Shteti do t’i lirojë kompanitë nga taksa e vlerës së pagesës paraprake të tatimit personal, por edhe pagesës paraprake të tatimit të fitimit për muajt mars, prill dhe maj të këtij viti. Kështu ka deklaruar drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Sanja Llukarevska, tha se këtë vendim e ka sjellë Qeveria si mbështetje të kompanive të goditura nga kriza e koronavirusit. Ajo sqaroi se lirimi u dedikohet personave privat të cilët kryejnë veprimtari hotelierike, turizëm ose transport, por edhe për obliguesit tjerë të cilët kanë pësuar dëme për shkak të vendosjes së masave për mbrojtje nga virusi korona. Ajo i ka numëruar edhe kushtet të cilat duhet që t’i plotësojnë obliguesit që ta shfrytëzojnë këtë pagesë.
SANJA LLUKASEVSKA, DREJTORESHË E DAP
“Të mos paguajnë dividentë të pronarëve, fitim të suksesit të biznesit ose tjetër lloj të shpërblimit vjetor për të punësuarve ose të organeve të administrimit ose mbikëqyrjes së obliguesit tatimor nga dita e hyrjes në fuqi të dekretit me fuqi të ligjit deri në ditën e zgjatjes së lirimit, gjegjësisht 15 qershor të vitit 2020. Gjithashtu, të mos e ulin numrin e të punësuarve të vlerësuar deri më 26 mars deri në 3 muaj pas ndalimit të vlefshmërisë së saj përveç në rastet e vdekjes, pensionimit ose largimit nga ana e të punësuarve”
Për shfrytëzim të kësaj të drejte duhet të dorëzohet kërkesë elektronike nëpërmjet sistemit e-tatim të DAP-it.
SANJA LLUKASEVSKA, DREJTORESHË E DAP
“Obliguesit tatimorë e realizojnë këtë të drejtë me dorëzim të kërkesës elektronike nëpërmjet sistemit e-tatim të DAP-it. Deri më tani në DAP janë dorëzuar dhe pranuar gjithësej 370 kërkesa. ”
Llukarevska ka sqaruar se DAP ka mundësuar përpunim automatik të kërkesave, pas çka obliguesi merr porosi kthyese për statusin e kërkesës. Nëse ai merr porosi se kërkesa është e kompletuar dhe e pranuar, automatikisht zbatohet lirimi nga pagesa për muajt mars, prill dhe maj.



