Qeveria ka lëshuar linjën e dytë të kredive pa kamatë për kompanitë e prekura nga kriza me korona virusin. Ministrja e financave, Nina Angellovska, tha se nga e mërkura në mesnatë për kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme do të jenë në dispozicion 8 milion euro, ndërsa për dallim nga linja e parë kreditore, kësaj rradhe do të mund të aplikojnë kompanitë nga të gjithë sektorët.
Nina Angellovska, ministre e financave
“Nga e mërkura 29 prill, kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme nga të gjitha sferat, të prekura nga kriza kovid19 do të mund të aplikojnë për linjën e dytë të kredive pa kamatë në shumë prej 8 miljon euro. Kjo do të jetë një injekcion dhe ndihmë e rëndësishme likuideti, veçanërisht për kompanitë e vogla dhe mikro. Linja Kovid2 ofron shumë më të madhe të përgjithshme nga linja Kovid1 por edhe shumë më të madhe të kredive individiuale dhe ajo që është me rëndësi është se përfshin të gjithë sektorët e prekur nga kriza dhe ka kushte të lehtësuara dhe mënyrë të lehtësuar për aplikim. Mjetet nga këto kredi janë siguruar përmes fondeve kompenzacioni nga Japonia”
Drejtori i Bankës për zhvillim, Kire Naumov sqaroi se shuma e kredisë për të cilën do të mund të aplikohet shkon sipas formulës 14.500 denarë, shumëzohet me tre muaj dhe me numrin e të punësuarve. Por edhe kompanitë me më pak se 5 të punësuar do të mund të marin kredinë minimale prej 3000 euro.
Kire Naumov, drejtor i Bankësh për zhvillim
“Do të shtoja vetëm se mikro kompanitë nuk i harojmë dhe duhet të dijmë se formula nuk do të vlejë për kompanitë nën 5 të punësuar dhe ata mund të aplikojnë për 3.000 euro edhe pse sipas formulës numri i të punësuarve nuk e arrin këtë shumë. Gjithashtu formula nuk do të vlejë për kompanitë prej 128 deri 250 të punësuar, nëse sipas formulës numri i të punësuarve kalon nivelin maksimal këto kompani do të mund të konkurojnë për 90.000 euro. Kusht për të fituar kreditë është që rënia në të ardhura të jetë të paktën 30 përqind, në vetë formular alikantët do të mund në dy mënyra ta dëshmojnë këtë. E para se në muajin mars 2020 të ardhurat janë për 30% më të ulta se në mars të vitit 2019, ose e dyta, të ardhurat në mars 2020 në krahasim me mesataren e të ardhurave për gjithë muajt e vitit 2019 të jenë për 30% më të ulta”.
Linja e parë kreditore Kovid1 ishte në total prej 5.7 milion euro dhe ju ofroa vetëm kompanive nga turizmi, transport dhe hotelieria. Drejtoresha e Regjistrit qëndror, njoftoi se risi në linjën e dytë kreditore do të jetë edhe lehtësimi i procedurës së aplikimit, ndërsa shumë dokumente që kërkohen do të jepen pa pagesë për kompanitë.



