Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov me rastin e 29 Prillit – Ditës së Ministrisë së Punëve të Jashtme, i dhuroi maska dhe ballikë Kryqit të Kuq të Maqedonisë së Veriut., përcjell GazetaExpress.
“Ministria e Punëve të Jashtme kohët e fundit ka organizuar transportin e ndihmës mjekësore nga Pekini në Shkup, një pjesë e të cilave – 10.400 maska mbrojtëse dhe 1.000 ballikë, të cilat përmes Kryqit të Kuq të Maqedonisë së Veriut do të arrijnë atje ku ato janë më të nevojshme”, tha Dimitrov.
Theksoi se sfidat e sotme korrespondojnë me etjen për solidaritet dhe mbështetje, dhe siç tha, ne si Ministri, por edhe qytetarë të Maqedonisë, me ndihmën e miqve tanë po bëjmë gjithçka për t’u marrë me këtë telashe dhe barrë globale.
Dimitrov me rastin e Ditës së MPJ-së i dhuroi maska dhe ballikë Kryqit të Kuq
“Sot, kur festohet Dita e MPJ – 29 Prilli, dëshiroj të riafirmoj misionin tonë, por edhe misionin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq që tejkalon kufijë, shtrin dorën e solidariteti dhe ndërton ura miqësie dhe aleancash”, tdeklaroi Dimitrov.
Ai u uroi durim dhe këmbëngulje të gjithë bashkëqytetarëve, të cilët janë në vijën e parë të luftës kundër koronavirusit dhe shprehu shpresë se ky donacion do të kontribuojë në mbrojtjen dhe sigurinë e tyre.
“Duke pasur parasysh rrethanat, këtë vit nuk do të mbahet festimi tradicional, me të cilën ishte menduar të shënohet 51 vjetori i themelimit të Byrosë së marrëdhënieve me jashtë, por rrethanat e jashtëzakonshme nuk e ndërprenë ndarjen tradicionale të çmimit “Diplomat i vitit”, tha Dimitrov.
Dimitrov me rastin e Ditës së MPJ-së i dhuroi maska dhe ballikë Kryqit të Kuq
Shefi i diplomacisë theksoi se këtë vit, për herë të parë, çmimi do t’u jepet disa diplomatëve, sepse, siç tha ai, ata kanë punuar jashtëzakonisht mirë në kushte të jashtëzakonshme.
“Urime të përzemërta për Eleonora Todorovska, (MEDIAL) Dimitrovska, Jumni Sali, Dragan Bogdanovski, Agim Murtezani, Sërgjan Haxhi-Nikollov, Katina Georgiev, Bekri Ajdini, Boni Cvetanovska, Sashka Talevska, Reshat Berisha, Esat Veliu, Marjan Saranovski, Sinisha Ivankoviq, Athina Niçoska dhe Suzana Tuneva. Mirënjohje këtyre anëtarëve të Shtabit të krizave në Ministri, të cilët me përkushtim u morën me sfidat e riatdhesimit të shtetasve vendas, të cilët u gjetën jashtë për shkak të pandemisë. Urime për ta dhe për të gjithë diplomatët, kolegë të mi të dashur në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në PDK-të tona, për kontributin e tyre në zhvillimin e diplomacisë maqedonase. Urime Dita e Ministrisë së Punëve të Jashtme!, tha ministri.
Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Sait Saiti mori dhe u falënderua për donacionin në emër të punonjësve të MPJ-së, duke theksuar se në këtë moment shumë subjekte në vend janë në të njëjtin mision – të ndihmojnë dhe mbështesin njerëzit e qytetarëve tanë.
Theksoi se donacioni do të jetë pjesë e përpjekjeve të përgjithshme të Kryqit të Kuq për të ndihmuar të gjithë qytetarët dhe institucionet që kanë nevojë për një ndihmë të tillë për momentin.
Dimitrov me rastin e Ditës së MPJ-së i dhuroi maska dhe ballikë Kryqit të Kuq
“Një pjesë e këtyre maskave mbrojtëse dhe ballikëve do të përdoren për vullnetarët tanë që janë në terren çdo ditë dhe bëjnë shumë punë të dobishme për momentin dhe u ndihmojnë shumë qytetarëve tanë, por sigurisht që disa nga pajisjet do të shpërndahen tek qytetarët tanë përmes aktiviteteve që do t’i organizojmë në periudhën e ardhshme në terren, në mënyrë që të jemi pjesë e të gjitha përpjekjeve të bëra në drejtim të përmirësimit të mbrojtjes së qytetarëve tanë dhe përmirësimit dhe ngritjes së kulturës shëndetësore në një nivel më të lartë”, tha Saiti.
Ai në emër të Kryqit të Kuq, uroi Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të gjithë diplomatët që u vlerësuan, si dhe të gjithë punonjësit e Ministrisë, dhe i përgëzoi për përpjekjet e tyre, të cilat, siç tha, Ministria i bën për promovimin e vendit tonë dhe për arritjen e qëllimeve strategjike të politikës sonë të jashtme.



