Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit (QSA), ose siç njihet në popullatën e gjerë si “Solidariteti” duke pasur parasysh situatën e rëndë si pasojë e koronavirusit që i ka rënduar ende më shumë familjet me rrezik social dhe familjet nevojtare, kjo organizatë humanitare iu del në ndihmë edhe gjatë orës policore tre ditore në Maqedoninë e Veriut, gjegjësisht deri më tani në terrenin e Kumanovës, Likovës dhe Shkupit ku kanë bërë shpërndarje të pakove ushqimore-higjienike si the miell.
Vlen të theksohet se përveç gjatë orëve policore, kjo organizatë që nga kriza e pandemisë është ditë për ditë në teren në territorin e Maqedonisë së Veriut dhe Luginës së Preshevës duke i ndihmuar dhe duke i dërguar pakot ushqimore-higjienike derë më derë deri tek familjet nevojtare dhe të ngujuara si pasojë e koronavirusit.
Nga kjo organizatë thonë se falë bëmirësve lokalë dhe bashkëkombasve në diasporë u kanë dhënë shpresë shumë familjeve nevojtare duke ia lehtësuar gjendjen e tyre në këtë situatë të rëndë.
Gjithashtu ato iu bëjnë thirrje edhe bëmirësve të tjerë të kontribojnë pasiqë nevojat në teren janë shumë të mëdha, shumë familje nevojtare presin ndihmën tonë.



