar partia e VMRO-DPMNE-së, theksohet në reagimin e Qeverisë pas konferencës për shtyp të partisë opozitare. “Nuk e tregon të vërtetën, restoranet në institucionet shtetërore ende nuk punojnë, ndërsa ajo që nuk do të realizohet as nuk do të paguhet. Në emër të informimit të saktë dhe në kohë, i njoftojmë qytetarët se furnizimet e prodhimeve për shërbimet hotelierike janë të rregullta, të planifikuara dhe zbatohen çdo vit, në mënyrë tërësisht transparente dhe sipas të gjitha procedurave për furnizime publike”, thonë…

Lexo më Shumë

Duke pritur që të harrohet se ju lashë një projekt, kështu që të filloni të ndërtoni? Kështu shprehet ish-kryetari i Shkupit, Koce Trajanovski, duke e dënuar publikisht Petre Shilegovin. Ne profilin e tij te facebook-ut ai postoi nje shkrim: Pjesa e dytë e Blvd. Hristijan Todorovski Karposh është lishuar në përdorim dhe kështu angazhimi im për ta lidhur këtë pjesë të qytetit me unazën ishte përfunduar. Ky projekt ishte planifikuar të zbatohej në dy faza. E para nga Blvd. Bosnja dhe Hercegovina në rr. Natanail Kuchevishki dhe i dyti nga rr. Nathaniel Kuchevishki te unaza. Së pari, unë përfundova plotësisht…

Lexo më Shumë

Ish-ministri i financave dhe analisti Xhevdet Hajredini ka dal me një postim e rastin e 3 majit – Ditës Ndërkombëtare të Medias. “Sot është Dita botërore e mediave, kur duhet të festohet, promovohet dhe të theksohet rëndësia e mbrojtjes së lirive të mediave dhe gazetarëve. Për fat të keq, këtu tek ne, ende ka parti dhe “liderë” në pushtet, të cilët kur ju pengon “zhurma” e mediave, jo vetëm se ua ndalin “tagjinë”, kundër tyre ngrenë padi në gjyq”, ka shkruar Hajredini.

Lexo më Shumë

Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit, që është përcaktuar si e tillë nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, është një ditë kur gjithë bota e kthen vëmendjen kah liria e shtypit, liria e shprehjes dhe e informimit, por edhe nga puna e gazetarëve dhe angazhimi i tyre profesional. Prandaj AlternAtivA përfton nga rasti që ta përkujtojë këtë ditë dhe, këtu, të kujtojë se sa është e rëndësishme për botën tonë demokratike të respektohet e drejta dhe liria e shtypit dhe, në veçanti, puna e gazetarëve. Duke jetuar në shtetin që për nga indeksi botëror i lirisë së shtypit nuk mund…

Lexo më Shumë