Partia e gjelbër RDM apelon NQP Shkup të mundësojë transport të vazhdueshëm me autobus për qytetarët, në periudhën nga ora 5 deri në orën 19:00, kur nuk ka orë policore.
Qytetarët reagojnë se regjimi aktual i autobusëve të transportit publik, në dy turne nga ora 5 deri në orën 9 dhe nga ora 13 deri në orën 19:00, e vështirëson kryerjen e detyrave të tyre. Në disa raste ata presin edhe nga 2-3 orë, që të fillojë turni i dytë, në mënyrë që të mund ta përdorin transportin publik.
RDM beson se transporti i vazhdueshëm i autobusëve të qytetit do të kontribuojë gjithashtu edhe në uljen e numrit të udhëtarëve në një autobus, që është në përputhje me masën për ruajtjen e distancës fizike, për shkak të mbrojtjes nga koronavirusi.
RDM- Zyra për marrëdhënie me publikun



