Dje I.M.(43) nga fshati Dobarca në policinë ka lajmëruar se ai dhe nipi i tij janë sulmuar fizikisht nga fqinjtë e tyre A.A. dhe F.A., transmeton Almakos.
Fillimisht në oborrin e I.M. është futur F.A. i cili ka kërkuar nga nipi i tij E.M. që ta mbaj të lidhur qenin në oborr pasi që është futur te ai në shtëpi dhe pastaj E.M. është goditur nga F.A.
Disa orë më vonë, në oborrin e I.M. ka ardhur edhe A.A.( fëmijë i F.A.) pas së cilës është shkaktuar një diskutim ku ka përfunduar me rrahje ku janë përdorur edhe shufra prej hekuri dhe shtiza bejsbolli.
I.M. ka kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin në Tetovë ku janë konstatuar lëndime të dukshme në fytyrë si dhe thyerjen e gishtit nga dora e djathtë.
Po punohet për zbardhjen e tërësishme të rastit./Almakos/
Data 22.09.2026
Aktuale
- Meta Muse: Aplikacioni që sfidon ChatGPT me një nisje të jashtëzakonshme
- Gëzim i madh në familjen Istrefi! Era dhe Nora bëhen me një anëtar të ri, dalin pamjet e para të bebit
- Kongresmeni amerikan Joe Wilson akuzon Vuçiqin për rritjen e ndikimit rus dhe kinez në Evropë
- “Ku ndodhet Vlora Hyseni? S’ka asnjë reagim apo shpjegim!”, Belind Këlliçi: Rama do të firmosë shkarkimin e një fantazme të arratisur!
- Shkarkimi i Vlora Hysenit, aktivisti Erlind Xhindi: Presim që hetimet të shkojnë më lart, tek Balluku dhe Rama
- Shpërthen zjarr në një depo për ngjyra në Shkup, zjarrfikësit në terren
- “FILM I SHTETIT” nga Roland Sejko është propozimi i Shqipërisë për Çmimet Oscar 2027
- LVV-ja në pritje të vendimit të Kushtetueses: Çfarë do të ndodhë me ligjin për Gjykatën Speciale?



