Deputetët e LSDM-së do të respektojnë qëndrimin e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi për moskonvokimin e seancës emergjente për të konfirmuar vendimet për gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit, por kërkojnë përgjigje të kërkesës së tyre, e cila është dorëzuar formalisht deri tek Kuvendi.
“Si më parë, ashtu edhe tani, do ta respektojmë plotësisht qëndrimin e kryetarit të Kuvendit, por ne konsiderojmë se si deputetë, të paktën që duhet të ndodhë, në fakt, meritojmë të marrim përgjigje nga kryetari i Kuvendit për kërkesën me shkrim që është dorëzuar formalisht, e jo për të marrë përgjigje përmes mediave”, deklaroi Snezhana Kalleska Vançeva, sot në konferencën për shtyp, duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
Sipas saj, e drejta legjitime e deputetëve në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit nuk mund të interpretohet si grusht shtet.
Deputetët e LSDM-së do të respektojnë qëndrimin e Xhaferit, por duan përgjigje formale të kërkesës për seancë emergjente
Deputetët e LSDM-së dhe deputetët e partnerëve të tyre të koalicionit javën e kaluar parashtruan në Kuvend kërkesë për seancë emergjente për të konfirmuar vendimet për gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të Kovid-19 nga presidenti Stevo Pendarovski. Kuvendi është shpërbërë për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 16 shkurt, ndërsa kërkesa e kryetarit Xhaferi, i cili nuk iu përgjigj kërkesës së tyre disa ditë, ishte që Kuvendi i vetshpërndarë nuk mund të konvokohet përsëri.
Xhaferi u prononcua mbrëmë për TV 21, duke theksuar edhe një herë se nuk ka mundësi për konvokimin e përbërjes së shpërbërë parlamentare.
“Kuvendi mund të kthehet vetëm pas zgjedhjeve të ardhshme”, deklaroi Xhaferi.
Ai thotë se çdo mënyrë tjetër, përveç se pas zgjedhjeve, për mbledhje të Kuvendin, është përpjekje për grusht shtet. Konfirmon se është bërë presion mbi të për të konvokuar sërish deputetët dhe për mbledhje të Kuvendit, por, siç thekson, “me Kuvendin më është përfunduar”.
“Më 16 shkurt, secili deputet votoi për ndërprerjen e mandatit. Kuvendi do të mbledhet pas zgjedhjeve të ardhshme”, thotë kryetari i Kuvendit, duke komentuar nismën për konvokimin e sërishëm të Kuvendit.



