Zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov, është distancuar nga vlerësimi I kryetarit të komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski. Dimitirievski përmes një postimi në rrjetet sociale ka vlerësuar se “regjimi aktual është i ngjashëm me regjimin e kaluar”, transmeton Gazeta Lajm. “LSDM distancohet nga deklaratat e tilla të Maksim Dimitrievskit dhe nga sjellja e tij ditët e fundit”, deklaroi Kostadinov. Ai shtoi se qeveria e udhëhequr nga LSDM mbetet e përkushtuar ndaj gjendjes shëndetësore të kumanovarëve.
Author: Hamdi Kumanova
Për informim të saktë dhe në kohë të qytetarëve me informacione zyrtare dhe të verifikuar në lidhje me ballafaqimin me koronavirusin, Qeveria e Republikës së Maqedonisë të Veriut njoftoi sot se ka hapur kanal të ri informimi në aplikacionin e njohur të komunikimit digjital “Viber”. Kanali i parë qeveritar komunikues i “Viberit” (Viber Community) mund të gjendet nën emrin “Koronavirus MK Koronavirus”, njëjtë si edhe mjetet tjera komunikuese të cilat Qeveria i ka hapur me qëllim të intensifikimit të komunikimit me qytetarët për ballafaqim më të lehtë me koronavirusin. Në këtë paketë është ueb faqja zyrtare koronavirus.gov.mk, aplikacioni celular për…
Agjencia për mbështetjen financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural informon të gjithë përdoruesit e masës “naftë e gjelbërt” se afati i fundit për kartelat e vitit të kaluar për furnizim me karburantin “euro dizel” për makineri bujqësore skadon në 30 prill të vitit 2020. Apelojmë deri tek të gjithë bujqit, nëse ata ende kanë mjete për furnizim me karburantin për makineri bujqësore, t’i përdorin ato, sepse pas 30 Prillit, kartelat do të bllokohen. Agjencia për mbështetjen financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural ka përfunduar tashmë procedurën e tenderit dhe brenda një periudhe jo më të gjatë se 60 ditë, kompania…
Risi në masën për 14.500 denarë mbështetje financiare nga Qeveria për pagesën e pagave për muajin prill dhe maj të këtij viti për të punësuar, ndërsa të cilat kanë të bëjnë në rritjen e përfshirjes së firmave, lehtësim të një pjesë të kritereve dhe rritje të fleksibilitetit, prezantoi sot ministrja e Financave Nina Angellovska. Sipas saj, bëhet fjalë për përmirësim të masës për të cilën janë ndarë 100 milionë euro që duhet të fillojë me zbatim për disa ditë. “Po bëhet përshtatja dhe fleksibilitet shtesë për ekonominë. Kjo është një masë e gjerë dhe serioze e mbështetur nga Banka Botërore…
Çmimi “Diplomat i Vitit”, që tradicionalisht ndahet në Ditën e Ministrisë së Punëve të Jashtme – 29 Prill, sivjet e marrin diplomatët – anëtar të Shtabit të Krizës pranë Ministrisë të formuar për luftë me pandeminë. Diplomatët Eleonora Todorovska, Mia Dimitrovska, Jumni Sali, Dragan Bpgdanovski, Agim Murtezani, Sërgjan Haxhi-Nikollov, Katina Georgiev, Bekri Ajdni, Boni Cvetanovska, Sashka Talevska, Reshat Berisha, Esat Veliu, Marjan Sofronieski, Sinisha Ivankoviq, Atina Niçoska dhe Suzana Tuneva, të cilët të palodhur dhe me përkushtim janë përballur me sfidat gjatë riatdhesimit të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të hasur në endte e vitit, bëri të ditur MPJ-ja. Ministri…
Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë i ka paralajmëruar qytetarët e Tetovës që për festën e “1 Majit” do t’i ashpërsojë kontrollet, për parandaluar shkeljet e masave qeveritare për mbrojtje nga virusi Covid-19. Ndërkohë, kanë apeluar që në hapësira publike të mos grumbullohen më shumë se dy persona, të mbahet distanca dhe të mbajnë pajisje mbrojtëse. “Në kuadër të festës së vazhduar, fundjavës së “1 Majit”, Sektori për punë të brendshme Tetovë apelon deri te qytetarët të cilët ditëve në vijim planifikojnë të dalin në natyrë, t’i respektojnë masat qeveritare dhe rekomandimet nga autoritetet shëndetësore, të mos grumbullohen në…
Kryeministri Oliver Spasovski përmes profilit të tij në Facebook ju bëri thirrje qytetarëve që të shkarkojnë dhe instalojnë aplikacionin “Stop Korona”, përmes së cilës do të mund të evidentohet nëse keni qenë afër ndonjë personi të infektuar me Kovid 19 “Shkarkoni aplikacionin nga https://stop.koronavirus.gov.mk/ dhe aktivizo Bluetooth. Kur telefoni juaj do të gjendet në afërsi me telefonin e personit të infektuar me Kovid-19 i cili gjithashtu ka të instaluar aplikacionin në fjalë, kjo informatë me lejen tuaj do të evidentohet në sistemin shëndetësorë”, shkruan Spasovski në facebook. “Mbrojeni vetveten dhe të afërmit tuaj. Ndihmo-bashkë ta stopojmë përhapjen e koronavirusit. Nga ne varet!”,…
Çulev thirret në përvojën e policëve të cilët kanë qenë për ekspertizë dhe të cilët theksojnë se nënë e birë kishin ndërruar jetë gati dy muaj. Vdekja e nënës dhe djalit në Veles ka ndodhur kah fundi i muajit janar apo eventualisht në fillim të muajit shkurt, theksoi ministri për punë të brendshme, Naqe Çulev, duke demantuar kështu zyrtarët shëndetësorë dhe konfirmuar lajmin e publikuar në Alsat .Për këtë, sipas Çulev flasin edhe të dhënat me të cilat disponon MPB-ja dhe sipas të cilave nënë e birë kishin afro dy muaj që kishin ndërruar jetë dhe jo një muaj siç…
Gjithsej 631 kredi pa interes janë miratuar nga linja Kovid 1 e Bankës për Zhvillim, në vlerë prej 4,7 milionë eurosh, kumtoi ministrja e Financave Nina Angelovska. Në këto firma, siç potencon ajo në profilin e saj të Fejsbukut, punojnë 5.588 të punësuar. Sipas strukturës nga gjithë kreditë e miratuara :76 për qind janë për ndërmarrjet mikro deri me 10 të punësuar, 22 për qind për firmat e vogla me deri 50 të punësuar dhe 1 për qind janë për kompanitë e mesme me deri 250 të punësuar. Prej gjithsej 4,7 milionë euro të miratuara 2,1 milionë euro janë për…
Pas mbledhjes së 39-të të Shtabit Komunalë Kumanovë i kërkoi Qeverisë që të rishikojë dhe ndryshojë dekretin për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse, me të cilën parashikohet gjobë prej 20 euro për personat fizikë për mosmbajtjen e maskës mbrojtëse. Në vend të kësaj Shtabi i Krizës së Kumanovës kërkon që i njëjti sanksion të zëvendësohet me një paralajmërim dhe dënim këshillues me punë të interesit shoqërorë. Gjithashtu u vendos që të lejohet organizimi dhe mbajtja e koncerteve muzikore në hapësira të hapura në sheshin e qytetit gjatë orës policore, për të cilën institucionet e interesuara kulturore, shoqatat dhe grupet do të…
Tridhjetë e dy vjeçarja D.I. nga Shkupi në disa raste ka vjedhur libra të ndryshëm nga kompania në të cilën ishte e punësuar, njoftojnë nga Ministria e Brendshme. Sipas policisë, ndaj saj është ngritur kallëzim penal për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit se ka kryer krimin e evazionit. “Në periudhën nga shtatori deri në nëntor 2019, e paraqitura në kompaninë në Shkup, në disa raste, nxori dhe shpërndau një sasi të madhe të librave të ndryshëm nga ndërmarrja”, informojnë nga MPB. Ajo përfitoi një fitim të paligjshëm të pasurisë në vlerë prej rreth 6.000 euro.
Për shkak masave për mbrojtje nga koronavirusi, shumë dasma janë anuluar. Në pyetjen se si do të zhvillohen ceremonitë e dasmave të cilat janë caktuar për këtë periudhë, kur do të zvogëlohen masat restriktive dhe do të fillojnë të punojnë restorantet, ministri i Shëndetësisë, Venko FIlipçe thotë se do të përgatitet protokoll shtesë për këtë. “Në një moment kur të ndodh edhe kjo. Restorantet do të hapen, ndërsa dasmat dhe ahengjet familjare do të mbahen. Por, do të duhet të ulet numri i të pranishmëve në restorantet. Gjithashtu do të duhet të sigurohet distanca mes mysafirëve”, tha Filipçe, përcjell SHENJA.…

