Author: Hamdi Kumanova

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev, në fejsbuk publikoi se në tërësi është realizuar linja e parë kreditore pa interes Kovid 1, në korniza të së cilës janë miratuar 738 kërkesa kredie për kompanitë me gjithsej 6.524 të punësuar. “I madh është interesi edhe për linjën kreditore pa interes Kovid 2, për të cilën aplikimi ka përfunduar më 13 maj, deri kur në Bankën për Zhvillim arritën 4.340 aplikime”, thotë Zaev. Ai potencon se këshilli ekonomik i LSDM-së e finalizon edhe grupin e tretë të masave për mbështetje të drejtpërdrejt për qytetarët dhe amvisëritë përmes përforcimit të konsumit publik dhe privat.…

Lexo më Shumë

Për një javë Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “8 Shtatori” do t’i hap ambulancat, do të fillojë të funksionojë normalisht dhe do të jetë në shërbim të të gjithë pacientëve, jo vetëm të atyre me Kovid-19, publikoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në Fejsbuk. Spitali i cili pjesën më të madhe të kapacitetit e vendosi në dispozicion të Kovid-19, sërish do të jetë në funksion të të gjithë qytetarëve.

Lexo më Shumë

Rishikimi i buxhetit shkurtoi mjetet për disa institucione dhe veprimtari por jo edhe financimin e partive politike. Zëvendësministrja e Financave Shirete Elezi deklaroi se kompetente për çështjen e financimit të partive është Ministria e Drejtësisë, por, si parti, nuk u përgjigj nëse BDI-ja ka qenë e gatshme të mbështesë shkurtimin e këtyre mjeteve. Çdo kursim të cilin do të arrijmë ta bëjmë edhe me përfundimin e zgjedhjeve, sigurisht do të ketë bashkëpunim nga ana e KSHZ-së, nga institucionet e duhura, ne do t’i shfrytëzojmë përsëri për t’i ridestinuar për ekonominë vendore- deklaroi Shirete Elezi, BDI. Nga LSDM thotë se financimi…

Lexo më Shumë

Një femër në Fushë Kosovë ka sulmuar një mashkull duke i shkaktuar lëndime të lehta. Dy të dyshuarit janë dërguar në trajtim mjekësor, dhe me urdhër të prokurorit të dy dërgohen në mbajtje për 48 orë. “Raportohet se pas një mosmarrëveshje verbale, e dyshuara femër kosovare e ka sulmuar të dyshuarin mashkull kosovar me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. Dy të dyshuarve u është ofruar tretman mjekësor dhe më pas, në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si me lartë dhe dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e…

Lexo më Shumë

Me rastin e ditës ndërkombëtare të sëmundjes së rrallë gjenetike Angioedemës heriditare HAE – 16 maj, po zhvillohen aktivitete për të rritur ndërgjegjësimin publike dhe mjekësore për këtë sëmundje, të sigurohet terapi më e mirë, diagnozë në kohë dhe të saktë, në mënyrë që pacientët HAE të bëjnë jetë normale. Shoqata e pacientëve me angioedem heriditare HAE Maqedonia paralajmëroi se për shkak të pandemisë me virusin KOVID-19 do të shënojë ditën ndërkombëtare me ëmbëlsira për profesionistët dhe miqtë që i ndihmojnë në betejën e tyre, si shenjë mirënjohjeje, ndërsa përmes rrjeteve sociale do të shpërndajnë një shfaqje kukullash dhe do…

Lexo më Shumë

Në llogaritë e 855 sportistëve dje kanë hyrë paratë e Agjencisë për Rini dhe Sport, si ndihmë shtetërore. Drejtori i Agjencisë Darko Kaevski sot në Shtip tha se Këshilli i Agjencisë është planifikuar që të martën të fillojë zbatimin e masës së dytë – ndihmë direkte për klubet sportive që kanë regjistruar mbi 50 të rinj në ekip dhe mbi 15 të rinj në sporte individuale. Kaevski, i cili sot inspektoi ndërtimin e pishinës së mbyllur dhe fushës së re të basketbollit në zonën e Suitlak, tha se masa e dytë gjithashtu do të paguhej deri në fund të muajit…

Lexo më Shumë

Edhe me këtë rishikim buxhetor vazhdon logjika e njëjtëedhe pse në kohë krize, theksohet dimensioni politik dhe jo ai financiar dhe ekonomik i buxhetit. Me këtë rishikim Qeveria e demanton veten në të gjitha skenarët që i paraqitën deri më tani. Zvogëlimi i të hyrave buxhetore në skenarin më optimist të Ministrisë së Financave parashihte zvogëlim prej 20%, ndërsa të njëjtatjanë planifikuar me zvogëlimvetëmpër 11,5%! Duke qenë të kufizuar në informata, dhe duke mos e ditur ende dinamikën e ristartimit dhe hapjes së ekonomisë, thjeshtëdyshojmëse ky ështëplanifikimi i qëndrueshëm i të hyrave buxhetore. Ndoshta planifikohet edhe ndonjë rritje tatimore si…

Lexo më Shumë

Një grup kërçovarësh që jetojnë dhe punojnë në Viskansa, SHBA mbledhin mjete financiare që të ndihmojnë kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve në Kërçovë dhe rrethinë. Kryetari Mustafa Ahemi nga shoqata “Art Studio”, e cila është angazhuar të ndajë ndihmën humanitare, theksoi se paketat përmbajnë ushqim dhe mjete higjienike. “Do të ndihmohen kategoritë e rrezikuara të qytetarëve, fëmijët pa prindër në Kërçovë dhe rrethinë. Me këtë ndihmë duam t’u ndihmojmë njerëzve që më lehtë t’i kalojnë këto ditë të vështira të pandemisë, por edhe në nder të muajit të shenjtë të Ramazanit”, theksoi Ahmeti. Ai informoi se pakot do të…

Lexo më Shumë

Bashkëshortja e presidentit Stevo Pendarovski, Elizabeta Gjorgievska, së bashku me vullnetarë nga organizatat partnere, morën pjesë në përgatitjen e paketave humanitare për të mbështetur qytetarët e kategorive më të rrezikuara në rrezik shoqëror, të prekur nga kriza e shkaktuar nga epidemia e koronavirusit. Paketat u përgatitën si pjesë e aksionit humanitar “Vullnetarë për shoqëri solidare”, nën moton “Jemi këtu, i shërbejmë bashkësisë, dhe ndihmojmë njëri-tjetrit!” #JemiKëtu#PërNjëri-Tjetrin. Në projektin i cili realizohet nën patronazhin e presidentit Pendarovski, organizatat partnere janë: Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë të Veriut, Nisma # RituitShujt, Shoqata e qytetarëve për të pastrehë, Familjet e rrezikuara…

Lexo më Shumë

Një trup i pajetë në fazë të shpërbërjes është gjetur dje në afërsi të Matkës së Epërme, rrugës për në Kozjak. “Me 15,05,2020 rreth orës 19:00, punonjësit e policisë kanë gjetur një trup të pajetë në fazë të shpërbërjes në afërsi të Matkës së Epërme, rrugës për në Kozjak” kumtuan nga MPB. Në vendngjarje aktualisht po kryhet inspektim nga një ekip e SPB-së, Shkup. Nga kufoma mund të shihet vetëm kafka, kurse në vendin e ngjarjes është edhe Prokurori Publik, para se të vazhdoje gërmimi. Nuk ka informacion se i kujt është trupi i pajetë, kurse më shumë informacione në…

Lexo më Shumë

Punëtori pesëdhjetë e një vjecar në një fabrikë në Shkup është lënduar në vendin e punës, pas së cilës është dërguar në spital ku ka vdekur, transmeton Almakos. Sipas informacioneve të MPB-së, dje në polici nga spitali “Axhibadem Sistina”, është lajmëruar se te to ka ardhur një punëtor i lënduar nga një fabrikë në Shkup. Pas daljes në vendin e ngjarjes, zyrtarët policor kanë konstatuar se bëhet fjalë për B.S.(51) nga një fshat i Tetovës, i cili është lënduar gjatë punës./Almakos/

Lexo më Shumë

Policia arrestoi dy hajna që janë të dyshuar se duke u kërcënuar me pistoletë kanë vjedhur dy gra në Karposh, transmeton Almakos. Sipas informacioneve të MPB-së, policia gjatë kontrollit në një shtëpi në rrugën “Nikolla Rusinski”, janë gjetur S.J.(40) dhe T.P.(41), si dhe një pistoletë, telefona celular, canta, zbukurime dhe më shumë lëndë që hajnat i kanë vjedhur. Me 12 maj në rrugën “Radika”, të dyshuarit duke u kërcënuar me pistoletë kanë vjedhur një cantë me lëndë të N.K., ndërsa me 15 maj në ora 11.45 është lajmëruar se në rrugën “Varshava”, në hyrje të një ndërtese, dy persona të…

Lexo më Shumë