Ministrja e Financave, Nina Angellovska konfirmoi lajmin e Alsat se sot në qeveri do të diskutohet për mbylljen e objekteve të bastoreve, respektivisht bastet do të mund të realizohen vetëm online.
“Po, kjo është iniciativë për të cilën është punuar në periudhën e fundit. Kjo nuk paraqet diçka krejtësisht të re sepse edhe nëse e shikoni zgjidhjen e përhershme juridike ka përmbajtje, urdhëresa, nene për lojëra të fatit online, përfshi këtu edhe online bastore dhe vertikale tjera, respektivisht, kazino dhe automatë. Ky propozim do të shqyrtohet në seancën e Qeverisë. Do të diskutohet. Do të doja të theksoja për hir të transparencës që nga kjo industri shteti mbledh rreth 40 milion euro në vit, respektivisht nga taksa prej 23 për qind që paguajnë nga fitimi i tyre. Dhe në këtë industri ka 8.000 të punësuar. Bëhet fjalë për përmirësim të rregullores”, tha mes tjerash Angellovska.



