Në Prilep sot nuk ka raste të reja me koronavirus
Në Prilep sot nuk ka raste të reja të regjistruara me koronavirus, që do të thotë se mbetet numri i deritanishëm prej 117 rasteve të evidentuara, informojnë nga vetëqeverisja lokale e Prilepit, përcjell GazetaExpress.
Në Repartin infektiv nga Spitali i qytetit “Borka Taleski” janë hospitalizuar 18 persona pozitiv me KOVID-19, prej të cilëve 16 janë me pasqyrë të lehtë klinike, ndërsa dy persona janë në mbështetje të përkohshme oksigjeni. Në izolim ndodhen 4 persona të dyshimtë me koroanvoirus, u është bërë strisho dhe po priten rezultatet.
Në vetëizolim ndodhen 496 persona. Në ditët e fundjavës, nga e premtja deri më sot, janë evidentuar 10 shkelje të orës policore.



