Risi në masën për 14.500 denarë mbështetje
financiare nga Qeveria për pagesën e pagave për muajin prill dhe maj të këtij
viti për të punësuar, ndërsa të cilat kanë të bëjnë në rritjen e përfshirjes së
firmave, lehtësim të një pjesë të kritereve dhe rritje të fleksibilitetit, prezantoi
sot ministrja e Financave Nina Angellovska.
Sipas saj, bëhet fjalë për përmirësim të masës për të cilën janë ndarë 100
milionë euro që duhet të fillojë me zbatim për disa ditë.
“Po bëhet përshtatja dhe fleksibilitet shtesë për ekonominë. Kjo është një
masë e gjerë dhe serioze e mbështetur nga Banka Botërore me 50 milionë
euro, e cila pritet të përfshijë 250.000 të punësuar, ndërsa për të cilën
kompanitë do të fillojnë të aplikojnë për disa ditë”, tha sot Angellovska në
konferencë për shtyp.
Ajo informoi se po lehtësohen kushtet për mbajtjen e numrit të të
punësuarve gjatë përdorimit të masës. Me kushtet e tanishme ndërmarrjet e
vogla dhe mikro mund ta mbajnë numrin e njëjtë të të punësuarve minus 15
për qind, ndërmarrjet e mesme deri në minus 10 për qind dhe firmat e
mëdha deri minus pesë për qind prej të punësuarve. para ndryshimit të këtij
kushti ata ishin të obliguara të mbajnë numrin e njëjtë të të punësuarve deri
në korrik, gjegjësisht dy muaj pas shfrytëzimit të masave.
U zgjerua përfshirja e masës edhe me ato firma të cilat dy vitet e fundit kanë
fitim, të cilat janë në listën e debitorëve të DAP-it dhe të cilat deri në mars të
këtij viti nuk janë vonuar me pagesën e detyrimeve në bazë të kredisë më të
gjatë se 90 ditë të afatit të maturimit dhe nëse investojnë vlerë të njëjtë apo
më të madhe të mbështetjes së marrë në trajnime të të punësuarve,
sendërtim të proceseve, kapital produktiv. Mjetet edhe për ata do të
transformohen në mjete grant.
Me këtë masë punëdhënësit marrin mbështetje prej 14.500 denarë në muaj
për të punësuar, ndërsa megjithatë punëtori merr siguri se do ta ruajë vendin
e punës edhe pas përfundimit të krizës, potencoi ministrja e Financave.
Masa është dedikuar për çdo firmë e cila nuk do të ketë ulje të të ardhurave
prej të paktën 30 për qind në prill dhe maj në lidhje me mesataren mujore të
vitit të kaluar, e cila nuk do të paguajë dividendë, bonuse, shpërblime
vjetore, shpërblime për sukses afarist për kohëzgjatje të masës, ndërsa
mesatarja e pagave më të larta neto në 10 për qind nga të punësuar të mos
tejkalojë 120.00 denarë për të punësuar.
Drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike Sanja Llukarevska bëri të
ditur se punëdhënësit për shfrytëzimin e masës nga muaji i ardhshëm duhet
të parashtrojnë kërkesë për mbështetje financiare përmes sistemit e-tatime
më së voni deri më 7 maj për pagat për në prill, gjegjësisht deri në 7 qershor
për pagat për në maj. Kërkesën DAP-i do ta konfirmojë në afat prej tre ditëve
nga dita e pranimit.
Përfitimet do t’i ndjejnë të gjithë tashmë me pagën e prillit. DAP-i për këtë
masë e sendërtoi sistemin me qëllim që në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë
të aplikojnë kompanitë. Shteti kujdeset për çdo të person të punësuar që ta
ruajë vendin e tij të punës, theksoi Llukarovska./MIA/



