A jeni pyetur ndonjëherë se si ndjehen personat e sëmurë ose bartës të virusit korona, ose si ndjehen ata të cilët janë në vetizolim ose në karantinë shtetërore? Me çfarë ballafaqohen ata dhe familjet e tyre të cilët do të mund të ishin të ardhshmit në radhën? Titujt në mediat janë përplot me informacione (ndonjëherë të sakta, ndonjëherë të rrejshme) vetëm për ata që i kanë shkelur rregullat e vetizolimit, orës policore dhe ngjashëm, por rrallëkush pyet nëse u nevojitet ndihmë, bisedë ose kanë ndonjë nevojë personat ose familjet të cilat në numër më të madh i kanë respektuar masat shëndetësore dhe të shtetit.
Përveç asaj që përballen me sëmundje eventuale, këta persona për shkak të pandemisë dhe kufizimeve nuk guxojnë të dalin askund nga shtëpia e tyre e as, nga ana tjetër, të furnizohen me produktet themelore që u nevojiten. Për ta çdo ditë është sfidë e re, në çfarëdo aspekti, nga ai shëndetësor, psikologjik, social… Është e vërtetë se në opinion janë shpërndarë numra të telefonit për ndihmë psikologjike, por a ndjehet secili i lirë për të ndarë diçka personal për veten dhe për jetën e tij me dikë të panjohur nga ana tjetër e aparatit telefonik.
Kovid-19: Stigmatizimi kontribuon që edhe persona të sëmurë të mos kërkojnë ndihmë nga mjekët
Ditëve të fundit shumë persona të cilët ishin të infektuar me virusin korona, të cilët janë në vetizolim, izolim, po madje edhe në karantinë shtetërore, dolën në opinion duke rrëfyer historitë e tyre. Një gjë është e përbashkët e ajo është se virusi është i tejdukshëm dhe se thuajse asnjëherë nuk e di kur mund të sëmuresh.
Ndërsa pjesa më e madhe e atyre që janë të sëmurë, virusin e kanë marrë pa vetëdije, padashur, disa madje edhe duke i zbatuar të gjitha rekomandimet e autoriteteve shëndetësore. Nga ana tjetër, ata të cilët janë në vetizolim janë hasur në situatë të tillë meqë gjithashtu duke mos e ditur, pa vetëdije janë hasur në kontakt me dikë që në të shumtën e rasteve nuk e ka ditur se është i sëmurë ose i infektuar …
Dhe ne fund të kësaj pjese, personat në karantinë shtetërore…Janë larguar secili për arsye të tij diku larg dhe tani kur bota përballet me pandemi nga Kovid-19, vendosin të kthehen në shtëpi ose, nga ana tjetër, kanë qenë në rrugë për në shtëpi, e janë hasur në ndonjë vend të huaj. Por, që të kthehen duhet doemos të kalojnë na karantinë diku në ndonjë hotel, duke mos e ditur se si do të jenë kushtet, duke mos e njohur asnjërin nga personat rreth tij. Edhe ata si edhe këta të tjerët përballen më mundësinë që të sëmuren, por edhe të “diskonektuar” në aspektin social nga familja, e cila ndoshta është vetëm disa kilometra prej tyre.
Dikush prej tyre nesër ndoshta do të bëhet secili prej nesh. Këta njerëz, të cilët janë nga të gjitha profesionet, profilet, moshat, përkatësitë etnike, nga të gjitha pjesët e vendit, të pasur ose të varfër, pjesëtarë të partive të ndryshme politike… meritojnë mbështetje shumë më të madhe nga të gjithë ne. Në rrjetet sociale, në kontributet televizive dhe mediatike.
Frikë, padituri, paragjykime, stigmatizim, diskriminim
Dy banorë të moshuar të Shkupit të ndalur para barnatores bisedojnë se sa vetë në mjedisin ku jetojnë janë në karantinë ose izolim dhe nëse dikush është i sëmurë.
– Është rrezik atje te ti, shprehet njëri. I dyti e pyet pse dhe kush janë gjithë ata që janë në izolim ose të sëmurë, pas çka vijuan emrat e njerëzve, përshkrimet e shtëpive ose ndërtesave ku jetojnë.
Biseda mund të dëgjohej shumë mirë meqë ata si edhe gjithë të tjerët e respektonin rekomandimin për të qëndruar në distancë prej thuajse dy metrave. Të tjerët që ishim në radhë shikoheshim mes vete. Në momente të caktuara ishte pakëndshëm, meqë të përmendurit mund të jenë secili prej nesh, po madje edhe ata që bisedonin.
– Nuk mund t’i ndalësh njerëzit që të mos flasin, kanë frikë, shprehet një mik i imi.
Kovid-19: Stigmatizimi kontribuon që edhe persona të sëmurë të mos kërkojnë ndihmë nga mjekët
Kryetarja e Komitetit të Helsinkit, Uranija Pirovska gjatë bisedës për MEDIAL-n thekson se shteti me politikat e tij duhet t’u tregojë qytetarëve të tij se nuk duhet të përhapin stigmatizim dhe gjuhë të urrejtjes. Nga ana tjetër, bën të ditur edhe se nuk mund të ankohemi ndaj vendimeve dhe masave të deritanishme që janë ndërmarrë nga autoritetet.
Komiteti i Helsinkit që nga vetë fillimi i krizës bën të ditur në rëndësinë dhe kuptimin e respektimit të të drejtave të njeriut në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme.
Kovid-19: Stigmatizimi kontribuon që edhe persona të sëmurë të mos kërkojnë ndihmë nga mjekët
Avokati i popullit, nga ana tjetër, është duke ndjekur situatën me personat në karantinën shtetërore dhe ka dërguar letër në Qeveri dhe është në kontakte të vazhdueshme me përfaqësuesit e institucioneve duke i vëzhguar kushtet në të cilat janë akomoduar personat në karantinë shtetërore dhe të drejtat e tyre. Nga Kabineti i Avokatit të popullit përkujtojnë se në përputhje me Konventën për mbrojtje nga tortura, është ndaluar çdo lloj i veprimit johuman dhe jonjerëzor.
– Të drejtat e njeriut duhet të respektohen medoemos, theksojnë prej atje.
Përkundër rekomandimeve të shumta se të sëmurët, ata që janë në izolim, në vetizolim ose në karantinë shtetërore nuk duhet të stigmatizohen, është shkuar deri atje saqë një pjesë e emrave të sëmurëve me Kovid-19 janë publikuar në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për persona nga Kumanova, ndërsa për rastin informuan disa media elektronike.
Kovid-19: Stigmatizimi kontribuon që edhe persona të sëmurë të mos kërkojnë ndihmë nga mjekët
Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (AMDHP) javën e kaluar parashtroi kallëzim penal deri te Prokuroria kompetente në bazë të nenit 149 nga Kodit Penal për keqpërdorimin e të dhënave personale, për shkak të publikimit të paautorizuar të listave me titull Koronavirus – Kovid 19, në të cilat janë publikuar emra, data të lindjes dhe adresa të vendbanimit. Në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale ndalohet përpunimi i të dhënave që kanë të bëjnë me shëndetin e njerëzve.
– Përpunimi i këtillë i të dhënave personale duke përfshirë edhe fotografimin e listave me të dhëna personale të personave të cilët janë infektuar me virusin korona ose, nga ana tjetër, janë në izolim shtëpiak ose në karantinë shtetërore, si dhe publikimin e tyre dhe çfarëdo shpërndarje tjetër pa bazë ligjore, paraqet shkelje të dispozitave nga Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe se mënyra e këtillë e përpunimit e të dhënave personale paraqet vepër penale “keqpërdorim i të dhënave personale” nga neni 149 i Kodit penal, për çfarë është parashikuar gjobë ose dënim me burg, theksohet në kumtesën.
Në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, ndalohet përpunimi i të dhënave që kanë të bëjnë me shëndetin e njerëzve, ndërsa mund të bëhet vetëm në përjashtime rreptësishtë të përcaktuara, në përputhje me ligjin.
Nga AMDHP-ja bëjnë të ditur se përjashtimet për përpunimin e këtyre të dhënave të përcaktuara me ligj nuk kanë të bëjnë me shpalljen publike e të dhënave personale për personat e infektuar ose persona në vetizolim, prandaj si rezultat çdo publikim ose shpërndarje e të dhënave personale prej personave të paautorizuar, për persona të sëmurë nga virusi korona ose persona të cilët janë në izolim shtëpiak ose në karantinë shtetërore, paraqet shkelje të privatësisë dhe të drejtës së mbrojtjes së të dhënave personale dhe u nënshtrohet sanksioneve në përputhje me ligjin.
Deri tani nuk ka informacione nëse është zbuluar personi ose personat që i kanë shpërndarë këto të dhëna në rrjetet sociale.
Kovid-19: Stigmatizimi kontribuon që edhe persona të sëmurë të mos kërkojnë ndihmë nga mjekët
Reagoi edhe Rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi, i cili bëri thirrje dhe kërkoi nga Qeveria dhe institucionet kompetente të ndërmarrin masa për parandalimin e shqetësimit dhe shkeljes së të drejtave të njeriut të njerëzve pozitiv ndaj Kovid-19 dhe njerëzve te të cilët ekziston dyshimi se janë pozitiv ndaj këtij virusi.
– Së pari, krahas krizës shëndetësore-ekonomike, Ligji i mbrojtjes së të drejtave të pacientëve e garanton të drejtën e besueshmërisë së të gjithë pacientëve, që do të thotë se personeli shëndetësor nuk guxon të lëshojë çfarëdo të dhënash që kanë të bëjnë me gjendjen shëndetësore, mes të cilëve edhe statusi Kovid-19, te persona të tretë të cilët nuk janë të përfshirë të shërimin e pacientit dhe në ndjekjen profesionale të epidemisë. Mediat, duke përfshirë edhe internet-portalet, kanë për obligim të respektojnë Ligjin e mbrojtjes së të dhënave personale, ndërsa Agjencia e Mbrojtjes së të Dhënave Personale duhet të veprojë në mënyrë përkatëse dhe të sanksionojë, theksuan nga Rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi.
Me publikimin e të dhënave personale të njerëzve të sëmurë nga Kovid – 19 ose, nga ana tjetër, të dhënat e atyre te të cilët ekziston dyshimi, siç bënë të ditur, rrezikohet siguria dhe mirëqenia e tyre.
– Në këtë mënyrë, vetë pacientët i ekspozohen linçimit publik, shpallen të rrezikshëm për shëndetin publik, faji për infektimin kërkohet prej tyre, ndërsa ata shënohen si qytetarë të papërgjegjshëm, të pavetëdijshëm dhe të rrezikshëm. Me akuzimin e pacientëve dhe linçimin publik të individëve krijohet një stigmatizim rreth virusit korona, ndërsa vetë pacientët i ekspozohen shqetësimit si formë e diskriminimit, pikërisht për shkak të statusit të tyre shëndetësor, bëjnë të ditur nga Rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi.
Kovid-19: Stigmatizimi kontribuon që edhe persona të sëmurë të mos kërkojnë ndihmë nga mjekët
Njëherësh, përkujtojnë se me këtë shkelet edhe Ligji i parandalimit dhe mbrojtjes nga diskriminimi, i cili ndalon diskriminimin për shkak të statusit shëndetësor.
– Stigmatizimi rreth virusit korona dhe frikës nga reagimi i rrethinës janë faktorët kryesorë që i largojnë pacientët nga sistemi shëndetësor dhe nga institucionet që po tentojnë të përballen me pandeminë korona. Me fjalë të tjera, nëse ekziston rreziku që qytetarët të jenë të dënuar dhe të thirrur publikisht, është më e vogël mundësia se ata do të duan të testohen, të tentojnë të kërkojnë ndihmë nga sektori shëndetësor, t’i respektojnë masat dhe të japin përgjigje të sinqerta për kontaktet e tyre. Për shkak të arsyeve të njëjta, vendosja e masave si shpallje publike e emrave të bartësve të virusit janë kontraproduktive në përpjekjet për tejkalimin e krizës, bëhet e ditur në kumtesën.
Pyetja që parashtrohet është se cili është interesi publik që të publikohen emrat e të sëmurëve, meqë ky informacion nuk i shërben qytetarit të rëndomtë, përkundrazi, vetëm shkakton hidhërim, dënim dhe rrezik nga dhuna dhe shkelja e të drejtave të tjera.
– Nëse të gjithë i respektojmë masat për distancë sociale dhe higjienë, pa marrë parasysh nëse kemi status pozitiv, negativ ose nuk kemi bërë test për Kovid-19, zvogëlohet mundësia që të infektohemi pa marrë parasysh nëse kemi qenë në afërsi të personit të sëmurë. Si rezultat, vëmendja e medieve dhe e opinionit duhet të orientohet drejt zbatimit dhe respektimit të masave, e jo drejt individëve që janë pozitiv ndaj virusit, theksojnë nga Rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi.
Statistika është shifra, ndërsa shifër mund të jemi secili prej nesh
Deri në publikimin e djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, shifra e përgjithshme e pacientëve të diagnostikuar me Kovid-19 në vendin tonë arrin 1081. Sipas vendbanimit, deri tani janë regjistruar raste në: Shkup – 367, Kumanovë – 306, Dibër – 51, Shtip – 32, Prilep –100, Tetovë – 48, Strugë – 50, Veles – 40, Manastir –15, Ohër – 7, Kavadar – 4, Gostivar – 12, Gjevgjeli – 4, Strumicë – 2, Kriva Pallankë – 4, Radovish – 4, Krushevë – 3, Koçanë – 26, Probishtip – 2, Kërçovë – 2, Negotinë – 2.
Kovid-19: Stigmatizimi kontribuon që edhe persona të sëmurë të mos kërkojnë ndihmë nga mjekët
Në këtë shifër janë edhe mbi 120 punëtorë shëndetësor të cilët janë sëmurë nga Kovid-19, një pjesë për shkak se pacientët nuk janë përgjigjur saktësisht ndaj anketave epidemiologjike, një pjesë ndoshta për shkak të mbrojtjes joadekuate.
Para fundjavës së Pashkëve, shifra e të ndjerëve te ne arrinte 45 persona.
Raste të reja të diagnostikuara me Kovid-19 ka për çdo ditë, ndërsa nëse këto shifra do të rriten gjatë javëve të ardhshme do të varet nga ajo se sa qytetarë sot, nesër, për festat e Pashkëve ose Ramazanit, në javët e ardhshme do t’i respektojnë rekomandimet dhe masat e autoriteteve shëndetësore dhe Qeverisë, sado që ato na pëlqejnë ose jo.
Kovid-19: Stigmatizimi kontribuon që edhe persona të sëmurë të mos kërkojnë ndihmë nga mjekët
Shifra e personave të cilët janë në vetizolim tejkalon dhjetë mijë, ndërsa këtë javë përfundoi edhe kthimi i organizuar i shtetasve të Maqedonisë nga vendet e huaja me fluturime çarter.
Për më pak se nj ë muaj në vend janë riatdhesuar 3.032 qytetarë tanë të cilët për shkak të pandemisë janë hasur jashtë vendit. Të gjithë ata i nënshtrohen karantinës shtetërore dhe janë të akomoduar në hotele ose objekte të tjera, nën mbikëqyrje shëndetësore.
Maqedonia e Veriut është njëra prej vendeve në botë që në këtë moment përballet me pandemi me Kovid-19.
Sipas të dhënave, deri dje në orën 20 në botë me virusin e ri korona deri tani janë infektuar gjithsej 2.143.703 persona. Prej tyre kanë ndërruar jetë 143.258, ndërsa janë shëruar 540.067 njerëz.
Kjo shifër pritet të rritet, veçanërisht në disa pjesë të caktuara në botë. Shumë vende tashmë paralajmëruan vazhdimin e masave të krizës deri nga mesi i majit, prej kur do të mund të pritej lehtësim gradual i tyre. Por, një gjë është e sigurt: asgjë më nuk do të jetë si para pandemisë nga Kovid-19.
Elizabeta Veljanovska Najdeska



