Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski përmes një videolidhje sot bisedoi me mjekun Angellço Andonovski, drejtor i Institutit për Sëmundje të Mushkërive të Bardha te Fëmijët – Kozle, me çka shprehu mbështetje dhe falënderim për angazhimin e deritanishëm jovetjak të mjekut Andonovski si drejtor i instituti Kozle, por edhe për të gjithë të punësuarit në këtë institucion shëndetësor, në kushte të krizës korona.
Siç bëri të ditur Kabineti i presidentit, në bisedën mjeku Andonovski informoi presidentin Pendarovski për mënyrën e funksionimit të spitalit, i cili që në fillim të pandemisë së virusit Kovid-19, është institucion shëndetësor ku mjekohen fëmijët të cilët janë të dyshimtë ose lëngojnë nga virusi, si dhe fëmijë me temperaturë të lartë dhe probleme në mushkëri të bardha.
Andonovski sqaroi se krahas pacientëve të rregullt, në kuadër të spitalit funksionon reparti i veçantë KOVID dhe Instituti paraqet qendër KOVID 2.
Deri më tani, siç bëri të ditur mjeku Andonovski në bisedë, në spital janë testuar më shumë se 50 fëmijë. Prej tyre katër ishin pozitivë në virusin. Fëmijët më të vegjël të diagnostikuar ishin të moshës prej 4 muajve, ndërsa më i madhi i moshës 15-vjeçare. Për momentin siç tha mjeku Andonovski, në spitalin Kozle janë hospitalizuar tre fëmijë të cilët janë të dyshimtë në virus, në mesin e të cilëve edhe një foshnje e lindur para 16 ditëve. Sipas mjekut Andonovski fëmijët të cilët sëmuren nga virusi, kanë simptoma të lehta dhe kalojnë pa kurrfarë komplikimesh. kjo, siç theksoi mjeku Andonovski, në masë më të madhe është rezultat i distancimit fizik, gjegjësisht fëmijët rrinë në shtëpi me prindërit e tyre dhe nuk shkojnë në kopsht ose shkollë.
Instituti për Sëmundje të Mushkërive të Bardha në Kozle, sipas drejtorit Andonovski dhe tani në këto rrethana të jashtëzakonshme, funksion pa probleme dhe ka kuadër të mjaftueshëm medicinal dhe jomedicinal. Në mesin e të punësuarve deri më tani nuk ka persona të sëmurë nga virusi KOVID-19.



