Historiani dhe ish-ambasadori Sylë Ukshini, i ftuar sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, e ka cilësuar politik vendimin e fundit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Sipas Ukshinit, mënyra e themelimit dhe funksionimit të Gjykatës Speciale, si dhe vendimi i saj, lidhen me përpjekjet për, siç u shpreh ai, “disiplinimin e faktorit shqiptar në Ballkan”.
“Unë mendoj se mënyrë qysh është formuar gjykata speciale, mënyra se si ka funsionuar dhe dënimi, mendoj se është për ta disciplinuar faktorin shqiptar në Ballkan.Unë mendoj se përçarjet qe janë krijuar në skenën politike në Kosovë dhe përçarjet që ekzistojnë në Maqedoni dhe demonstratat në Shqipëri nuk them që nuk janë të arsyeshme. Unë mendoj që ky vendim i Hagës është politik sikurse është edhe gjykata”, deklaroi Ukshini.
The post Sylë Ukshini: Vendimi i Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së është politik appeared first on TV-SHENJA.


