Gjatë kësaj periudhe, kur po përballemi me pandeminë e shkaktuar nga Covid-19, Ecolog International vjen me një donacion që ka për qëllim t’u sjellë lehtësira shumë nxënësve që vijnë nga familjet në nevojë. Siç është e ditur tashmë, masat për parandalimin e përhapjes së virusit e sollën nevojën që arsimi të kalojë në formën e zhvillimit të procesit mësimor online. Si rrjedhojë, në mungesë të pajisjeve teknologjike adekuate shumë nxënës mbetën jashtë këtij procesi.
Për t’ua mundësuar ndjekjen e mësimit online një numri të madh të këtyre nxënësve, një ekip i dedikuar i kompanisë Ecolog e projektoi këtë donacion brenda dy javësh. Për realizimin e këtij projekti Ecolog International e çmon dhe i falënderon institucionet shtetërore për kontributin e tyre duke siguruar evidencën e nxënësve që u mungojnë këto pajisje në të gjitha komunat e vendit. Në bazë të këtij informacioni u vendos që projekti të dizajnohet në mënyrë që t’i mbulojë rastet nga familjet më të rënduara sociale, duke filluar nga Shkupi, Tetova, Gostivari, Manastiri, Kërçova, Ohri, Struga, Dibra, Prilepi, Kumanova, Velesi, Strumica, Gjevgjelia, Krusheva, e duke u shtrirë edhe në zonat rurale.
Shpërndarja e pajisjeve teknologjike nëpër këto komuna do të fillojë gjatë kësaj jave duke nisur nga qyteti i Shkupit, për të vazhduar më tej realizimi në disa faza.
Filantropi Lazim Destani, lidhur me këtë iniciativë, tha:
“Ky donacion u dedikohet nxënësve të cilët për shkak të mungesës së pajisjeve teknologjike mbetën jashtë procesit arsimor. Ndër gjërat më të rëndësishme që mund të bëjmë gjatë krizës që solli Covid-19 është që, e ardhmja e këtij vendi, fëmijët, të vazhdojnë me ndjekjen e procesit mësimor pa pengesa”.
Ndërsa drejtuesit e kompanisë e cila u kujdes që ky donacion të jetë në nivelin më të mirë të mundur thanë se projektet e dedikuara për fëmijët në përgjithësi dhe në veçanti për nxënësit janë pjesa kryesore e filozofisë së përgjegjësisë shoqërore të kompanisë.
“Ky projekt ka qenë një sfidë e rrallë logjistike, por edhe një emocion i veçantë. Jemi jashtëzakonisht të kënaqur që përkrah vështirësive të mosfunksionimit të rregullt të tregjeve arritëm ta finalizojmë projektin duke siguruar disa mijëra pajisje elektronike për nxënësit që vijnë nga familjet në nevojë, në Maqedoninë e Veriut. Lehtësirat që u sjellim këtyre familjeve dhe gëzimi në fytyrat e fëmijëve përbëjnë kënaqësinë tonë më të madhe.”
Ecolog si gjithmonë, vazhdon me kultivimin e vlerave për zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë sonë, në të gjitha sferat.
Data 22.09.2026
Aktuale
- Meta Muse: Aplikacioni që sfidon ChatGPT me një nisje të jashtëzakonshme
- Gëzim i madh në familjen Istrefi! Era dhe Nora bëhen me një anëtar të ri, dalin pamjet e para të bebit
- Kongresmeni amerikan Joe Wilson akuzon Vuçiqin për rritjen e ndikimit rus dhe kinez në Evropë
- “Ku ndodhet Vlora Hyseni? S’ka asnjë reagim apo shpjegim!”, Belind Këlliçi: Rama do të firmosë shkarkimin e një fantazme të arratisur!
- Shkarkimi i Vlora Hysenit, aktivisti Erlind Xhindi: Presim që hetimet të shkojnë më lart, tek Balluku dhe Rama
- Shpërthen zjarr në një depo për ngjyra në Shkup, zjarrfikësit në terren
- “FILM I SHTETIT” nga Roland Sejko është propozimi i Shqipërisë për Çmimet Oscar 2027
- LVV-ja në pritje të vendimit të Kushtetueses: Çfarë do të ndodhë me ligjin për Gjykatën Speciale?







