Husamedin Abazi
Para disa ditëve, më mori në tel vëllau im Urimi. Pasi që kishte kalu një kohë që nuk ishim dëgju, dhe tashmë nuk më figuronte emri i tij në tel, i’u përgjigja duke pyetur: kush është në tel?! Ai mu përgjigj: Hoxhefendi, jamë Urimi, ai djali i verbër! Kjo fjalë e tij, si rrufeja ma shpoi timpanin e veshit dhe i’a ktheva menjëherë: jo vëlla i dashur Urim, ti nuk je i verbër, sepse të njoh mirë dhe e di se ti sheh, shumë më shumë se një masë jo e vogël e jona!
Tash po ta them edhe këtë i dashur Urim:
Një ditë një mendjemadh, ju drejtua një të verbëri, duke dashtë me e nënçmuar: A je i verbër ti?! E ky ja ktheu: i verbër është ai që shikon e nuk e sheh të vejën me jetimë, drejtohet nga Kibla e nuk e sheh komshiun në nevojë, radhitë Sexhdet e nuk e sheh skamnorin i cili nuk ka çka tju shtroj në sofër fëmijëve të vet, e lëshon kokën në Sexhde dhe mendjemadhësohet para robërve të Allahut, radhitet në Saf të parë, por mungon nga safi i përkrahjës së nevojtarëve, Agjëron nga ngrënja dhe pirja, por nuk agjëron nga harami i përgojimit dhe shpifjes, bën Tavaf rreth Qabes, por harron të bëjë Tavaf rreth shtëpive të të untëve, e ngre Ezanin deri në kupë të qiellit, ndërsa harron ngritjen dhe rrespektimin e Prindërve, Falet dhe Agjëron, ndërsa në peshore njerëzit i mashtron, ndalet para Allahut për tu falë, ndërsa zemrën e ka të helmuar me urrejtje e nënçmim ndaj njerëzve, Falet, Agjëron dhe kokën në Sexhde e lëshon, ndërsa tradhtarin dhe shitësin e Atdheut e ndihmon, hajnin dhe zhvatësin e pasurive tona e dashuron, Falet dhe idhullin e ndihmon, ate që duart me gjakun e të pafajshmëve duart i ka të ndyra, e lartëson, i verbër është ai që mes besimit dhe karakterit të tij, hendek i madh qëndron! I VERBËR ËSHTË AI, QË NDËRMJET BESIMIT DHE KARAKTERIT TË TIJ, HENDEK I MADH QËNDRON!
Ky është i verbëri i dashuri im Urim, e jo ti!
Të don vëllau yt, Husamedini



