EVN Maqedoni bëri donacion 13 perfuzues dhe pompa
infuzioni për repartin e kujdesit intensiv të Spitalit të Qytetit Klinika Universitare për
Sëmundje Kirurgjikale „Sv. Naum Ohridski“ nga Shkupi. Këto pajisje mjekësore
shfrytëzohen për dozim adekuat dhe preciz të medikamenteve te pacientët e kujdesit
intensiv. Në mënyrën bashkëkohore të trajtimit, këta aparate janë të nevojshme gjatë
kontribuimit për shërim më të suksesshëm të më shumë pacientëve. Për prokurim të
perfuzuesve, EVN ndau 10 000 euro.
„Falënderime të veçanta për EVN që realizon një donacion të tillë gjatë kohës së
situatës aktuale me korona virusin, kur klinika jonë përveç pacientëve të saj po
pranon edhe të gjithë pacientët që duhet të trajtohen kirurgjikalisht nga ana e
qendrave të tjera ku shërohen të infektuarit me virusin. Pikërisht këta perfuzues
janë të nevojshëm për trajtim adekuat të pacientëve në njësinë për kujdesin
intensiv në spitalin tonë“, deklaroi drejtori i klinikës, d-r Ljuben Arsenkov.
EVN gjatë 6 muajve të fundit ka mbështetur më shumë projekte dhe iniciativa në
sistemin e shëndetësisë të vendit. Përveç donacionit në Spitalin e Qytetit, është
realizuar dhe donacion prej 200 000 euro për Ministrinë e Shëndetësisë me qëllim
të menaxhimit me korona virusin. Me anë të donacionit prej 10 000 euro, EVN
realizoi lidhjen në rrjetin energjetik të spitalit të ri mobil, ndërsa ndau dhe 60 000
euro për pastrues të ajrit dhe makina respiratore për foshnjet.
Data 22.09.2026
Aktuale
- Noga shfaqet në takim me ministrin Sveçla: “Miku i familjes”, takimi që ngjall shumë kureshtje
- Ministri çek: Bllokimi i Maqedonisë së Veriut dëmton edhe interesat e BE-së
- Çmimi i naftës në Belgjikë arrin nivelin më të lartë historik
- “Fshiu “gjurmët” e Ergys Agasit te vilat qeveritare në Durrës”/ Zbardhet roli i biznesmenit të arrestuar, Embro Sulejmani ndërhyri te kamerat e sigurisë
- Izet Mexhiti: Në Çair po ndërtohet bulevard!
- Zjarr aktiv pranë Rashçes, nën kontroll pranë Belicës dhe Jasenit
- Vjeshta mbërrin sonte në orën 02:05, do të zgjasë deri më 21 dhjetor në orën 14:50
- BE-ja si palë e tretë në mosmarrëveshjen mes Shkupit dhe Sofjes





