Tridhjetë mijë maska mbrojtëse ka marrë komuna e Tetovës nga institucionet qeveritare për të cilat nga Shtabi i Krizës bënë të ditur se një pjesë do të shpërndahen deri te shtëpitë e qytetarëve. Shtabi i Krizës sot mbajti mbledhjen e nëntë. “Qeveria pozitivisht iu përgjigj kërkesës së Shtabit të Krizës të Komunës së Tetovës dhe pranuam donacion prej 30.000 maskave mbrojtëse të cilat do të shpërndahen në shtëpitë e qytetarëve, ndërsa një pjesë e tyre do të shpërndahen edhe deri te të punësuarit në NPK Tetovë dhe Njësiti Territorial Zjarrfikës, të cilët çdo ditë po bëjnë dezinfektim të rrugëve dhe…
Author: Hamdi Kumanova
Ministri teknik i Punëve të Brendshme Naqe Çulev, i ka propozuar Qeverisë që gjatë fundjavës së ardhshme, kur edhe do të shënohet Dita e Punës (1 maji) të mos ketë orë policore të vazhduar, sikur ishte me rastin e Pashkëve. Në vend të kësa, Çulev propozon që ora policore të fillojë njëjtë sikur fundjavën e kaluar, kur ndalesa filloi të shtunën në orën 15:00, ndërsa zgjati deri të hënën në mëngjes. “Me rastin e fundjavës së vazhduar për 1 maj, thekson se Qeveria duhet të sjellë vendim i cili do të jetë i njëjtë me fundjavën e kaluar. Çdo kufizim…
Në Dibër, vetëm edhe një person është pozitiv me “Kovid-19” dhe gjendet në trajtim mjekësor në shtëpi. Sot, atij do t’i merret shtupë kontrolli dhe nëse rezultati është negativ, ai do të përfshihet në listën e personave të shëruar, informoi mes tjerash, kryetari i Komunës së Dibrës, Hekuran Duka. Kryetari i Komunës së Dibrës, i cili gjithashtu e drejton Shtabin Operativ të Komunës, tha në konferencën për shtyp, pas mbledhjes së Shtabit, se nuk ka raste të reja të diagnostikuar pozitivë me koronavirus në 24 orët e fundit, me ç’rast numri mbetët 51 persona të infektuar. Nga numri i përgjithshëm,…
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në lidhjen e tij “via skype” nga shtëpia, pasi dihet se prej disa ditësh ndodhet në vetizolim, njoftoi për gjendje e pacientëve të shtruar në spitale. Sipas ministrit në Klinikën Infektive ndodhen të shtruar 61 pacientë, 18 në gjendje të rëndë, 5 në aparate respiratore. Në spitalin “8 Shtatori” 8 pacientë të rinj, 4 ndodhe në gjendje të rëndë. Në Manastir 7 pacientë, në spitalin e Shtipit 2, ndërsa në spitalet e Kumanovës, Velseit, Prilepit 50 të shtruar. Gjithsesi ai tha se gjendja në spitale mbetet e përballueshme nëse vazhdohet me këto ritme të prekurish.
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) orientoi 2,5 milionë euro drejt SHA “Ohridska Banka” Shkup për të mbështetur projektet për efikasitetit energjik në objekte rezidenciale. Kjo është marrëveshja e parë e nënshkruar për kredi që nga fillimi i krizës globale, e cila do ta mbështesë efikasitetin energjetik të ndërtesave të banimit, do të ndihmojë në uljen e gazrave të cilat do të krijojnë efekt të kopshtit qelqor dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së pronarëve të amvisërive. “Me nënshkrimin e kësaj kredie sot, BERZH tregon se është i gatshëm të mbështesë bankat partnere në të gjitha rrethanat. Vërejmë se…
Dje në ora 19, zyrtarët policor nga SPB Shkup, në udhëkryqin e rrugëve “Cvetan Dimov”me rrugën “Hristijan Todorovski Karposh”, gjatë kohës së orës policore, e kanë arrestuar Xh.A.(39) nga fshati Mojancë,Shkup dhe P.I.(26) nga Shkupi, transmeton Almakos. Ata në mënyrë agresive janë sjell ndaj zyrtarëve policor. Pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të ngriten padi adekuate penale.
Klinika Universitare e Sëmundjeve Infektive dhe Gjendje Febrile sot pranoi “UV Gard” – pajisje me rreze UV për dezinfektim të hapësirave dhe ajrit nga viruset dhe bakteret, me qëllim përforcim të kushteve në këtë institucion ku janë vendosur dhe po mjekohen pacientët të cilët janë të infektuar dhe pozitivë në virusin korona. Aparati, siç theksohet, dezinfekton edhe hapësira dhe ajër, 360 gradë përreth, punon në parimin e rrezatimit të shkurtë UV-C largësi prej 254 nanometra, i mbyt mikroorganizmat të cilat kanë kontakt me dritën, ua shkatërron acidet dhe e prish DNK e tyre, duke mos iu lanë hapësirë që ta…
Dy raste të reja me virusin korona janë regjistruar sot në rajonin e Tetovës, kështu numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë rajon ka arritur në 75. Megjithatë, nga i njëjti numër ka të shëruar 24 persona kurse 4 prej tyre kanë ndërruar jetë, njofton Portalb.mk. Sipas komunave reale, numri i të infektuarve në Tetovë me rrethinë është si vijon: Komuna e Tetovës 29 (2 kanë ndërruar jetë) Komuna e Bogovines 26 (1 ka ndërruar jetë) Komuna e Tearcës 5 Komuna e Bërvenicës 6 (1 ka ndërruar jetë) Komuna e Jegunovcës 4 dhe Komuna Zhelinës 4 të infektuar. Nga Komuna e…
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) bëri të ditur se sot janë ngritur padi nga gazetarët për sulmet ndaj tyre në ngjarjet në Kuvend të 27 prillit para tre viteve. “Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë kujton se më 27 prill, tre vjet më parë, u zhvillua ‘E enjtja e përgjakshme’, ku një grup i madh i përkrahësve të nismës “Për Maqedoni të Përbashkët” hynë në Kuvendin e Maqedonisë, duke sulmuar gazetarët, kameramanët, deputetët dhe zyrtarë të tjerë. Në emër të shënimit të kësaj dite të zezë për demokracinë dhe avokimit për lirinë e shprehjes dhe sigurinë e gazetarëve, një grup…
VMRO-DPMNE-ja sot kërkoi që në takimin e ardhshëm të liderëve, përveç gjendjes me krizën shëndetësore dhe ekonomike, e cila, siç thonë, është prioritet numër një për momentin, të diskutohet dhe harmonizohet strategji dhe dokument i përbashkët si përgjigje të kushtëzimit të Bullgarisë. Në të njëjtën kohë, të diskutohet edhe për vendosjen e bazave për politikë të harmonizuar të jashtme, si dhe strategji për siguri kombëtare. Këto, sipas partisë opozitare, do të ishin dokumente me karakter afatgjatë dhe do të ishte detyruese për të gjitha qeveritë e ardhshme. “Të bëjmë këtë derisa nuk bëhet vonë. I sigurtë jam se një pozicion…
Kryetari i Komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski dhe drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza në Kumanovë Goran Stojanovski, dje janë testuar edhe një herë sipas portokollit nga ana e Qendrës për Shëndet Publik në Kumanovë dhe siç mëson TV21 kanë rezultuar negativ ndaj koronavirusit. Ndonëse në testimet e para nga kjo qendër para dy javësh u diganostikuan me COVID-19, Dimitrevski dhe Stojanovski dolën nga karantina për t’u testuar privatisht, ku rezultuan negativ. Për shkak të mosrespektimit të izolimit atyre u është shqiptuar dënim me 300-500 euro./TV21
Sot jemi në një nga ditët aspak të zakonta të vitit për dy arsye, siç është kjo e 27 prillit. 1. Prej 11 marsit, kur OBSh-ja shpalli zyrtarisht gjendjen e pandemisë, ne jemi të gjithë nën të njëjtën trysni e presion të vazhdueshëm nga rreziku i COVID-19. Mirëpo duket se edhe vendi ynë si disa vende të tjera tashmë po planifikon lehtësimin e masave. Duam të bëjmë një apel shumë të rëndësishëm tek të gjithë qytetarët e republikës sonë, në lidhje me këtë fazë: Me lehtësimin e masave nuk do të thotë ulje e rrezikshmërisë së virusit. Madje me lehtësimin…

