Për informim të saktë dhe në kohë të qytetarëve me informacione zyrtare dhe të verifikuar në lidhje me ballafaqimin me koronavirusin, Qeveria e Republikës së Maqedonisë të Veriut njoftoi sot se ka hapur kanal të ri informimi në aplikacionin e njohur të komunikimit digjital “Viber”.
Kanali i parë qeveritar komunikues i “Viberit” (Viber Community) mund të gjendet nën emrin “Koronavirus MK Koronavirus”, njëjtë si edhe mjetet tjera komunikuese të cilat Qeveria i ka hapur me qëllim të intensifikimit të komunikimit me qytetarët për ballafaqim më të lehtë me koronavirusin. Në këtë paketë është ueb faqja zyrtare koronavirus.gov.mk, aplikacioni celular për “Android” dhe “IOS”, si dhe profilet e mediave sociale “Fejsbuk”, “Instagram” dhe “Tuiter”:
Siç informoi shërbimi qeveritar për media qëllimi i kanalit të ri për komunikim i “Viberit” është informimi shpejtë, i plotë dhe i saktë i qytetarëve për të gjitha masat e ballafaqimit me koronavirusin nga institucionet, informacionet më të reja nga Ministria e Shëndetësisë, si dhe ndihmë për të gjithë qytetarëve të cilëve u duhet informim i saktë lidhur me situatën.
“Viber” është një ndër aplikacionet më të dobishme për shkëmbimin e porosive në vendin tonë, me mbi një miliardë shfrytëzues në botë.
“U bëjmë thirrje qytetarëve të bashkangjiten në ‘Koronavirus MK Koronavirus’ , ‘Viber’ për marrjen e informacioneve të sakta, zyrtare dhe të shpejta lidhur me Kovid-19 në telefonin celular. Linku për kyçje: https://vb.me/nmk_gov”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.



