Përmes dialogut konstruktiv, gjithmonë mund të arrijmë deri në zgjidhje që do të plotësojnë pritjet e të dy palëve, ndërsa të njëjtat janë në interes të mbrojtjes së vendit të punës dhe mbrojtjes së atyre që kanë humbur vendin e punës, ka shkruar ministrja e Financave Nina Angelovska pas miratimit të ndryshimeve në dy dekretet të cilat ofrojnë mundësinë që punëtorët që kanë humbur vendin e punës gjatë krizës të jenë në gjendje të kthehen në punë dhe të specifikohen kushtet në të cilat punëtorët nuk mund të pushohen nga puna nëse përdoret masa për subvencionimin e pagave. “Në seancën…
Author: Hamdi Kumanova
Qyteti i Shkupit informon qytetarët se dezinsektimi me aeroplan në territorin e Qytetit të Shkupit kundër larvave të mushkonjave do të realizohet më datë 04.05.2020. Nga Qyteti i SHkupit thonë se nëse kushtet meteorologjike nuk lejojnë realizimin e dezinsektimit, e njëjta procedurë do të kryhet në të njëjtin termin ditën tjetër, kur kushtet e motit do të jenë të volitshme. Qyteti i Shkupit gjithashtu apelon deri tek bletarët që në kohë t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.
Sipas të dhënave zyrtare, që kumtuan sot, për gjendjen me koronavirusin në vend, është konfirmuar se në Dibër nuk ka të infektuar të ri, negativ është edhe testi i rastit të fundit i cili ishte prezent në qytet. “Në qytetin tonë nuk kemi më të infektuar të ri nga virusi i rrezikshëm. Edhe për rastin e fundit që kemi pasur testi i dytë i kontrollit, doli negativ, që do të thotë se edhe ky rast është regjistruar në listën e personave që fituan betejën me këtë virus. Numri i përgjithshëm i infektuar mbetet 51, dy prej tyre janë nga Qendra…
Nga Agim Baçi Çfarë ndodh me një individ kur e jashtmja peshon më shumë se çdo gjë e brendshme e tij? Milan Kundera na ka sjellë përmes romaneve të tij njeriun në një vend ku shteti ka marrë përsipër çlirimin dhe udhëheqjen e individit, ku janë pezulluar versionet individuale për të vërtetën dhe gënjeshtrën, sepse ato “i di vetëm partia”. Personazhi kryesor i romanit “Shakaja”, Ludovik Jahn, është pikturë e këtij mekanizmi kur gjërat vendosen nga të tjerë e jo nga idetë e tua. Gjithçka nis kur Ludoviku, i shtyrë nga xhelozia, i shkruan pa u menduar gjatë një kartolinë…
Edhe njl aksioni I drejtorit të Byrosë për Siguri Publike Sasho Tasevski.Aktualisht në Shkup në rrugën ‘Alpi’ në lagjen Butel, në rrjedhë është aksioni i Byrosë për Siguri Publike. Siç informon portal Sloboden Peçat, janë gjetur pushkë automatike , pistoleta dhe 2 kilogramë heroinë.
Punëdhënësit që do ta shfrytëzojnë ndihmën financiare për të paguar pagat nuk duhet ta zvogëlojnë numrin e të punësuarve në prill, si dhe dy muaj pas përfundimit të masës, pra deri në korrik. Ky është ndryshimi në Dekretin për mbështetjen financiare të pagave që Qeveria e miratoi sot në vazhdimin e seancës së 48-të. Krahas kësaj, është miratuar edhe plotësimi i Dekretit për zbatimin e Ligjit për marrëdhënie pune gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, i cili mundëson punësim retroaktiv të personave, punësimi i të cilëve u është ndërpre në periudhën nga 11 marsi deri më 30 prill dhe paraqitjen e tyre…
Situata e krijuar nga pandemina e koronavirusit nuk do të na ndalë ta festojmë festën e punëtoreve dhe punëtorëve sepse ato janë fuqia për zhvillimin e shoqërisë sonëm ka vlerësuar kryeministri teknik Oliver Spaovski. Ai ak thënë se krijuan masa të cilat në majën e prioriteteve i vendosin mbajtjen e vendeve të punës dhe pagat e të punësuarve. Spasovski, në urimin me rastin e Ditës ndërkombëtare të punës, shprehi falënderim për kontributin e punëtorëve që edhe në kushte të pandemisë marrin pjesë në qëndrueshmërinë e ekonomisë dhe veprimtarive vitale të vendit. OLIVER SPASOVSKI, KRYEMINISTËR TEKNIK “Kjo përpjekje e jashtëzakonshme, punë…
Si Ministri e Punëve të Brendshme konfirmuam se vetëdija te qytetarët është gjithnjë e më e madhe dhe në përgjithësi respektohet vendimi i Qeverisë për kufizim të lëvizjes. Për shkak të shëndetit fizik të vetë popullatës, është mirë që ora policore të mos zgjasë shumë, theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev. Ai sot ishte për vizitë pune në rajonin e Ohrit dhe Strugës ku vizitoi disa pika policore, si dhe karantinën më të madhe shtetërore, hotelin “Drin” në Strugë ku për momentin janë akomoduar gjithsej 200 shtetas të Maqedonisë, kryesisht mërgimtarët tanë në Itali. Çulev e përshëndeti disiplinimin…
Gjykata Kushtetuese ka aprovuar kërkesën e Lëivzjes “Vetëvendosje” për pezullimin e votimit të qeverisë Hoti. Kjo u bë e ditur nga avokati, Arianit Koci. “U pezullu!. S’kishte rrugë tjetër. Kosova s’po mundet me nje Qeveri e lere më me dy. Gjykata Kushtetuese po e ndërton narracionin se Kosova është shtet normal me politikane adoleshenta. Mos u ngutni priteni njoftimin me shkrim. Le te mos kuptohet ky status si presion mbi asnjërën pale”, ka shkruar ai.
Më 1 maj të vitit 2012-të, në një aksion policor u arrestuan më shumë se 20 persona të dyshuar për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovë ku në mesin e tyre kishte edhe gra, njofton Portalb.mk. Ekipi i ministres së atëhershme të Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, bashkë me zëvendësin e saj, Xhelal Bajrami, ish shefin e Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov dhe eprorë tjerë të Policisë, në një konferencë për shtyp deklaroi se të arrestuarit ishin radikalë islamistë të cilët sipas tyre, dyshohet të kenë marrë pjesë në vrasjen e pesëfishtë në Smillkovë me qëllim që të shkaktojnë pasiguri dhe frikë te qytetarët e Maqedonisë. “Këto janë grupe radikale islame, janë persona të rrezikshëm dhe…
Klinika Universitare për Hematologji në Shkup sot informon se me sukses është zbatuar edhe një transplantim i qelizave burimore-jo kongjenitale. “Na paraqet kënaqësi t’i informojmë të gjithë pacientët dhe shfrytëzuesit e shërbimeve shëndetësore në vend se me përpjekje të jashtëzakonshme të ISHP-së Klinika Universitare për Hematologji-Shkup, edhe krahas barrierave për shkak të Kovid-19, me sukses ishte zbatuar edhe një transplantim i drejtpërdrejtë i qelizave burimore jo-kongjenitale”, citohet në kumtesën e Klinikës.
Sistemi financiar është i gatshëm të përballet me krizën e koronës, ndërsa rregullimi i kujdesshëm i rregullatorëve financiarë është kryesisht i harmonizuar me rregulloret evropiane, dhe kjo ka kontribuar që sistemi të jetë në gjendje nga e cila mund të përballet me tronditjen e shkaktuar nga pandemia e Kovid-19. Këto janë disa nga konstatimet në seancën e djeshme të Komitetit për stabilitet financiar, të kryesuar nga guvernatorja e Bankës popullore, Anita Angellovska-Bezhoska, njofton Portalb.mk. Ajo i tregoi masa që synojnë lirimin e likuiditetit të bankave dhe drejtimin e tyre për të mbështetur ekonominë, përmes sasisë së zvogëluar të bonove të…

