Situata e krijuar nga pandemina e koronavirusit nuk do të na ndalë ta festojmë festën e punëtoreve dhe punëtorëve sepse ato janë fuqia për zhvillimin e shoqërisë sonëm ka vlerësuar kryeministri teknik Oliver Spaovski. Ai ak thënë se krijuan masa të cilat në majën e prioriteteve i vendosin mbajtjen e vendeve të punës dhe pagat e të punësuarve. Spasovski, në urimin me rastin e Ditës ndërkombëtare të punës, shprehi falënderim për kontributin e punëtorëve që edhe në kushte të pandemisë marrin pjesë në qëndrueshmërinë e ekonomisë dhe veprimtarive vitale të vendit.
OLIVER SPASOVSKI, KRYEMINISTËR TEKNIK
“Kjo përpjekje e jashtëzakonshme, punë dhe angazhim i çdo punëtori duhet të vlerësohet edhe nga punëdhënësit dhe shteti. Në emër të Qeverisë, u jap mirënjohje të madhe të gjithë punëtorëve në vend të cilët edhe një herë na e treguan vlerën e punës dhe solidaritetit”
Presidenti Stevo Pendarovski dërgoi urim me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës, në të cilën thuhet se puna duhet të vlerësohet dhe se goditja e rëndë ndaj ekonomisë e shkaktuar nga pandemia është edhe një arsye më shumë të punohet për respektimin e plotë të të drejtave të punëtorëve.
STEVO PENDRAVSKI, PRESIDENT
“1 Maji këtë vit është nën barrën e pandemisë të shkaktuar nga përhapja e koronavirusit në korniza globale. Në të njëjtën kohë, kjo ditë na rikujton se edhe më shumë duhet të vlerësojmë punën e të gjithë atyre që kontribuojnë në shoqërinë tonë. Punonjësit shëndetësorë janë në detyrë ditë e natë, ashtu si pjesëtarët e policisë dhe ushtrisë. Gazetarët dhe punonjësit e mediave, të punësuarit në veprimtaritë e shitjes dhe shërbimit, punonjësit komunalë janë angazhuar çdo ditë jashtë shtëpive të tyre”
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi i uroi qytetarët me rastin e 1 Majit – Ditës ndërkombëtare të punës në të cilën thekson se vlera e punëtorëve është edhe më e vlefshme në këto ditë të sfidave dhe pasigurisë të shkaktuar nga koronavirusi.
TALAT XHAFERI, KRYEPARLAMENTAR
“Një Maji e simbolizon luftën për të drejtat e punëtorëve dhe e mban të gjallë kujtimin për viktimat e grevës së Çikagos, për shkak të së cilës kjo datë shënohet tradicionalisht me demonstrata. Është jashtëzakonisht e rëndësishme të mbështeten punëtorët, jo vetëm për realizimin por edhe për rritjen e të drejtave të tyre, sidomos prej ne si krijues dhe faktorë politikë”.
Për ditën e punëtorëve kanë dërguar urime edhe përfaqësues të tjerë të institucionev, partive e të organizatave të ndryshme.



