Gjendja e jashtëzakonshme e krijuar si pasojë e korona-virusit Covid 19 ka bërë që nga 11 marsi 2020 të gjitha institucionet edukativo-arsimore të mbyllen dhe veprimtaria edukativo-arsimore të zhvillohet, aq sa mundet, nga shtëpia nëpërmjet platformave on-line. Megjithatë, sistemi arsimor, duke filluar nga ai fillor, i mesëm ose edhe i lartë, nuk arrin t’i përmbushë në tërësi planifikimet mësimore dhe nxënësit nuk arrijnë t’i fitojnë njohuritë e duhura dhe të parapara sipas programeve lëndore. Sipas kësaj, gjysmëvjetori i dytë, në shkollat fillore dhe të mesme, ose semestri veror, në universitete, nuk do të arrijë ta përmbushë realizimin e plotë të…
Author: Hamdi Kumanova
Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë shëruar 36 pacientë nga koronavirusi, raporton SHENJA. Në 24 orët e fundit janë bërë 362 testime, ndërsa janë konfirmuar 22 raste me Kovid-19. Raste janë evidentuar në: Shkup-11, Kumanovë-2, Strugë-1, Veles-3, Kavadar-2, Gostivar-2 dhe Negotinë-1. Gjashtë persona kanë humbur jetën nga Kovid-19.
Gjendja e sigurisë në rajonin, të cilin me aktivitetin e vet e mbulon Sektori i punëve të brendshme nga Dibra, është stabile. “Gjatë 24 orëve të fundit, në rajonin e komunave Dibër dhe Qendër Zhupa, nuk u regjistrua mosrespektim i vendimit për ndalesë të lëvizjes. Po ashtu në dy komunat nuk u evidentua shkelje e rendit publik dhe paqes, vjedhje dhe fatkeqësi të komunikacionit”, deklaroi zëdhënësi i Sektorit për punë të brendshme nga Ohri, Stefan Dimoski. Sipas tij, në vetizolim janë 17 persona dhe te ata është kryer kontroll nga ana e nëpunësve policorë. Në Dibër pas më shumë se…
Shtabi ndërkomunal i emergjencës – Gostivar, mbajti sot mbledhjen e dymbëdhjetë me ç’rast institucionet relevante raportuan për gjendjen aktuale me pandeminë Covid-19. Në rajonin e Gostivarit janë regjistruar edhe 3 raste të reja (në dy ditët e fundit) të infektuar me Covid-19, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve u ngrit në 17. “Fatkeqësisht kemi një rast që ka ndërruar jetë, 6 raste të shëruar dhe 10 raste aktive, prej të cilëve 6 në komunën e Gostivarit dhe 4 në komunën e Vrapçishtit, ndërsa gjithsej janë testuar 202 persona”, njoftoi kryetari i komunës së Gostivarit, në cilësinë e kryetarit…
Vijon periudhë e motit të ndryshueshëm dhe më të ngrohtë me periudha diellore. Në orët e pasdites do të ketë mot jostabil me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar. Sinoptikanët paralajmërojnë mot të ligë lokal me erë të fuqishme të kohë pas kohëshme dhe kushte për paraqitje të breshrit. Megjithatë nuk do të ketë ndryshime në temperaturat e mëngjesit dhe ato ditore.
Një çift nga fshati Banjicë e Epërme në Gostivar në testimet për Kovid-19 kanë rezultuar pozitiv. Për tre ditët e fundit ky është rasti i tretë me ç’rast numri i përgjithshëm i regjistruar në komunën e Gostivarit është gjashtë. Mëngjesin e sotëm në informacionin e dërguar deri te kryetari i komunës nga autoritetet shëndetësore është theksuar se dy banorë të Banjicës së Epërme kanë test pozitiv të koronavirusit, ndërsa gruaja është pranuar në gjendje të rëndë klinike. Deri më tani janë realizuar 203 teste në Qendrën e Gostivarit për Shëndet Publik. Deri të dielën, pas 12 ditëve nga i fundit…
Prokuroria Themelore Publike Strugë ka ngritur Propozimin për gjobitjen e një personi të akuzuar për veprën penale-Mos veprim në bazë të rregullave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë nga neni 206 nga Kodi Penal, transmeton Almakos. I akuzuari gjatë kohës së orës policore është kapur nga zyrtarët policor derisa ka qenë duke lëvizur në këmbë në afërsi të fshatit Frangovë, Strugë me 12 prill, me çka ka vepruar në kundërshtim me Vendimin për ndalesë dhe regjim i veçantë për lëvizje në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Prokurori kompetent publik propozoi që të akuzuarit t`i caktohet gjobë prej 100 gjobave…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës demanton informacionin e cila është publikuar në disa mediume për sjelljen e një Rregulloreje nga ana e Qeverisë me të cilën shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoninë e Veriut do të vazhdojnë me punë nga 18 maj 2020. Informojmë se bëhet fjalë për informacion dhe dokument me të cilin aspak nuk është përgatitur nga ana e MASH-it dhe e konfirmuar nga Qeveria. Kjo temë nuk ka qenë lëndë diskutimi në seancat e Qeverisë ditët e kaluara. Për të gjitha vendimet të cilat institucionet e sistemit në mënyrë të koordinuar i sjellin në kohën e…
Partia e gjelbër RDM apelon NQP Shkup të mundësojë transport të vazhdueshëm me autobus për qytetarët, në periudhën nga ora 5 deri në orën 19:00, kur nuk ka orë policore. Qytetarët reagojnë se regjimi aktual i autobusëve të transportit publik, në dy turne nga ora 5 deri në orën 9 dhe nga ora 13 deri në orën 19:00, e vështirëson kryerjen e detyrave të tyre. Në disa raste ata presin edhe nga 2-3 orë, që të fillojë turni i dytë, në mënyrë që të mund ta përdorin transportin publik. RDM beson se transporti i vazhdueshëm i autobusëve të qytetit do…
Shtetet e Bashkuara uruan të hënën Maqedoninë e Veriut për anëtarësimin në NATO dhe për vendimin e Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave të anëtarësimit, njofton Zëri i Amerikës. Sekretari amerikan i Shtetit, Michael R. Pompeo pati një bisedë telefonike me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski gjatë së cilës i quajti këto dy ngjarje “historike” dhe tha se “u bënë të mundura nga Marrëveshja e Prespës e vitit 2018”. Sekretari Pompeo e vlerësoi Presidentin Pendarovski dhe qeverinë e Maqedonisë së Veriut për udhëheqjen e tyre në realizimin këtyre arritjeve. “Shtetet e Bashkuara besojnë se ato do të sjellin…
Shtabi i Krizës i Kumanovës kërkon nga ISHSSH që t’i dorëzohet raporti dhe procesverbali nga mbikëqyrja inspektuese, organet kompetente ta zbardhin rastin. Këto janë disa nga konkluzionet nga mbledhja e 38-të e mbajtur e shtabit komunal për mbrojtje dhe shpëtim. “Shtabi është i shqetësuar për shkak të gjendjes së krijuar me mbikëqyrjen e jashtëzakonshme inspektuese të ISHSSH sa i përket komandantit dhe anëtarit shoqërues të shtabit për shkelje të supozuar të procedurave dhe kërkon që procesverbali dhe raporti nga procedura t’i jepet në mbikëqyrje”, thuhet në kumtesën e sotme. Nga shtabi njoftojnë se konstatimi i tillë hedh dyshim ndaj punës…
LSDM-ja nuk mund ta fshehë paaftësinë, kështu që vazhdon të lëshojë kumtesa plot gënjeshtra. Është gënjeshtër që masat i ndihmuan qytetarët dhe Republikën e Maqedonisë. Realiteti është shumë më ndryshe. Republika e Maqedonisë është ndër vendet evropiane që për ndihmë të ekonomisë ka injektuar më pak sasi parash në muajin e parë pas shpalljes së pandemisë. Sipas analizës së Institutit për Kërkime Ekonomike Sazadveg, nga 7 prilli, Maqedonia ka marrë vendim financiarisht të intervenojë në ekonomi në shumën prej 0.2 për qind të BPV-së. Për shkak të improvizimeve të LSDM-së, madje 78 për qind e punëtorëve në Maqedoni janë prekur…

