Pagesë elektronike e faturave
Triglav Sigurimi ka vendosur shërbim të ri në treg, pagesën elektronike të faturave. Ky shërbim për klientët është i qasshëm në ueb faqen e kompanisë, www.triglav.mk në pjesën e online shërbimeve.
Me qëllim lehtësimin e obligimeve, preventivë dhe mbrojtje për të gjithë ne, Triglav Sigurimi ka vendosur shërbim të ri në treg, pagesën elektronike të faturave. Në këtë mënyrë, kompania i ka mundësuar klientëve që në çdo kohë, nga shtëpia e tyre, në një mënyrë të thjeshtë t`i realizojnë obligimet e tyre ndaj Triglav.
“ Edhe në këto momente të rënda të sfidave, ndryshimit të stilit të jetës dhe punës, si dhe paqartësive, jemi të përgatitur që t`i ndihmojmë klientëve dhe partnerëve tanë, të cilët në pajtim me strategjinë tonë zhvillimore janë në rend të parë. Sot kemi nisur me ofrimin e mundësisë së pagesës elektronike të faturave, pasi që si kompani jemi të obliguara që të sigurojmë mjete që do t`i lehtësonin të gjitha aspektet e jetës, sidomos duke e pasur parasysh se sa është e rëndësishme në këtë periudhë që të qëndrojmë në shtëpi dhe ta mbrojmë shëndetin tonë dhe të gjithëve rreth nesh” , deklaroi me këtë rast, Drejtori i përgjithshëm ekzekutiv i kompanisë, z.Gjorgje Vojnoviq.
Triglav Sigurimi edhe më andej është i qasshëm për të gjitha shërbimet dhe prodhimet, ndërsa kompania është duke punuar me ndryshim të orarit të punës, çdo ditë nga ora 09 deri në ora 13.
Polisat e sigurimit klientët mund që t`i marrin edhe në rrugë elektronike. Për këtë qëllim duhet që t`i drejtohen me telefon agjentit të tyre të sigurimit, ose në [email protected].
Dëmet mund që të paraqiten në formë elektronike në [email protected], duke ofruar dokumentacionin e tërësishëm.
Për dëmet urgjente të veturave, klientët mund që të caktojnë termin me paraqitje dhe vlerësim të dëmeve në numrat e linkut që gjenden këtu.



