Pasdite në orën 16 ka filluar ora policore 85-orëshe për të gjithë qytetarët në territorin e gjithë shtetit. Ndalesa dhe regjimi i veçantë i lëvizjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë festës ortodokse Pashkët, do të zgjasë deri më 21 prill të vitit 2020 (e martë) deri në orën 05:00. Qeveria e obligoi Ministrinë e Punëve të Brendshme që t’i intensifikojë kontrollet rreth tempujve fetarë gjatë festës. Prej dje në orën 16:00 deri në orën 05:00 të martën më 21 prill është e ndaluar lëvizja dhe grupimi në të gjitha parqet, pushimoret, vendet për rekreacion në parqet…
Author: Hamdi Kumanova
Apel drejtuar: Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare si dhe Unioneve, Shoqatave e Fondacioneve të ndryshme në Diasporë Lazim Destani Motra e Vëllezër të nderuar, Në këtë periudhë të vështirë pandemie të shkaktuar nga virusi Covid-19, si -Anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës dhe si -Kryetar Nderi i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, e konsideroj themelore nevojën për t’i vënë në lëvizje strukturat tona me synimin që t’i dalim në ndihmë popullatës në trojet tona dhe jo vetëm. Gjatë periudhave të vështira në të kaluarën, Diaspora shqiptare gjithmonë ka ditur të organizohet e të koordinohet madje shumë…
Barnatoret e Zegin bëjnë transportimin falas në 19 qytete në vend, të shtunën (18.04.2020) dhe të hënën (20.04.2020), me qëllim që t`i dilet në ndihmë konsumatorëve, të cilëve i nevojiten prodhimet nga barnatorja gjatë kohës së orës policore. Më poshtë mund ta shikoni listën me qytete dhe numrat e telefonit ku mund ta bëni porosinë tuaj. Shkup: Barnatorja Bunjakovec 078 478 205 Barnatorja e Qytetit 078 478 201 Barnatorja Tobako 078 478 208 Barnatorja Butel 078 478 217 Barnatorja Bit Pazar 078 478 223 Barnatorja Dracevë 078 478 204 Barnatorja Leptokari 078 478 206 Barnatorja Gjorgje Petrov 078 478 214…
Përderisa presidenti i shtetit Stevo Pendarovski dhe kryeparlamentari Talat Xhaferi kanë qëndrime të ndryshme për atë nëse duhet ose jo të konvokohet Kuvendi për të konstatuar nevojën për vazhdimin e gjendje të jashtëzakonshme për shkak të Covid 19, të ndarë janë edhe ekspertët. Eksperti i çështjeve juridike Naser Ziberi vlerëson se konvokimi i seancës së Kuvendit është i pa nevojshëm, pasi vetëm do të konstatojë nevojën për gjendjen e jashtëzakonshme dhe përsëri duhet të pezullojë punën e tij. Nuk shoh ndonjë arsye për ta problematizuar këtë çështje edhe pse sipas mendimit tim nuk ekzistojnë pengesa edhe të konvokohet seancë e…
Edhe pse fillimisht u mendua për vendim të shtyrjes së dënimeve me burg për një pjesë të të burgosurve deri më 1 shtator, ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, thotë se për momentin nuk do të ketë vendim të tillë. Kjo mundësi u mendua në kontekst të krizës me coronavirusin dhe gjendjes në burgjet e vendit, në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore, por për momentin nuk ka informacione se kur do të merret ky vendim. Nga Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve thonë se deri tani nuk janë informuar për një proces të tillë. “Është e mundur që qeveria po shqyrton një opsion…
Më kërkesë të Shtabit Komunal të Krizës – Kumanovë, sot do të vendoset që pas festave të pashkëve, Kumanova të vendoset në karantinë 14 ditor. Këtë e tha dje ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i bëri të ditur se vetëm dje në këtë qytet ka 44 të infektuar me Covid-19. Gjatë ditës së djeshme te rastet e reja me të infektuar në Kumanovë ishte edhe kryetari i kësaj komune, Maksim Dimitrievski. Aktualisht Kumanova ka 306 të infektuar dhe numri vazhdimisht po rritet.
A jeni pyetur ndonjëherë se si ndjehen personat e sëmurë ose bartës të virusit korona, ose si ndjehen ata të cilët janë në vetizolim ose në karantinë shtetërore? Me çfarë ballafaqohen ata dhe familjet e tyre të cilët do të mund të ishin të ardhshmit në radhën? Titujt në mediat janë përplot me informacione (ndonjëherë të sakta, ndonjëherë të rrejshme) vetëm për ata që i kanë shkelur rregullat e vetizolimit, orës policore dhe ngjashëm, por rrallëkush pyet nëse u nevojitet ndihmë, bisedë ose kanë ndonjë nevojë personat ose familjet të cilat në numër më të madh i kanë respektuar masat…
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të kaluara janë shënuar 36 raste të reja në Maqedoni. Prej rasteve të reja 22 janë në Shkup, 4 në Kumanvë, 3 në Prilep, 3 në Strugë, Veles 3 dhe Manastri 1. Gjithashtu nga MSH bëjnë të ditur se gjatë ditës së sotme janë shëruar 18 pacientë ndërsa nga Klinika për Sëmundje Infektive u larguan 11 pacientë, 2 nga spitali i Dibrës ndërsa 6 të tjerët janë nga Koçani dhe Shkupi që shëroheshin në shtëpi.
Zoran Milevskit i njohur si Kiçeec i hiqet masa e paraburgimit shtëpiak. Kiçeec ishte në izolim shtëpiak që nga 4 dhjetori i vitit të kaluar, kur edhe pranoi fajin në rastin “Reket” dhe u dënua me 3 vite burg. Këshilli Penal, pranë Gjykatës Penale i hoqi paraburgimin, pas garancisë së ofruar nga Kiçeec. Pajtim që t’i ndërpritet masa e arrestit shtëpiak ka dhënë edhe Prokuroria për krim të Organizuar me në krye Vilma Ruskoska. Tani Kiçeec në liri do ta pres aktvendimin e plotfuqishëm. Në bankën e të akuzuarve për rastin “Reket”, mbeten Katica Janeva dhe Bojan Jovanovski (Boki 13).…
Qyteti i Shkupit ka njoftuar sot se ka filluar asfaltimi final i bulevardit “Nikolla Karev” ndryshe i njohur si Rruga e plastikave. Filloi asfaltimi final i Rrugës së plastikave Në periudhën e kaluar me rritëm intensiv edhe gjatë natës është rikonstruktuar dhe zgjeruar ky bulevard që është një nga rrugët më të rëndësishme në Shkup pasi lidh katër komuna- Gazi Babë, Çair, Qendër dhe Karposh. Prandaj ky rikonstruktim është me rëndësi dhe me interes të posaçëm për qytetarët që në numër të madh çdo ditë lëvizin dhe kalojnë në këtë pjesë frekuentuese të qytetit. Pasi të përfundojë me asfaltimin e…
CIVIL – Qendra për liri reagon dhe e dënon ashpër gjuhën e urrejtjes që shtrihet në rrejtët sociale me rastin e informimit të kryetarit të Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, se është pozitiv me Kovid-19. Gjuha e urrejtjes, në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme dhe marrjen me pandeminë mundet edhe më tepër t’i rrezikojë të drejtat dhe liritë e njeriut. Përhapja e gjuhës së urrejtjes për përfitime partiake dhe politike, në llogari të shëndetit dhe jetës së huaj, vetëm e thellon krizën dhe e degradon kulturën politike në vend. Në vend se të ndihmojnë dhe të solidarizohen, politikanë të caktuare…
Ushtarët e Maqedonisë së Veriut prej sot edhe në Tetovë nisën të bashkëpunojnë me policët në mirëmbajtjen e rendit në objektet ku funksionojnë bankat, kompanitë e telefonave dhe marketet. Bashkëpunimi vjen pasi që komuna kërkoi nga institucionet shtetërore të ndihmojnë në mirëmbajtjen e rendit para objekteve, ndërsa për këtë kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi bisedoi edhe me kryetarin Stevo Pendarovski i cili ishte për vizitë në Tetovë të martën. Policia gjatë kësaj periudha nuk ka evidentuar prishjen e rendit dhe qetësisë para objekteve të bankave apo markteve. Ato evidentojnë se po shkelet ora policore dhe vetëm gjatë 24…

