Prokuroria Themelore Publike në Tetovë dorëzoi në Gjykatën Themelore në Tetovë propozime për lëshimin e urdhrave penal kundër 12 personave, të akuzuar për vepër penale – Mosrespektim i rregullave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë, e dënueshme sipas nenit 206 paragrafi 1 të Kodit Penal.
Siç thuhet në kumtesë, ata gjatë kohës së orës policore për të parandaluar përhapjen e koronavirusit gjatë fundjavës, ato u gjetën duke lëvizur në lokacione të ndryshme të qytetit.
Prokurorët publik kompetent i propozuan Gjykatës që secili nga të pandehurit të ndëshkohet në lartësi prej 100 gjobave ditore.



