Author: Hamdi Kumanova

Projeksioni më i ri i Fondit Monetar Ndërkombëtar është se ekonomia e Maqedonisë këtë vit do të ketë rënie prej katër për qind, por për vitin e ardhshëm parashikon rritje prej shtatë për qind. Në raportin e publikuar mbrëmë, FMN citon se Qeveria shpejtë u përgjigj me masa të tërësishme dhe me mbështetje të përkohshme fiskale që të amortizohet goditja ekonomike dhe sociale nga kriza dhe të mbrohet likuiditeti i kompanive, të ruhen vendet e punës dhe t’u ndihmohet të papunëve dhe kategorive të rrezikuara të qytetarëve, ndërsa Banka Popullore e zvogëloi shkallën bazë të interesit dhe bëri ndryshime në…

Lexo më Shumë

Gjatë 24-orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, në periudhën (21/22.04) që ka të bëjë urdhërin e ndalesës për lëvizje, është evidentuar se në këtë rajon 3 persona në Gostivar, nuk e kanë respektuar urdhërin për lëvizje të kufizuar, me ç’rast tre personat janë privuar nga liria dhe ndaj tyre do të përgaditen parashtresa adekuate informon TetovaSot. Pjesëtarët e policisë sipas të dhënave statistikore në SPB-Tetovë, gjithashtu kanë kryer kontrolle ndaj 244 personave në izolim (Tetovë-228 dhe Gostivar-16) dhe 249 persona në vet-izolim (Tetivë-193 dhe Gostivar-56) ku të gjithë i kanë respektuar masat.

Lexo më Shumë

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë do të shqyrtohet propozimi për lehtësimin e masave pas festës së 1 Majit gjegjësisht shkurtimin e orës policore e cila në ditët e punës do të zgjaste deri në orën 5 të ditës së ardhshme. Që t’iu jepet kornizë më e madhe kohore për lëvizje personave të moshës prej 67 vjet prej orës 5 në mëngjes deri në orën 12 paradite, përderisa të rinjve deri në moshën 18 vjet mund të lëvizin prej orës 13 deri në orën 19, paralajmëroi sot kryeministri Oliver Spasovski në intervistën për “Utrinski brifing”. Ai potencoi se këto propozime…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja pret planin konkret të pushtetit për lehtësimin e paralajmëruar gradual të masave të kujdesit dhe masave kufizuese që më pas të bëjë vlerësimin e tyre, përcjell GazetaExpress. Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se janë duke analizuar situatën në bazë ditore përpara se të dalin me propozime konkrete megjithatë na drejtojnë te propozimi i ministrit të Brendshëm Naqe Çulev për shkurtim të orës policore dhe lehtësim të masave të tjera. Ministri Çulev, përveç që njoftoi se do të propozojë orë policore prej 19 deri në ora 05 të mengjesit, tha se do të propozojë edhe lehtësim të orës policore gjatë ditëve të…

Lexo më Shumë

Vendime për izolim u janë dhënë 63 personave, ndërsa 54 persona nënshkruan deklarata për vetizolim, gjatë 24 orëve të fundit në territorin e shtetit, sipas të dhënave të regjistruara në MPB. Në të njëjtën kohë, nga ana e zyrtarëve policorë janë kryer inspektime tek personat në izolim dhe vetizolim, me ç’rast, sot kumtoi MPB-ja, u konfirmua se dy persona nuk e respektuan masën për vetizolim. “Lidhur me ndalimin për lëvizje, gjatë 24 orëve të fundit është konfirmuar që në nivel të gjithë shtetit, 33 persona nuk e respektuan ndalimin për lëvizje, me çka 18 persona u arrestuan, ndërsa për pjesën…

Lexo më Shumë

“Kërkojmë nga Qeveria që ta shfuqizojë vendimin e sjellë më 16 prill për ndalesë për lëvizje në pyje dhe tokë pyjore prej orës 06 deri 20. Me këtë vendim shkelen dispozitat e të drejtës vendore dhe ndërkombëtare”. Kështu thonë nga Lëvizja “Pyjet”, në të cilën janë të anëtarësuara disa shoqata alpiniste nga vendi, përcjell Telegrafi Maqedoni. Shoqatat thonë se çdo qytetarë me Kushtetutë e ka të garantuar të drejtën e lëvizjes në territorin e shtetit dhe ta zgjedhë vendin ku do të jetojë. “Kërkojmë përgjegjshmëri mbi baza të së cilave analiza, treguesve dhe argumenteve u mor masa, pa proces konsultimi…

Lexo më Shumë

Kryeparlamentari Talat Xhaferi për TV 21 ka deklaruar se ende nuk ka marrë iniciativën për konstituimin e Kuvendit. Nëse iniciativa arrin te kryeparlamentari, ai do ta shqyrtojë dhe do të sjellë vendim. Xhaferi nuk i komenton deklaratat nga pjesëtarë të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së për konstituim të sërishëm të Kuvendit, pasi i njëjti u shpërnda në shkurt për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që duhej të mbaheshin më 12 prill. Nëse ka iniciativë të tillë në Kuvend, ajo do ta marrë mbështetjen e LSDM-së, kurse VMRO-DPMNE-ja ende është duke i analizuar rrethanat. Iniciativa për konstituimin e Kuvendit vjen pasi që…

Lexo më Shumë

Kompetentët në vend paralajmëruan lehtësim të mundshëm gradual të masave për mbrojtje nga koronovirusi, por edhe masa shtesë si mbajtja e obligueshme e maskave mbrojtëse, të cilat do të shkojnë së bashku me uljen e kufizimit të kohëzgjatjes së orës policore dhe lehtësim të orës policore dhe lehtësim të lëvizjes së më të rinjve dhe më të moshuarve. Paraprakisht nga Qeveria paralajmëruan edhe përpunim të planit operativ për fillimin e kthimit të procesit në normale pas festave të 1 majit. Propozohet të bëhen ndryshimet vijuese: ora policore çdo ditë të fillojë në orën 19 në vend se në orën 16…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Dibrës Hekuran Duka, i cili udhëheq edhe me Shtabin operativ, konferencën e sotme për media e filloi me lajmin se gjashtë ditë me radhë nuk ka të infektuar të ri me “Kovid 19”. “Gjatë 24 orëve të fundit, e gjashta me radhë, nuk ka të infektuar ri me koronavirus, që do të thotë se numri i të infektuarve me virusin e rrezikshëm mbetet 51, prej tyre dy janë nga Qendra Zhup. Në 24 orët e fundit, në mesin e personave të regjistruar të trajtuar nga Instituti i Shëndetit Publik janë katër bashkëqytetarë tanë, të cilët po…

Lexo më Shumë

Shtabi i Krizës i Kumanovës e obligoi Komunën të sigurojë sasi shtesë të maskave, të cilat përmes Shtabit falas do t’u shpërndahen qytetarëve në më shumë pika. Ky është një nga konkluzionet e seancës së sotme të Shtabit i cili rekomandoi që Komuna të sigurojë një numër shtesë të personave të punësuar nga administrata komunale, për nevojat e Shtabit të cilët do të punojnë në shpërndarjen e pakove ushqimore për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve. Nga Shtabi sot u bënë thirrje banorëve të Kumanovës që t’i zbatojnë masat, rekomandimet e Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe të sillen me përgjegjësi…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut prej sot do të marrë rezultatet të testimit për virusin korona edhe nga laboratori i vendosur në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk. Laboratori i ri do t’i shpërndan rezultatet në mbrëmje, për mostrat që do të merren deri në mesditë. Kapaciteti i këtij laboratori do të jetë për 100 teste në ditë. Përndryshe, ministri Venko Filipçe premtoi më 13 prill se dy laboratorë shtesë do të vihen në funksion këtë javë, në ASHAM dhe Institutin e mjekësisë Ligjore. Në atë mënyrë, shtoi ai, do të shmanget pritja…

Lexo më Shumë

Gjatë tre ditëve të karantinës 322 persona në të gjithë shtetin nuk e kanë respektuar orën policore. Policia ka arrestuar 248 prej tyre, ndërsa për të tjerët janë marrë masa adekuate. Ministria e Punëve të brendshme informoi se gjatë të hënës gjithsej 117 persona nuk e kanë respektuar orën policore, ndërsa prej tyre policia ka arrestuar 89 persona. Nga MPB thonë se për personat tjerë do të merren masat adekuate. Të dielën policia arrestoi 92 persona, ndërsa orën policore e shkelën 121 qytetarë. “Sa i përket ndalimit të lëvizjes gjatë 24 orëve të kaluara, janë regjistruar se në nivelin e…

Lexo më Shumë