Prokuroria Themelore Publike Strugë ka ngritur Propozimin për gjobitjen e një personi të akuzuar për veprën penale-Mos veprim në bazë të rregullave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë nga neni 206 nga Kodi Penal, transmeton Almakos.
I akuzuari gjatë kohës së orës policore është kapur nga zyrtarët policor derisa ka qenë duke lëvizur në këmbë në afërsi të fshatit Frangovë, Strugë me 12 prill, me çka ka vepruar në kundërshtim me Vendimin për ndalesë dhe regjim i veçantë për lëvizje në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Prokurori kompetent publik propozoi që të akuzuarit t`i caktohet gjobë prej 100 gjobave ditore, ndërsa vlera e një gjobe ditore t`i caktohet 30 euro në kundër vlerë në denar./Almakos/



