Vendime për izolim u janë dhënë 63 personave, ndërsa 54 persona nënshkruan deklarata për vetizolim, gjatë 24 orëve të fundit në territorin e shtetit, sipas të dhënave të regjistruara në MPB.
Në të njëjtën kohë, nga ana e zyrtarëve policorë janë kryer inspektime tek personat në izolim dhe vetizolim, me ç’rast, sot kumtoi MPB-ja, u konfirmua se dy persona nuk e respektuan masën për vetizolim.
“Lidhur me ndalimin për lëvizje, gjatë 24 orëve të fundit është konfirmuar që në nivel të gjithë shtetit, 33 persona nuk e respektuan ndalimin për lëvizje, me çka 18 persona u arrestuan, ndërsa për pjesën tjetër u morën të dhënat dhe do të pasojnë masa përkatëse”, informojnë nga MPB.



